Tungjatjeta Ana!

You are here

Tungjatjeta Ana!

“Gjithmonë e kam dashur jetën, por ka 15 vite që e dua më shumë se kurrë. I lutem Zotit të rroj më shumë se 100 vite, jo për vete, po për gocën”- tregon Fiqiretja. Ajo është mamja e 3 fëmijëve. Jeta e saj ndryshoi kur në jetë erdhi vajza e dytë, Ana, që sot është 15 vjeçe. Kur ishte 6 muajshe ajo kaloi një ftohje të rëndë. Prindërit e sollën në Tiranë dhe në kryeqytet mjekët e diagnostikuan me epilepsi. Për të dy ishte shumë e vështirë. E ëma tregon se ajo sëmurej shpesh: kishte kriza epilepsie, probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë.

Ana nuk ka ecur dhe nuk ka folur kurrë. Ajo është e lidhur pas një shtrati përjetësisht. Ndërsa Fiqiretja është e lidhur pas saj. Ajo e lan, e ushqen dhe nuk i ndan sytë asnjë çast. “Çfarë të them, e kam pikë në zemër, si çdo nënë. Kur ajo vuan dhe nuk më tregon ku i dhemb shpirti im e di sa vuaj. Ndoshta i pihet ujë dhe unë i jap bukë. Ku ta di unë...Kur e motra dhe i vëllai vijnë vërdallë nëpër shtëpi, kurse Ana i sheh ulur, mua më qan shpirti!”- thotë Fiqiretja mes lotësh.

Ana është rritur në shtat si bashkëmoshataret, por nuk i gëzohet jetës siç bëjnë ato. Fiqiretja tregon se ajo e ndjek me sy nëpër shtëpi, kaq mund të bëjë. E motra, Klevisjana, 10-vjeçare e nxjerr shpesh në verandë që të shohë kopshtin, pemët, lulet, kafshët...

Ana është shumë e lidhur me familjarët e saj. Sa herë i ati vjen ajo përplas duart nga gëzimi, por Ana e sheh shumë pak. Ai është i vetmi që punon nga familja dhe e vetmja mundësi është të shkojë në Greqi, çdo 3 muaj.

Ata jetojnë në një fshati të Librazhdit rreth 40 minuta larg qytetit. Fiqiretja tregon se, në qytet, fëmijët si Ana prindërit i nxjerrin xhiro pasdite, ndërsa ajo nuk mundet sepse rrugët në fshat nuk janë të rregulluara, shëtitore nuk ka dhe shikimet e njerëzve vrasin...

Ana nuk ka mundur kurrrë të marrë ndihmë të specializuar. “Po të kisha mundësi do e çoja për fizioterapi tek qendra në qytet, që të paktën të ketë më pak dhimbje dhe të takojë fëmijë të tjerë”- thotë Fiqiretja.

Studimi ynë i fundit tregoi se, në Shqipëri, jetojnë 70 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 92% e tyre nuk marrin shërbimet për të cilat kanë nevojë. Që Ana dhe këta fëmijë të kenë mundësi për të jetuar një jetë me dinjitet, World Vision ka nisur programin social Tungjatjeta.

 

Si mund të dhuroni:
Raiffeisen Bank
Numër llogarie: 00 3088 0359
IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359
SWIFT: SGSBALTX
Kartë Debiti / Krediti: http://www.tungjatjeta.al/#dhuro

Tungjatjeta.al

 
Ana
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Soni
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Gabriela
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Leonora
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Altin
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni