Sa shumë dashuri në një kromozom më tepër...

You are here

  • 03-12-15 |

Sa shumë dashuri në një kromozom më tepër...

Saimiri është një djalë 11 vjeçar nga fshati Qukës i Librazhdit. Ai jeton me mamanë Violetën, babin Bujarin, gjyshen dhe dy motrat e tij më të mëdha. I qeshur, i dashur dhe shumë miqësor, sapo e takon të bën menjëherë për vete. Sa pak duhet që të marrësh një përqafim të ngrohtë nga Saimiri, por jo aq pak për t’u shkëputur prej tij. Saimiri  nuk është si fëmijët e tjerë, ka diçka më shumë se ata, një kromozom më tepër.

I diagnostikuar me sindromën down, rritja e Saimirit nuk ka qenë e lehtë për familjen e tij, e cila nuk kishte dëgjuar më parë për këtë sindromë. “Nuk kisha dëgjuar kurrë për këtë, ishte 6 muajsh kur u sëmur dhe e çuam në Greqi për ta operuar. Aty doktorët më treguan më shumë, por prapë nuk e kuptoja se çfarë nuk shkonte me djalin tim.” – tregon Violeta, mamaja e Saimirit. “Përse mua? Përse im bir? – ishin pyetjet që e mundonin atë, por  shpejt iu desh të mësohej me realitetin dhe të bëhej e fortë për djalin e saj.

Prindërit e Saimirit, me mbështetjen e World Vision u drejtuan në një qendër të specializuar ku morën më shumë informacion mbi këtë sindromë. Ata gjithashtu u pajisën me një kartë me të cilën mund të përfitonin falas shërbime shëndetësore.

Një moment i bukur në jetën e tij ishte dhurata që i bëri babai. Me kursimet nga puna në emigracion , ai mundi  t’i blej një kompjuter Saimirit, gjë që e bëri më të lumtur se kurrë. “Ai është shumë i pasionuar pas teknologjisë dhe është  e vështirë ta shkëpusësh nga kompjuteri” – thotë mamaja.

Me mami Violetën ka një marrëdhënie të veçantë, që i vogël nuk i ndahej, i rrinte gjithnjë nga pas. “Është shumë fëmijë i ndjeshëm, i dashur dhe preket shpejt. Duhet shumë durim dhe të flasësh gjithnjë me të. Unë i qëndroj afër dhe përpiqem t’i shpjegoj çdo gjë qetë, që ai të mos nervozohet”- tregon Violeta.

(Saimiri dhe mamaja e tij Violeta, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të veçantë)

Saimiri është një djalë me shumë ëndrra. “Unë dua të bëhem futbollist si Messi” – thotë ai duke folur me vështirësi. Por atij i pëlqen  të bëhet edhe veteriner sepse i do shumë lopët dhe delet, dhe ndihmon të ëmën të kujdeset për to.

“Saimiri ka shumë dëshirë të shkojë në shkollë, gëzohet  kur shokët pyesin për të dhe i pëlqen të kërcejë nëpër aktivitetet që organizohen ” – thotë Besa, motra e Saimirit. Ata janë të lumtur që ai shkon në shkollë bashkë me fëmijët e tjerë. Kjo ka bërë që ai të jetë më i shoqërueshëm. Mësuesit e tij janë trajnuar nga World Vision se si të përfshijnë në një orë mësimi, fëmijët me aftësi të kufizuar dhe ata me vështirësi në të nxënë. Duke u bazuar ne aftësitë e këtyre fëmijëve, mësuesit kanë mundësinë që të organizojnë mësimin në mënyrë të tillë që këta fëmijë të përfitojnë gjithashtu nga procesi mësimor. Gjithashtu mësuesit kanë mësuar se si t’i kuptojnë më mirë nevojat e veçanta që ka çdo fëmijë, si të komunikojnë që asnjë fëmijë te mos ndihet i përjashtuar.

“Fillimisht ai nuk socializohej,  kishte probleme në komunikim e në të mbajturit mend” – thotë Ismaili, mësuesi i Saimirit që prej 4 vitesh. “Saimiri nuk mund të rrijë më shumë se 5-10 minuta në një vend, ndaj  ai kërkon një përkushtim të veçantë.  Kështu, fillova t’i përshtatesha unë atij. Për çdo gjë i flisja me të mirë dhe dalëngadalë u miqësuam shumë me njëri - tjetrin. Saimiri është mjaft kreativ, ka dëshira, duhet vetëm të kesh vullnet dhe durim që ta ndjekësh” - vazhdon të tregojë Ismaili dhe në sytë e tij duket kënaqësia që ndjen për përmirësimin e Saimirit.

“Për këta fëmijë ne kemi mësuar në trajnimin e zhvilluar në Elbasan, që duhet te bëjmë një plan individual. Një të tillë kemi bërë këtë vit edhe për Saimirin” - thotë Mirjana, drejtoresha e shkollës dhe mësuese e Saimirit. “Në trajnimin e zhvilluar në Elbasan, mësuam se këta fëmijë duhen lënë të lirë, nëse do të vizatojë lëre të vizatojë, nëse do të dalë jashtë klase, lëre të dalë, pasi ndryshe nëse e pengon, ai nervozohet dhe mërzitet”- vazhdon të tregojë ajo. “Dikur i shihnim me keqardhje fëmijët si  Saimiri, sot ata kanë mundësi të jenë si gjithë të tjerët. Ndihemi mirë që ai vazhdon shkollën normalisht si bashkëmoshatarët e tij” – përfundon Mirjana.

(Saimiri me mësuesen e tij Mirjanën, njëkohësisht drejtoresha e shkollës)

Ndaj Saimirit dhe fëmijëve si ai, “vështirësia” më e madhe është t’i falim po aq shumë dashuri sa ata dhurojnë çdo ditë të jetës së tyre.

***********************

World Vision vazhdon të punojë ngushtësisht me mësuesit, duke i trajnuar ata si të mësojnë fëmijët me aftësi të kufizuar, si të krijojnë një mjedis të përshtatshëm që ata të mos ndihen të përjashtuar.  World Vision ka hartuar dhe një manual profesional “Jam mes Jush”  në ndihmë të gjithë mësuesve shqiptar që kanë në klasat e tyre nxënës me aftësi, talente e nevoja të veçanta. Më shumë se 300 mësues janë trajnuar në 10 rrethe të Shqipërisë, 25 nga të cilët janë nga zonat e Librazhdit.

Saimiri është një nga 33.000 fëmijët e regjistruar në projektin e sponsorizimit, me të cilët World Vision punon. Një punë e veçantë bëhet dhe me familjet e tyre, për të ndërgjegjësuar prindërit dhe për t’i ndihmuar ata të krijojnë mundësi më të mira zhvillimi për fëmijët e tyre.

Tungjatjeta.al

 
Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni