“Fotografët e familjes”

You are here

  • 06-07-20 |

“Fotografët e familjes”

Hyrje

E kujt do i kishte shkuar në mendje që në vitin 2020, kur bota vraponte pandalim, të vinte padukshëm një kërcënim aq i madh për shëndetin, aq sa na detyroi të gjithëve të ndalim gjithçka dhe të ktheheshim në shtëpi...

Ende dhe sot për shumë prej nesh janë të gjalla fotografitë turbulluese të zbraztirës dhe vetmisë së rrugëve, dyqaneve e parqeve në pranverën e 2020-ës... Por pak nga ne dinë që përtej atyre fotove që na ushqenin një trishtim, në antitezë brenda shtëpive apo oborreve, aty në zemër të familjes shumë prej nesh kishin filluar të forconin familjen. Ndërkohë që bëheshin pjesë e nismave dhe lojrave së bashku brenda pragut të shtëpisë, nuk harronin të shkrepnin disa lloje të tjera fotografish... Fotografi që rrëfenin për gëzimin që familja, dhe Zoti që qëndron mbi të, na fal.

Ideja e kësaj ekspozite online lindi pikërisht kështu duke parë e duke udhëtuar virtualisht mes qindra fotografive të shkrepura nga vetë anëtarët e familjeve si rrjedhë e shumë aktiviteteve në 25 Bashkitë ku World Vision punon.

Gjatë kësaj periudhe, specialistë të fushës së psikologjisë sugjeruan aktivitete të larmishme në familje, ku të gjithë, pavarësisht moshës mund të bëheshin pjesë e lojrave të ndryshme dhe të mos ndjenin peshën e ‘izolimit’.

Kështu erdhën njëra pas tjetrës, nisma si #Stayathomefamilychallenge, seria 30 ditore e podcasteve ku 2 psikologë si Anila Sulstarova dhe Florian Kulla trajtonin tema të rëndësishme për të krijuar reziliencën, ose thënë ndryshe, krijimi i një sërë aftësish për individin dhe të gjithë familjes në mënyrë që të përballojnë situatat e emergjencave, por edhe për t’u ngritur sërish e për të ecur përpara edhe më të fortë.

Nga ana tjetër vijonte mbështetja me paketa ushqimore dhe higjienike për familjet më në nevojë, si dhe shpëndarja e fidanëve, farave, apo artikujve të ndryshëm për pemtarinë dhe bletarinë për familjet që jetojnë në zona rurale, në mënyrë që ata të kishin mundësinë të kujdeseshin për fëmijët dhe familjet e tyre.

Shumë prej familjeve thonë se kjo periudhë i ka vënë në mendime e që kishte ardhur koha të kujdeseshin edhe më shumë për fëmijët e tyre, e të jenë aty jo vetëm për tu argëtuar, por edhe për të qenë vigjilent për t’i mbrojtur nga çdo lloj dhune apo forme abuzimi brenda familjes, në shkollë, në lagje, në shoqëri apo nga të panjohurit.

Synimi i këtyre nismave?

Ta shndërronin familjen në një vatër të dashur, të sigurtë, jo të dhunshme, për fëmijët.

Duke u përpjekur të forcohet familja, të lehtësohet stresi, ankthi dhe pasiguria e prindërve dhe fëmijëve të sigurohej mirëqenia e tyre psikosociale, në mënyre që cdo fëmijë ta jetojë jetën në plotësine e vet.

Fotografitë

Fotografitë nuk janë profesionale, as fotografët nuk janë profesionistë të fushës dhe në më të shumtën e rasteve fotografitë janë të realizuara me aparatë celularë.

Në këtë ekspozitë online do të gjeni familjen shqiptare, ashtu të thjeshtë, pa shkëlqimin e rrobave të bukura dhe make up-it, por duke pasur me vete një armë më të fortë, shkëlqimin e syve dhe lumturinë familjare.

Mes fotove do të gjeni të afërm; komshinj apo të njohur të largët dhe mes tyre do të dalloni një moment të ngjashëm si shumë ndër ato që edhe ju keni kaluar në familjet tuaja.

Do të gjeni njerëz të zakonshëm që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme...

Do të shikoni prindërit, mësuesit, psikologët, vullnetarët dhe stafin e terrenit të World Vision që u shndëruan në heronj të heshtur, e që siç është shprehur edhe një prej të rinjve nga Librazhdi: “Ne vadisim fidanët, ju vadisni shpresën”.

Përse online?

Për të mbrojtur shëndetin tonë, duke respektuar masat e autoriteteve, distancimin fizik dhe duke shmangur grumbullime masive siç mund të ndodhë shpesh herë në inagurimin e ekspozitave, sollëm për herë të parë një ekspozitë ndryshe, një ekspozitë tërësisht online, të bukur dhe sfiduese njëkohësisht.

Ju ftojmë të vizitoni disa kujtime të bukura nga një situatë e jashtëzakonshme...

 

Stafi i realizimit të ekspozitës

 

Ideja dhe realizimi:                    Stafi programatik:            Kuratore:               Design:

Vasilika Bargjo                    Arvenola Bekteshi               Soela Zani                Blerim Xhani

Aimona Hotova                           

Mbledhja e materialeve nga familjet: Bora Bahiti, Klodiana Zogu, Brikena Cucllari, Fatmira Pjetri, Enkelejda Mitro, Besilda Jusi, Ornela Saraci, Valentina Hysenaj, Ardita Zefi.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Introduction

“Family photographs”

Who would have thought that in 2020, when the world seemed to be running faster than ever, along such a big and invisible threat to our health would come all of the sudden, that we all had to put everything on pause and go back home.

Even today, for many of us, the disturbing pictures of the emptiness and loneliness of the streets, shops and parks in the spring of 2020 are still fresh ...but few of us know that on the contrary of those pictures that nurtured the sadness in us, inside of our houses or yards, there in the heart of the family many of us had begun to strengthen families. As they became part of the initiatives and games together within their homes, they did not forget to shoot some other types of photographs. Pictures that narrate the joy that family and God above give us.

The idea of this online gallery was born precisely by seeing and virtually traveling through hundreds of pictures taken by family members themselves as a result of many activities organized by World Vision in the municipalities it operates.

During this period, specialists in the field of psychology suggested a variety of family activities, where everyone, regardless of age, could become part of various games and not feel the weight of ‘isolation’.

That is how many initiatives came to life one after the other, such as #Stayathomefamilychallenge, the 30 days podcast series by two psychologists, Anila Sulstarova and Florian Kulla, who dealt with important topics to build resilience, or otherwise, to gain a set skills for the individual and the whole family, so that if they ever find themselves in an emergency situation, they can rise right back up.

On the other hand, we continued the support with food packages families in need and distributed seedlings, seeds and various orchards and beekeeping items for families living in rural areas, so that they could have the opportunity to take care of their children and families.

Most of the families said that this period got them thinking about how it was time they took mare care of their children, and not be there only when it comes to entertainment, but also to be vigilant to protect them from every form of violence or abuse in the family, school, neighborhoods, society or strangers.

What is the purpose of these initiatives?

These initiatives aimed at turning families into safe, lovely and non-violent homes for the children.

They tried to strengthen families, relieve parents from anxiety and uncertainty and provide children with psychosocial wellbeing, so that every child can enjoy his/her life fully.

The pictures

The pictures are not professional, nor were the photographers, and in most cases the pictures were taken with a mobile phone.

In this online gallery you will find the Albanian family, so simple, without the splendor of beautiful clothes and make up, but equipped with a stronger weapon, the brightness of their eyes and family happiness.

Among the pictures you will find relatives; neighbors or distant acquaintances and among them you will notice similar moments to the many that you and your family also have gone through.

You will find ordinary people doing extraordinary things...

You will see the parents, teachers, psychologists, volunteers and ground staff of World Vision who turned into silent heroes, as one of the young people from Librazhd stated: “We nurture the seedlings, you nurture hope in us”.

Why?

To protect our health, by respecting the measures of health authorities, social distancing and by avoiding mass gatherings as can often happen at the inauguration of galleries, for the first time we brought a different kind of gallery, completely online; beautiful and challenging at the same time.

We invite you to visit some of the best memories from an extraordinary situation...

Gallery realization staff

 

Idea and realization:      Programmatic staff:          Curator:       Design:

Vasilika Bargjo                    Arvenola Bekteshi              Soela Zani       Blerim Xhani

Aimona Hotova                           

 

The material was gathered from families by: Bora Bahiti, Klodiana Zogu, Brikena Cucllari, Fatmira Pjetri, Enkelejda Mitro, Besilda Jusi, Ornela Saraci, Valentina Hysenaj, Ardita Zefi.

 

Tungjatjeta.al

 
Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni