Shtëpia e Dritës dhe familjes së saj u dëmtua nga tërmeti i 26-nëntorit. Frikën e asaj nate dhe luftën me kohën për të nxjerrë jashtë mureve të shtëpisë 3 fëmijët e saj ajo e kujton ende sot me lot në sy.
Drita ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Më e vogla në familje është 8 vjeçe. Bashkëshorti i saj pjesën më të madhe të kohës nuk është në shtëpi, ai emigron me sezone jashtë për të siguruar të ardhura për familjen dhe vuan nga epilepsia. Drita është e vetme në përkujdesjen dhe edukimin e tre fëmijëve të saj.
Kur ne e takuam Dritën vumë re se ajo ishte shumë e shqetësuar për situatën në të cilën ndodhej. Kjo nuk vinte vetëm nga situata pas tërmetit, por dhe nga goditja e dytë siç e quan ajo, izolimi prej pandemisë Covid- 19. Kjo gjë po afektonte në mënyrë të drejtpërdrejtë tre fëmijët e saj. Traumat e kaluara njëra pas tjetrës kishin krijuar çështje të mbivendosura, të pazgjidhura dhe në nevojë emergjente për ndërhyrje.
Për këtë, World Vision gjatë periudhës së karantinës ofroj mbështetje psikologjike për Dritën dhe vajzën e saj adoleshendte 15 vjeçare, Lolën e cila duke qenë më pranë së ëmës dhe problemeve familjare, nuk po e përjetonte mirë mbylljen në shtëpi.
“Kur ra tërmeti na u tundën muret e shtëpisë, çdo gjë binte nga raftet dhe thyehej. Nuk e di si arritëm të dalim nga shtëpia. Isha shumë e friksuar nëse do flija në të njejtin vend dhe nuk do zgjohesha më. Nuk doja të hyja më në shtëpi. Shpërtheva në të qara, nuk e përballobva dot. Ndryshe nga motra më e vogël, unë jam më afër mamit. Më pas ndodhi që erdhi, Covidi dhe babi me vëllain në kohën e karantinës mbetën në Gjermani, unë, mami dhe motra të mbyllura në shtëpi. Nuk e përballoja dot të mos shkoja në shkollë të takoja shoqet dhe të qëndroja vetëm mbyllur. Më ka ndihmuar shumë te flisja me dikë që më dëgjonte dhe kuptonte se çfarë mund te thoja. Mezi prisja ditën kur flisja me psikologen. Tani jam më e qetë.”,- thotë Lola 15 vjeçe.
Familja e tyre është një prej familjeve të përfshira në Kurrikulën e Prindërimit Pozitiv që aplikohet në zonën e Bathores dhe në 8 qytete të Shqipërisë. Ky program I ndarë në trajnime erdhi pas nevojës së identifikuar nga vetë komuniteti dhe prindërit të cilët po vuanin pasojat prej pandemisë Covid-19 dhe ka si qëllim pajisjen e prindërve me njohuri dhe aftësi për prindërimin pozitiv, si dhe të ndikojë në përmirësimin e sjelljes dhe qëndrimeve që krijojnë një mjedis perkujdesës për fëmijët pas situatave të krizës.
“Nga takimet me prindër të tjerë kam kuptuar më shumë për moshën e fëmijëve dhe se si duhet të sillem me ta në momentë të caktuara. Më kanë ndihmuar te perqëndrohem më tepër tek fëmijët që ata të rriten sa më mire dhe të mos përjetojnë streset si ne të rriturit. Nga këto trajnime kam mësuar si të mbaj emocionet e mia dhe te mos ndikoj shumë tek fëmijët,”- shprehet Drita.
Drita është me e qetë pavarësisht se në familje vijojnë të jenë prezente problemet ekonomike. Bashkëshorti I saj nga emigrimi sjell të ardhura për familjen por prej pandemisë puna e tij është vështirësuar shumë dhe janë renuar problemet me shëndetin.
“Të ardhurat për të mbajtur familjen I sjell burri I cili na nihmon nga pak pork jo situate me Covid e ka bërë vështirëri dhe pë rata që janë në emigracion. Ka punuar më pak dhe janë rritur shpenzimet për shënDetin,”-tregon Drita.
World Vision e ka mbështetur familjen e Dritës me shërbim psikologjik për 3 muaj gjatë kohës që karantinës për veten dhe vajzën e saj të madhe Lolën. Gjithashtu ne e kemi mbështetur me një tablet i cili iu vjen në ndihmë dy vajzave të saj për të zhvilluar mësimin online në mënyrë të përshtatshme dhe ndihmon Dritën për të ndjekur online programin mbi "Prindërimin Pozitiv".
“Ju keni bekimin tim sepse më keni ardhur në ndihmë në çdo situatë të vështirë, nuk më keni lënë vetëm,”- kështu e mbyll rrëfimin e saj Drita, nëna e fortë e tre fëmijëve që pavarësisht vështirësive gjen motivin për të ecur përpara.
Që prej 1 viti World Vision në zonën e Bathores dhe Bregut të Lumit, pas rikthimit të mësimit online për fëmijët e këtyre zonave ka shpërndarë 69 tableta për të qënë pranë atyre që vlerësojnë procesin mësimor, por nuk kanë mundësi të marrin pjesë për shkak të pamundësisë ekonomike të familjeve për t’ua mundësuar atë. Gjithashtu, kemi mbështetur 21 familje me lidhje interneti I cili bëri të mundur ndjekjen online të programit mbi “Prindërimin Pozitiv”.
Mbështjetja për familjet dhe mirëqënien e fëmijëve pas situatave të krizës vazhdon…
*Shënim: Drita nuk është emri i vërtetë i personazhit
Ne punojmë në mbi
220
komunitete
10
zona të Shqipërisë
25
Bashki
50,000
fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.
Ne punojmë në
4
Komuna
14
Komunitete