Përgjithmonë i ri

You are here

  • 08-10-21 |

Përgjithmonë i ri

Afrimi është thuajse gjithmonë në lëvizje, shpesh në këmbë dhe rrallëherë ulur pa bërë asgjë.

Ai i është bashkuar skuadrës së World Vision Albania, në vitin 2015 si Lehtësues Biznesi dhe që prej asaj dite nuk ka reshtur së punuari. Vazhdimisht është përpjekur të përmirësojë jetët e njerëzve që e rrethojnë, qofshin këta familjarët e tij, kolegë apo fermerë. Nga ana tjetër duket se gjithmonë gjen vend për mundësi të reja që e bëjnë të ndjehet i ri dhe pa tepri mund të themi se deri tani konkurent ka vetëm vetveten.

‘Kampioni i Ecjes’ ishte sfida 1-mujore që World Vision në Shqipëri ndërmori për tu kujdesur për shëndetin dhe mirëqenien personale të stafeve të saj. Kjo nismë i inkurajoi njerëzit të mendonin dhe vepronin edhe më shumë në të mirë të shëndetit të tyre fizik e mendor, por duke pasur në vëmendje edhe kujdesin që duhet t’i kushtojmë mjedisit. Nëse ecim më shumë në këmbë, përdorim më pak makina, vemë në lëvizje muskujt, marrim ajër të pastër dhe ndikojmë drejtpërdrejt në krijimin e një balance të shëndetshme midis jetës në punë dhe jetës personale e familjare.

Me një mesatare ditore prej 21 mijë hapash fitues i sfidës së hapave ishte Afrimi, 65-vjeçari korçar.

Duket se ka sfiduar moshën, kohën e pensionit dhe çdo lloj algoritmi tjetër që njihet për moshën e tij. Stereotipi i pensionistit që punon në një organizatë ndërkombëtare i përshtatet shumë me tipin dhe energjinë e pashtershme. Ai gjithmonë kujdeset për veten, por këtë herë përmes veprave na përcjell dy mësime që janë edhe temat e ditës në të gjithë botën: - Një mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë, por edhe ne natyrë e mjedis të pastër.

 “Pranova direkt”, - thotë ai, - “madje i shkova vetë drejtoreshës së burimeve njerëzore. Në fillim pyeta një prej kolegeve, i them si është kjo punë se nuk e kuptoja. Kolegia më sqaron që është një aplikacion që duhet shkarkuar i cili mat hapat. E shkarkova menjëherë dhe u regjistrova. Një moment, drejtuesi i skuadrës më pyet: “Afrim, a do regjistrohesh në këtë sfidë?”

“Pse nuk pyet, a u regjistrove”, - i thashë “Po kam një javë që jam bërë pjesë. Madje ditën e fundit të sfidës, kur ishim mbledhur si skuadër në një event, bëra dhe xhiro më këmbë nga hoteli deri te dogana shqipatre që të shtoja hapat. Kolegët më luteshin “Hip në makinë!”, por unë isha shumë i qartë në qëllimin tim. Madje po fillonte dhe pak shi dhe nuk ndalova së ecuri,”

Kështu e tregon Afrimi pjesën e garës dhe sfidës për jetesën e shëndetshme.

Patjetër që kishte disa faktorë që korresponduan me jetën time shumë aktive këto muaj të sfidës. Unë kisha shumë punë në fermën time, kisha sezonin e mbledhjes së fasules, e cila është një kulturë bujqësore që kërkon shumë po shumë punë, shumë aktivitet. Përveç kësaj, kisha shumë punë nga vetë projekti: shpërndarjen e inputeve bujqësore për fermerët që janë përfitues të projektit: lajmëro njërëzit në fshat, priti, jepu DAP, nitrat, mushamatë, pomat spërkatëse, pomat vaditëse, markuçët. Të gjitha këto lëvizje janë. Po shikja një ditë me kuriozitet ç’ndodhte me regjistrimin e hapave dhe vura re se që në orën 4:30 të mëngjesit që zgjohesha për të bërë punët e fermës e deri ne oren 7:30 që nisesha për në punë në World Vision, i kisha bërë 5000 hapa. Këto përkthehen në lëvizje të mirëfillta: pastro vendin e kafshëve, ushqe kafshët shtëpiake, hap dyert e magazinës, mbyll dyert, çdo detaj i mundshëm i aktivitetit në fermë,”- thotë ai.

Por edhe në të kaluarën duket se Afrimi nuk ka qenë më pak aktiv se tani. E nisi karrierrën e tij si mësues në shkollën bujqësore e cila nënkuptonte dhe punë në terren, në fermat e kooperativës, punë direkte me nxënës dhe agronomë. Këtë profesion si mësues e ushtroi deri në vitin 1992 kur shkollat bujqësore u prishën dhe sisteme të tjera shkollimi për bujqësinë u themeluan në ato vite në Shqipëri.

E bëra me shumë dëshirë kalimin nga intelektuali në fermer. Nuk e pata fare problem. Toka ishte e imja, vetëm po të mos doje të punoje, pastaj mund të rrije e të justifikoheshe. Kishim fëmijët për të rritur dhe e shikonim, bashkë me bashkëshorten si detyrim prindëror që duhej përmbushur,”- vijon ai.

Kështu, Afrimi nuk ka patur asnjë ditë të jetës si i papunë, ai kaloi nga i punësuar në i vetpunësuar e së fundmi i dy punësuar.

E kaluara ime ka qenë plot me aktivitet. Asnjë ditë nuk ka qenë ditë pushimi. Ata që njohin familjen time në fshat më thonë që i ngjaj babait. Në fermën që kisha sapo fillonte muaji Prill e deri në Tetor me mbledhjen e fasules ditët ishin shumë të ngarkuara. Kam arritur të menaxhoj sipërfaqe të tëra të mbjella me kultura bujqësore. Kurse tani që jam në World Vision, nuk i përballoj dot kaq shumë, kam vetëm 6 dynymë fasule dhe disa të tjera me grurë.”

Afrimi ka lëvizur gjithmonë më këmbë në zonën përreth banesës së tij derisa u bë më një shok: biçikletën.

Ndërkohë shton: “Gjithmonë kam bërë jetesë të shëndetshme: ushqimin e kam përzgjedhur gjithmonë me kujdes. Teprimet dhe abuzimet nuk i kam qejf. Aktivitetin fizik e kam të domosdoshëm dhe të nevojshëm. Suksesin e dua dhe e synoj në çdo fushë të jetës. Kështu pra e kam shijuar shumë garën e hapave. Patjetër që edhe nëse nuk do kisha fituar nuk do mërzitesha, por e rëndësishme për mua është që hyra me seriozitet dhe me gatishmëri të lartë për të fituar. E shijova çdo moment dhe patjetër akoma më shumë momentin kur u shpalla fitues, kur mora urimet, kur dëgjova duartrtokitjet e kolegëve dhe përgëzimet.

Kur e pyet se si kanë reaguar familjarët e tij, thotë se jo gjithmonë e kanë mbështetur sepse kanë patur frikë se mos rrezikonte shëndetin duke u sforcuar më shumë seç duhet. “Bashkëshortja më qorton herë pas here, sidomos tani që mbusha dhe zyrtarisht moshën për pension. Por unë ju them që nuk vjen asnjë gjë e keqe nga aktiviteti fizik. Unë gjithmonë nisem me qëndrimin për të dalë mirë në punë, në jetë, në shkollimin e fëmijëve, në arritjet në fermën time. Nuk kam dyshuar asnjëherë te suksesi. Sot i pasuksesshëm është ai që nuk përpiqet. Nuk e pranoj filozofinë e dështimit. Puna e mban gjallë njeriun, puna është jetë, është argëtim, është zhvillim, nuk ka rëndësi se sa fiton. Të gjithë duhet të punojnë edhe pas pensionit. Dua të vazhdoj të punoj sa më gjatë që të jetë e mundur,”- shprehet ai i vendosur dhe i bindur në vendimin që ka marrë.

Jo rrallëherë është përpjekur të ndikojë edhe të tjerët. Ka shumë për të treguar, ndaj na jep edhe një shije të punës me komunitetet që ka punuar.

Sa herë kthej sytë prapa, te puna që kam bërë me fermerët, më vijnë ndër mend edhe momente të mira edhe jo aq të pëlqyeshme. Ka fermerë që nuk punojnë, nuk e shfrytëzojnë mundësinë që kanë. Në këto raste mërzitem shumë. Sa herë i takoj ju them të përpiqen sa më shumë sepse bujqësia nuk të le asnjëherë në baltë. As unë isha bletërritës, por vendosa një moment të merresha më rritjen e tyre sepse është oportunitet i madh. E kështu nisa të lexoj, të informohem, të pyes farmacistët për shëndetin e bletëve e me radhë. Njeriu duhet të provojë. Nuk ka asnjë justifikim për dështim në bujqësi,

Megjithatë, babai i dy fëmijëve dhe gjyshi krenar i Pablitos ka edhe një mesazh për rininë sot: “Sa më larg telefonit. Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm dhe telefoni të mban larg. Telefoni të mban larg familjes, larg punës, larg zakoneve të shëndetshme. Kurse aktiviteti fizik është mëse i nevojshëm dhe i domosdoshëm, ecja të mban gjithmonë të karikuar, sportet të japin energji, ke shumë përfitime…mbetesh përgjithmonë i ri” … dhe pas këtij mesazhi, një tjetër i dytë pasion për të përfunduar kështu një pjesëz nga historia e një njeriu që thotë se të punuarit dhe aktiviteti e mban ‘gjallë’: “Kur fokusohesh te suksesi, te përmirësimi, nuk ke kohë të merresh me gjëra të tjera”.

Tungjatjeta.al

 
Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni