“Mami, po unë pse nuk eci?”

You are here

“Mami, po unë pse nuk eci?”

“Mami, po unë pse nuk eci?”- kjo është pyetja më e shpeshtë që Arta i bën të ëmës, Florinës. Arta është 7 vjeçe dhe mund të ecë vetëm nëse mbahet tek mami. Kur mami nuk është ajo duhet të tërheqë këmbët në tokë. Arta sybukur, ishte vetëm 2 muajshe e gjysmë kur kaloi temperaturë të lartë. Prindërit e dërguan menjëherë në spital. “I bëmë gjithë ato vizita dhe doktorët thanë që goca kishte paralizë cerebrale”, - tregon Florina.  

Vitet kaluan dhe Arta u rrit pa mundur të ecë kurrë ndonëse kjo është ëndrra e saj e vetme. Florina tregon se ajo i kërkon ta shëtisë gjatë gjithë kohës. Pa krahun e saj Arta nuk bën dot. Ato të dyja janë shumë të lidhura. Vitin që shkoi, Arta filloi shkollën. Florina e përcillte dhe e merrte çdo ditë. E mbaja për dore dhe kur lodhej e merrja në krahë.”- thotë Florina. Arta nuk mundi të përparonte në mësime  si shokët. Nuk shkruante dot sepse dora i lodhej shpejt. 7-vjeçarja nuk del të luajë me shoqet. Miket e saj të vetme janë kukullat. Ato i merr, i afron nga vetja dhe luan.

Arta nuk ka mundur të marrë kurrë shërbimet që i nevojiten. E vogla ka nevojë për fizioterapi. Arta nuk ka mundur të ketë kurrë një karrige të përshtatshme për gjendjen e saj. Ata jetojnë në një dhomë të vetme, në shtëpinë që e kanë ndarë në pjesë me gjyshen dhe xhaxhain e vogël të Artës. I vetmi që punon në shtëpi është babai I Artës. Ai shkon në Greqi, sa herë mundet. E ëma, Florina, nuk ka punuar kurrë. E vetmja qendër kur Arta mund të marrë shërbimet për të cilat ka nevojë është në qendër të Librazhdit. FLorinës i duhet ta mbajë në krahë për rreth një orë. Ajo tregon se kjo është e pamundur. Edhe kosto e transportit është e lartë.  Që Arta dhe fëmijë të tjerë si ajo të mund të marrin shërbimet e specializuara, World Vision ka filluar programin Tungjatjeta, që do të mundësojë vizita në shtëpi për fëmijët me aftësi të kufizuara. 

Si mund të Dhurosh?

RAIFFEISEN BANK

Numër llogarie: 00 3088 0359

IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359

SWIFT: SGSBALTX

Kartë Debiti / Krediti:

http://www.tungjatjeta.al/#dhuro

Tungjatjeta.al

 
Bruna
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Juliani
Librazhd
Selma
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Donaldi
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni