Guri i rëndë në vendin e vet

You are here

  • 19-07-21 |

Guri i rëndë në vendin e vet

Dita e Marias nis e ngarkuar, me mendimet për Universitetin, me nxitimin për të kapur autobusin që do e sjellë nga Pojani në Korçë, me telefonatat me shoqet e saj që ndjekin të njëtën degë për Infermieri në Universitetin e Korçës, me ndjekjen e leksioneve të gjata në auditor, punëve vullnetare e kur fundi i ditës rikthehet në shtëpi, në familje. Por përveç jetës studentore, në kthim, Marian e pret anagazhimi me klubin rinor në fshatin ku ajo jeton. Prej tre vitesh tashmë, kur e reja planifikon ditën, javën dhe muajin, le gjithmonë një pjesë të rëndësishme për punën me adoleshentët e të rinjtë e fshatit të saj të klubit IMPACT.

Sot që takojmë Marian, ajo sapo është kthyer nga universiteti, ndërkohë që bluan në kokë se si do ia dalë me sezonin e provimeve, përgatitet të takojë familjet më në nevojë. Këto kohë shumë më shumë familje kanë pasur nevojë për mbështetje në mënyrë që të tejkalojnë vështirësitë socio-ekonomike që u theksuan më shumë gjatë pandemisë.

E reja, teksa shkon në këto shtëpi dhe përshëndet bashkëfshatarët, nuk heziton aspak që të ndajë me ta njohuritë në fushën e mjekësisë. Maria i përgjigjet për çdo pyetje që ata kanë në lidhje me COVID-19; rëndësinë e higjienës, distancimit fizik dhe jo social, por edhe sa herë kanë pasur nevojë për informacione apo këshilla të tjera për shëndetin mendor apo fizik. Kështu i ka ndihmuar edhe dikur fëmijët, të rinjtë dhe familjet infermierja që mbulonte zonën e saj.

Atëherë ajo ishte vetëm 11 vjeç dhe sapo i ishte bashkuar organizatës World Vision. Duke buzëqeshur me vete tregon se nuk e mendonte se do vinte dita kur edhe ajo do i shërbente komunitetit të saj edhe në kushtet më ekstreme, kur të gjithë duhet të rrinë në shtëpi, dikush nga frika e dikush nga pamundësia. Tani Maria është në prag diplomimi si infermiere e në të ardhmen do mund të ndihmojë edhe më shumë njerëz.

Maria ka qenë një ndër fëmijët më aktivë e që merrte pjesë në takimet e Qeverisë së Nxënësve, kur duhet të votonte presidentin e shkollës apo kur duhet të përfshihej në përgatitjen e planit të veprimit për emergjencat. Sot si drejtuese në komunitetin e saj, udhëheq 15 adoleshentët e klubit IMPACT për të përmirësuar sadopak jetesën e bashkëmoshatarëve dhe familjeve më në nevojë në Pojan.

 “Angazhimi me aktivitete dhe projektet kanë qenë një nga gjërat më të mira që kam bërë në jetë. Kam qenë shumë e ndrojtur, pa inisiativë, gjithmonë më duhej një dorë që të më shtynte përpara sepse kisha merak se mos nuk do isha në lartësinë e duhur. Edhe sot vazhdoj të jem modeste” - pohon ajo me buzëqeshje, - por jam rritur në shumë drejtime të tjera.

E ëmbël dhe e qetë, tregon pa e nxituar njeri se ka qenë suprizë për të kur anëtarët e klubit e votuan si drejtuese sepse me natyrën e ndrojtur që ka nuk e mendonte se si mund të drejtonte të tjerët, sidomos ata që i kishte patur shokë e shoqe.

Isha e shqetësuar nëse do më pëlqenin, nëse do arrija t’i udhëzoja si duhet, nëse do ma dëgjonin fjalën, nëse do mbanin qetësi në takimet e IMPACT-it. Disa nga këto meraqe i kam tejkaluar tashmë sepse modeli i punës në IMPACT të pajis me ca aftësi që nuk ke një mënyrë tjetër ku t’i gjesh,”- tregon ajo.

Maria së bashku me drejtuesen tjetër të IMPACT Club kanë ndërmarrë pesë inisiativa në këto dy-tre vite që drejtojnë klubin e të rinjve. Kur e pyesim se cila inicativë i ka lënë më shumë gjurmë ajo rendit: iniciativën e klubit për të pajisur shkollën me libra me qëllim nxitjen e të lexuarit në radhët e bashkë moshtarëve, iniciativat për të ndihmuar familjet më në nevojë. Maria thotë se në këto familje ka parë me sytë e saj varfërinë dhe sepse ka gjithmonë një mënyrë për ta trajtuar varfërinë me dinjitet.

“Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera zgjodhëm te sillnim nje projekt në linjë me kohët që po kalojmë. Pandemia ka ndryshuar çdo gjë, ka përmbysur çdo siguri që kishim. Bashkë me anëtarët e klubit vendosëm të përgatisim paketa higjienike me dezinfektante duarsh, maska, solucione pastrimi e higjienizimi për 20 familjet më në nevojë dhe që riskonin më shumë nga të tjerët të përballeshim me pasojat e COVID 19. Nëse më parë isha e ndrojtur, e tërhequr, pa shumë vetëbesim, tashmë për shkak të gjithë angazhimit në konferenca, në dhënien e mësimeve sipas kurrikulave jam më aktive, nuk e kam problem të dal të flas në publik, mund të përballoj presionet e bashkëmoshatarëve më lehtë, jam me ë sigurt,”- kujton ajo.

Gjetjet e raportit “Vepro Tani” (Act Now) nga World Vision tregojnë se pothuajse gjysma e të intervistuarve fëmijë, sidomos vajzat (49%) ndjehen të trishtuar dhe të mërzitur dhe më shumë se një e treta e tyre ndjehen të frikësuar (39%) dhe të vetmuar (38%). Këto shifra tregojnë për përjetimin e emocioneve negative si shenjë e stresit psikologjik të shkaktuar nga faktorët e izolimit.

Për të ardhmen, Maria tregon se do të vazhdojë të angazhohet në drejtimin e klubit IMPACT. Së fundmi ajo bashkë me anëtarët IMPACT kanë kaluar një kohë të mirë duke reflektuar për vështirësitë dhe arritjet e këtij viti të vështirë, për ndryshimet që duan të sjellin së bashku por edhe për ëndrrat dhe dëshirat e tyre si të rinj të Shqipërisë.

“Unë dua të diplomohem me rezultate të shkëlyera dhe të shërbej prapë në komunitetin tim. Të gjithë moshatareve të mi, që do e ndjekin këtë rrëfim ju bëj një thirrje: sa më pak media sociale dhe sa më shumë punë për ndryshim. Më besoni, ja vlen!”- përfundon rrëfimin e saj Maria.

Ajo është një nga 26 drejtuesit e 12 klubeve IMPACT në zonën e Korçës. Së bashku me të rinjtë në grupin e saj, kanë ndërmarrë pesë nisma përgjatë këtyre viteve për të përmirësuar situatën e fëmijëve dhe të rinjve nga shtresat më në nevojë në zonën e Korçës. Gjatë 2021-isht, World  Vision Albania ka mbështetur 49 projekte komunitare të ideuara dhe zbatuara nga të rinjtë në 9 bashki të Shqipërisë. Fokusi kryesor i këtyre projekteve ka qenë shëndeti mendor dhe krijimi i reziliencës përmes sportit, artit, kontaktit me natyrën, leximit dhe kalimit të kohës me njëri-tjetrin.

Tungjatjeta.al

 
Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni