Tungjatjeta Bruna!

20248483_605910959584054_5754477259088146151_o

Bruna është shumë e dashur dhe miqësore. Ajo është mikesha me e shpeshtë e të gjithëve në lagje. Ata e duan shumë vogëlushen që i viziton e heshtur. Brunës i pëlqen shumë të luaj me fëmijët në lagje, me qenin që kanë pas shtëpisë dhe të mbledhë fruta në pemë. E gjetëm në ulur në avllinë e papërfunduar tek shtëpia e xhaxhait tek hante disa kajsi që i kishte vjelë vetë, veshur me një fustan rozë. U gëzua pa masë dhe vuri buzën në gaz. Vetëm kaq mundi të bëjë.

Shkuam në shtëpinë e saj, takuam të ëmën, Mimozën e cila na rrëfeu mes lotësh për Brunën e saj të vogël. Bruna është vajza e tretë e familjes. Ajo erdhi në jetë pas 2 motrave, Ferides dhe Mirjanës. “Shtatzania më shkoi shumë mirë, edhe muajt e parë mirë, nuk kuptuam gjë. Kur bëri 1 vjeç thonte “ma”,”ba”…kaq.  Pastaj i la fjalët. Unë i flisja ajo nuk më kthente përgjigje. As nuk më dëgjonte. Nuk e besonim dot. Në fis nuk kemi kështu rastesh, as unë as burri” – tregon Mimoza. Pas betejës për të pranuar realitetin e vështirë, ata e dërguan Brunën, asokohe 2 vjeçe, në Tiranë. “Mjekët na thanë për skaner dhe ezhe, por ne nuk kishim mundësi, nuk kishim para”, – tregon e ëma.

Më pas, kur Bruna ishte 4 vjeçe e vizituan tek një mjek në Librazhd. Ajo u diagnostikua me çrregullime të spektrit të autizmit.

Bruna filloi të merrte shërbimet që i nevojiten vetëm para 3 muajve. Bashkë me të ëmën shkojnë tek qendra e shërbimeve të specializuara në Librazhd. Atje ajo bën terapi logopedie. “Goca më ka përmirësime. Ka filluar lëshon tinguj. Kam shumë shpresë që do të fillojë të flasë”- thotë Mimoza. Ajo ëndërron që një ditë e bija të flasë. “Sikur të fliste e të bëhej e zonja e vetes! Kaq dua. Po kur mos të jem unë? Kush do kujdeset për gocën?”- përfundon mes lotësh Mimoza.

Studimi ynë i fundit tregoi se, në Shqipëri jetojnë 70 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 92% e tyre nuk marrin shërbimet për të cilat kanë nevojë. Që Bruna dhe këta fëmijë të kenë mundësi për të jetuar një jetë me dinjitet, World Vision ka nisur programin social Tungjatjeta.

 

Si mund të Dhurosh?

RAIFFEISEN BANK

Numër llogarie: 00 3088 0359

IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359

SWIFT: SGSBALTX

Kartë Debiti / Krediti:

http://www.tungjatjeta.al/#dhuro