Duart plot e zemrën plot

You are here

  • 07-07-21 |

Duart plot e zemrën plot

Iglin e gjejmë duke punuar mes tre varieteteve të domates që ka mbjellë në serën e vet 500m2. Më tregon për domaten ‘pink’-rozë dhe për dy varietetet e tjera të domates që ka mbjellë në serën prapa oborrit të shtëpisë ku ai banon me të dy prindërit.

Dashurinë për tokën thotë se patjetër që ia trashëgoi i ati; por vendimi më i rëndësishëm për të ishte që zgjodhi Shqipërinë, zgjodhi të ngrihej herët në mëngjes për t’u kujdesur për prodhimet dhe nuk iku në Gjermani, Itali apo Francë. Këto na tregon ndërsa na tregon për serën model të kësaj zone që ka ndërtuar.

Pasi babai i tij doli nga grupi i fermerëve që organizonte World Vision në fshatin Libonik për shkak të moshës, stafeta i mbeti Iglit.

I kam thënë gjithmonë, - shprehet Anesti, babai i Iglit, - që toka nuk të le pa gjë, që toka ta shpërblen mundin, që puna në bujqësi të siguron mjaftueshëm të ardhura që të mbash veten dhe shtëpinë”.

23 vjeçari ka përfunduar studimet e larta për Gjuhë - Letërsi në Universitetin e Korçës. E megjithatë duket se zemrën e ka te bujqësia.

“Toka më jep energji, gjithë ditën mendjen e kam te prodhimi, çfarë të shtoj, çfarë të heq,”- thotë Igli ndërsa tregon për arritjet e veta, por dhe për vështirësitë që ka hasur.

Fermerët thonë se të bësh bujqësi në Shqipëri dhe të marrësh fryte të kënaqshme në një kohë kur tregu nuk është i rregulluar e nuk e ke të sigurtë as shitjen, është e vështirë. Megjithatë këto pengesa nuk e kanë penguar Iglin të ecë përpara. Djaloshi nuk u dekurajua as kur më shumë se një e katërta e prodhimit rrezikoi t’i ikte dëm si pasojë e ngricave të këtij viti.

“Kam futur këtë variantin e domates pink, e shikon?”- më drejtohet ai – “kjo e ndaloi shkatërrimin e fidanëve të tjerë që u rrëzikuan nga ngricat. Domatja pink madje i rigjeneroi fidanët që ishin dëmtuar.”

Këto njohuri Igli i ka marrë gjatë ciklit të trajnimeve që World Vision ka siguruar për të dhe për 400 fermerë të tjerë në zonën e Korçës. Në këtë cikël trajnimesh, fermerët si Igli janë prezantuar si fillim me botëkuptimin e ri në bujqësi që synon fuqizimin e tyre përmes një pikëpamjeje të re për bujqësinë e qëndrueshme.

“Unë e shikoj të ardhmen time këtu, nuk më pëlqen të iki jashtë”, - shprehet Igli dhe sytë i shkëlqejnë kur shikon si rriten frytet e tij në serrë. Nëse më parë dita e tij dukej boshe, pa ndonjë qëllim madhor, pa ndonjë aktivitet të rëndësishëm përveç shkollës dhe mësimeve. Që kur merret me bujqësi ai ndjehet më i plotësuar, më i realizuar, me ndjesinë që është duke bërë një gjë të rëndësishme në jetë, e mbi të gjitha që jeta e tij ka një qëllim.

“Tani jam më energjik, - e përforcon edhe njëherë atë që e pamë edhe me vepra, - më parë dita ishte boshe, pa kuptim, tani është plot me aktivitet”.

Përveç ndryshimit të botëkuptimit për bujqësinë e qëndrueshme, Igli dhe fermerët e tjerë në zonën e Korçës janë trajnuar për perimet, frutat, sëmundjet që mund t’i prekin, si mund t’i kurojmë, cilat ilaçe nuk e rrezikojmë mbingopjen e prodhimit me kimikate etj.

“Sot çdo gjë është e mundur, - thotë Igli, - unë kam mësuar shumë gjëra të çmuara nga World Vision dhe kam arritur të kem një prodhim organik që në çdo kohë që mund t’i bësh analizat për ngarkesën kimike, del i pastër. Kam patur klientë që ma kanë testuar prodhimin për ngarkesën e nitratit dhe rezultati ka qenë “green”/” jeshil”, pra domatja ime ka qenë brenda me normën e nitrateve.”

Igli duket se ka mësuar me durim çdo gjë që i është nevojitur për të siguruar një prodhim të mirë. Ai mbetet shpresëplotë se prodhimi i 2021-it do e tejkalojë atë të 2019-tës kur ai arriti të shitse 100 kv domate. Pandemia COVID-19 pati ndikim negativ edhe për Igin por jo për faktin që nuk kujdesej dot për prodhimin më shumë se sa për faktin që u prishën ekuilibrat në tregje.

I riu mburret me të drejtë për 1500 fidanët e tij të domateve, ai i ka ato si fëmijët e vet.

“E shikon? Iu kam bërë ujitje të dedikuar, kam hapur një pus që përmes një sonde t’u siguroj ujë në çdo rrënjë. Uji është shumë i pastër, është ujë i pijshëm”.

Igli bashkë me familjen e vet kultivojnë 7,5 dynym tokë bujqësore dhe e mbjellin me kultura të ndryshme por duke rritur vëmendjen ndaj bimëve medicinale të cilat po kërkohen gjithmonë e më shumë në treg.

Çdo njohuri që kam marrë në World Vision ka qenë me vlerë, grumbullimi i fermerëve dhe bisedat me njëri-tjetrin po ashtu kanë vlerë sepse mësojmë dhe nga njëri-tjetri”- përfundon Igli ndërkohë që këput dy-tre kokrra domate për të na dëshmuar pasurinë e tij më të madhe, bujqësinë.

Tungjatjeta.al

 
Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni