Tungjatjeta Elvan!

You are here

Tungjatjeta Elvan!

Elvani ishte gëzimi ynë i parë. Sa fëmijë i bukur ka qenë! Qeshte shumë me të gjithë. Kam kaluar çastet më të bukura të jetës sime me të kur ishte bebe. S’na e merrte mendja kurrë...”- fillon të tregojë Vjollca.

Elvani ishte 2 muajsh kur Vjollca filloi të vinte re një lëvizje jo normale të syve. Pas disa ditësh e dërguan në spital. Mjekët u thanë se djali kishte kaluar temperaturë të brendshme. “E kuptuam që nuk ishte gjë e mirë po nuk e dinim çfarë problemesh i kishte shkaktuar çunit”-  thotë Vjollca, 33 vjeçe. Elvani sot është 8 vjeç dhe flet shumë pak. Prindërit kanë vështirësi ta kuptojnë sepse ndonjëherë përsërit fjalët e tyre. Ai bëhet shpejt nervoz dhe ka vështirësi të mësoj gjërat e reja.

Vjollca tregon se atij i pëlqen shumë të luajë me fëmijë të tjerë. “Kam qef të bëhem futbollist, të luaj me top- thotë Elvani  me gjymë zëri. Ai e kalon ditën duke luajtur me top me të vëllain, Rejanin, 4 vjeç.

Vitin që shkoi Elvani duhet të fillonte klasën e parë si bashkëmoshatarët. “E regjistrova në shkollë, por mësuesja nuk ma pranoi se ai është pak i shpërqëndruar. Lëre edhe një vit në kopësht më tha. Le të mësojë ngjyrat dhe numrat”- tregon Vjollca. Ajo ashtu bëri, por vuri re që i biri filloi të sillej si më i vogël në moshë. Imitonte fëmijët e tjerë.

Vjollca është e vendosur që këtë vit të ri shkollor ta çojë në shkollë dhe që i biri të fillojë klasën e parë. Ai vetë merr në dorë lapsa dhe bën viza e ngjyros në fletore.

Elvani ka nevojë për seanca logopedie që të flasë më rrjedhshëm si dhe për një kontroll të detajuar mjekësor që t’i përcaktojë diagnozën e saktë.

Gjithë këto vite, ai nuk ka marrë kurrë asnjë shërbim. Largësia nga qendra e shërbimeve, kosto e transportit dhe mungesa e informacionit e kane lënë Elvanin pa mbështetje. Dëshira më e madhe e Vjollcës është që Elvani të bëhet i zoti i vetes, të dalë me shokët dhe të shkojë në shkollë. “Unë nuk dorëzohem kurrë, edhe kur ai më gjuan dhe më shtyn sepse nervozohet. Unë e marr afër vetes dhe e përqafoj” – tregon Vjollca me sytë e përlotur.

Por Vjoillca e vetme nuk mund të bëjë shumë. Elvani ka nevojë që të marrë shërbimet e duhura që të ketë një fëmijëri dhe jetë me dinjitet. Për këtë, World Vision, ka filluar programin Tungjatjeta.

 

Si mund të Dhurosh?

RAIFFEISEN BANK

Numër llogarie: 00 3088 0359

IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359

SWIFT: SGSBALTX

Kartë Debiti / Krediti: http://www.tungjatjeta.al/#dhuro

 

Tungjatjeta.al

 
Altin
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Klajdi
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Gabriela
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Sara
Shqipëri
Irena
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni