Ndërtojmë ura, shembim mure

You are here

  • 03-08-21 |

Ndërtojmë ura, shembim mure

Historia e Arielës është shumë e veçantë. Sot është një aktiviste për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në komunitetin e saj. Megjithatë rruga deri në këtë moment nuk ka qenë pa sfida, por edhe ringritje pas situatave të vështira. Ajo është diagnostikuar që në moshë të hershme me autizëm fëminor, por kjo nuk e ka penguar që të jetë një faktor ndryshimi në komunitetin e saj dhe ta kthejë në forcë.

Angazhimi në një grup të rinjsh, siç janë klubet e të rinjve IMPACT, ishin nxitja kryesore që i duhej Arielës për të ndihmuar edhe të tjerët që të mos kenë frikë të përballen me ata që i “etiketojnë”.

Ju ftojmë të lexoni disa rreshta nga ditari i vajzës durrsake që çdo ditë përpiqet të ndihmojë të tjerët.

Unë jam Ariela, jam 14 vjeçe dhe jam në përfundim të klasës së tetë. Para dy vitesh u bëra pjesë e një grupi rinor të quajtur IMPACT Club. Si fillim ka qenë pak e vështirë për mua t’i kuptoja temat dhe të përfshihesha sepse ishte hera e parë, përveç mësimit në klasë, që merrja pjesë në një takim me të tjerë të rinj. E kujtoj edhe sot se sa e ndrojtur kam qenë dhe pasiguritë që më shoqëronin. Kisha frikë se do të paragjykohesha nga anëtarët e grupit, për shkak të vështirësisë që unë kam në të folur dhe në të shprehur mendimet e mia.

Kjo frikë u zbeh me kalimin e kohës sepse unë gjeta me të vërtetë mbështetje shumë të madhe dhe të gjithë kishin durim të më dëgjonin mua deri në fund. Ndonëse iu merrja shumë kohë për shkak të vështirësisë që unë kam në të shprehur, falë shokëve të grupit, rrugëtimi im u bë shumë më i bukur dhe frymëzues.

Kam njohur njerëz të rinj duke zgjeruar grupin tim shoqëror ku kam kaluar edhe kohë të rëndësishme me ta. Kam arritur të përshtatem gjithnjë e më shumë sa herë flisnim për tema që përfshijnë një pjesë të mirë të jetës sonë duke folur edhe për ëndrrat tona.

Duke u nisur nga eksperienca ime, vazhdimisht kam dhënë edhe mesazhe për të tjerët, por ajo që kam më përzemër është: ‘Të gjithë kalojnë të njëjtat gjëra, por barrierat që i vendosim vetes na kufizojnë të dimë se sa të ngjashëm jemi me njëri-tjetrin”.

Kam zbuluar se nuk kam qenë e vetme në shumë situata dhe kjo më jepte forcë. Më jepte një forcë që jo vetëm ta shprehja mendimin tim ashtu si e arsyetoja unë por më jepte forcë që edhe të mos ndihesha vetëm.

Takimet gjatë kohës së pandemisë gjithashtu ishin të bukura. Ato tregonin bashkimin edhe në kohëra të vështira. Jam e lumtur që do vijë një ditë kur me endje do i kujtoj këto ngjarje e momente të mbushura me emocione të bukura. Jam e motivuar kur e di që nuk jam vetëm.

Të rinjtë pjesë e këtyre grupeve kanë mundësi jo vetëm të rrisin njohuritë e tyre, por edhe të ndikojnë në përmirësimin e jetës së bashkëmoshatarëve të tyre duke ngritur zërin për çështje të cilat i shqetësojnë më shumë.

Ariela ka patur mundësi të përfaqësojë fëmijët e shkollës së saj në takimin e realizuar me Kryetaren e Bashkisë ku ka ndarë nevojën për më shumë suport për fëmijët me Aftësi të Kufizuar, duke qenë se aktualisht në shkollën e saj, bashkë me të, janë 15 fëmijë me Aftësi të Kufizuar.

Kam marrë pjesë shumë takime. Një prej tyre është takimi me kryebashkiaken ku kam kërkuar më shumë mbështetje për fëmijët më aftësi të kufizuara, por edhe hapësira rekreative ku të gjithë fëmijët mund të kalojnë kohën e tyre të lirë në mënyrë cilësore.

Gjatë vitit të fundit World Vision në Durrës ka punuar me 9 grupe të rinjsh të përbërë nga 116 të rinj nga mosha 12 -18 vjeç. 6 prej këtyre nismave kanë patur në fokus kujdesin për mjedisin, jetën e shëndetshme për fëmijët dhe të rinjtë; dhënien e mesazheve sensibilizuese për të respektuar dhe mbështetur njëri tjetrin në situata të vështira; përdorimin e teknologjisë në favor të krijimit të marrëdhënieve të shëndetshme me njëri tjetrin.

 

Tungjatjeta.al

 
Leonora
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Klajdi
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Sara
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Arjani
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Ana
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni