Të rinjtë e “IMPACT” Librazhd – Të mbrojmë Tokën, shtëpinë tonë të madhe

Toka, shtëpia jonë e madhe, na jep bujarisht gjithçka që na nevojitet për një jetesë të shëndetshme dhe nuk kërkon gjë tjetër në këmbim veç përkujdesjes.

Të rinjtë e grupeve IMPACT në Librazhd janë bërë vetë pjesë e ndryshimit për të cilin komuniteti ka nevojë. Përmes këtij dokumentari të shkurtër të ideuar prej tyre përgjatë “Youth Bootcamp”, ata sjellin në vëmendje mjedisin.

Teksa edhe vetë angazhohen herë pas here në nisma, siç është pastrimi i lumit Shkumbin, ata përcjellin mesazhe ndërgjegjësuese, veçanërisht për komunitetin ku jetojnë: “Nëse bëhemi bashkë do të kemi një natyrë më të pastër, llojet e gjallesave do të shtohen dhe biodiversiteti do të jetë edhe më i larmishëm. Kjo do të ndikonte edhe në shtimin e numrit të turistëve, vendas dhe të huaj.”