Tejkalojmë sfidat së bashku

You are here

  • 12-10-21 |

Tejkalojmë sfidat së bashku

Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?   

Sa herë e keni dëgjuar këtë pyetje kur keni qenë fëmijë? E mbani mend përgjigjen e dhënë?

Elvana është bashkëshorte, motër, hallë dhe teze, kurse për profesion zgjodhi të ndjekë ëndrrën e e saj të fëmijërisë: mësuesinë. Këtë të fundit e zgjodhi si një mision sa fisnik po aq edhe sfidues. Aktualisht, ajo është mësuese në shkollën 9-vjeçare “Jashar Hoxha”, Kamëz që prej dhjetorit të vitit 2018 dhe njëkohësisht dhe nëndrejtoreshë e kësaj shkolle.   

Veçanërisht, në dy vitet e fundit, puna e saj por edhe e mësuesve në të gjithë Shqipërinë nuk ka qenë e lehtë. Në fillim tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe më pas pandemia e Covid-19, e cila përgjunji botën mbarë, solli vështirësi të shumta edhe në arsim.

“Ditët e para pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 u krijuan vështirësi për vazhdimin e procesit mësimor. Nxënësit ishin të frikësuar dhe në sjelljet e tyre shpesh shfaqnin tronditjen që kishin përjetuar gjatë tërmetit,” – na rrëfen mësuese Elvana.   

Pas rikthimit në shkollë, ajo tregon se situata ishte e vështirë, e mbushur me emocione dhe frikëra sepse pas tërmetit vazhdonin pasgoditjet. Roli i mësuesve ishte kyç pasi ata patën një rëndësi të veçantë në kapërcimin sa më lehtë të stresit psikologjik që shkaktoi tërmeti tek nxënësit e shkollës që u prekën nga kjo fatkeqësi natyrore.

Vetëm pak muaj më pas, për shkak të pandemisë së Covid-19, mësuesit dhe nxënësit u detyruan të zhvillonin mësimin në distancë. E gjitha kjo, ndodhi sa hap e mbyll sytë.    

“Përpara tërmetit të 26 nëntorit, në shkolla mungonte edukimi rreth fatkeqësive natyrore dhe mënyra se si duhet të reagojmë në situata të tilla. Shkollat duhet të kenë informacion dhe të zbatojnë procedurat standarde në rast emergjencash dhe fatkeqësive natyrore të ndryshme,“ – tregon mësuese Elvana.

Tani, në shkollën “Jashar Hoxha”, Kamëz, ka një plan emergjencash për të cilin kanë punuar së bashku i gjithë stafi pedagogjik. Ky plan do të jetë i afishuar në Këndin e Informacionit në shkollë, së bashku me njoftime të tjera të rëndësishme që do të shërbejnë për të informuar mësuesit, nxënësit por edhe komunitetin në tërësi mbi aktivitete të ndryshme të shkollës.

“Këndet e Informacionit janë shumë të rëndësishëm në shkolla, sepse aty do të ketë informacion mbi planet e emergjencave apo numrat e kontaktit në rast emergjence, e të tjera. Kjo është ndihmë për shkollën, pasi njohuritë paraprake shmangin panikun dhe konfuzionin që krijohet në këto raste,” – thotë mësuese Elvana.  

Kjo shkollë është një nga 23 të përfshirat në projektin “Ndërtimi i reziliencës dhe aftësive për Reduktimin e Riskut ndaj Fatkeqësive (RRF) nëpërmjet angazhimit të shkollës dhe komunitetit” që synon përgatitjen e mësuesve, nxënësve por edhe komunitetit për të përballuar situatat emergjente dhe të rrisë aftësitë dhe njohuritë në lidhje me ndërhyrjet e mundshme parandaluese.

Vendi ynë është i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore, si tërmetet, përmbytjet, zjarret dhe rrëshqitjet e tokës, etj. Tejkalimi i sfidave kërkon guxim, reflektim, por edhe njohuri të reja për t’u përballur me to në të ardhmen. Për t’iu ardhur në ndihmë 23 shkollave që u prekën nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, në Tiranë, Kamëz, Kurbin, Lezhë, Durrës dhe Kavajë, 230 mësues janë trajnuar mbi llojet e emergjencave që cënojnë më shumë vendin tonë dhe mënyrat e reagimit dhe të mbrojtjes në këto raste.

“Trajnimi përmbante informacion shumë të vlefshëm dhe ishte tejet i domosdoshëm për stafet pedagogjike të shkollave. Mendoj se çka kam përvetësuar do të më ndihmojë në punën e përditshme me nxënësit, por edhe të jem e përgatitur se si duhet të sillem në rastet e situatave të pazakonta,” – thotë mësuese Elvana.

Mësuese Elvana nuk u flet nxënësve veç për lendën e saj. Shpeshherë gjatë orëve të mësimit, ajo nuk është vetëm një mësuese, por edhe një krah ku nxënësit gjejnë mbështetje. Pavarësisht barrës që ka mbajtur mbi supe, si  shumë kolegë të saj në këto kohë të pazakonta, ia ka dalë të jenë pranë nxënësve.

“Prindërit u besojnë mësuesve gjënë më të shtrenjtë që kanë në jëtën e tyre, fëmijët “dritën e syve”. Është e domosdoshme që ne mësuesit të zotërojmë aftësitë e nevojshme për të mbrojtur nxënësit në raste emergjencash, por edhe të edukojmë dhe të përgatisim brezat e rinj që ndër të tjera, të jenë të aftë për t’u mbrojtur nga rreziqet dhe fatkeqësitë natyrore,”- e mbyll rrëfimin mësuesja e shkollës 9-vjeçare.  

Mësuese Elvana e vijon misionin e saj pranë brezave të rinj dhe harmonisë së tyre.

Po ti, çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?   

Tungjatjeta.al

 
Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni