Dora e shtrirë tek ëndrra

You are here

  • 13-01-22 |

Dora e shtrirë tek ëndrra

Anxhelon të gjithë e thërrasin Engjëll. 12-vjeçari dibran shkon në klasën e tretë. Mësuesit e tij thonë se ai është fëmija i vetëm rom që ndjek shkollën në zonën ku jeton.

Këmbëngulja e mamasë së tij dhe ndihma e njerëzve bujarë e kanë mbajtur vogëlushin larg nga rruga, duke e orientuar drejt dijes. Ka qenë sakrifica e pa kursyer e Dafinës, e cila nuk ka lënë derë pa trokitur për t’u siguruar që djali i saj t’iu shtrijë dorën ëndrrave dhe jo lëmoshës.

Ata jetojnë bashkë me njerkun në një tendë të  rregulluar si banesë. Mbulesa plastike, e sistemuar brenda me divane dhe tapet strehon vogëlushin, familjen e tij dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen.

Pavarësisht se vetë nuk ka patur mundësi  ta ndjekë shkollën, Dafina e kupton rëndësinë e arsimimit. As të ardhurat minimale të jetesës nuk e kanë penguar që ta orientojë Anxhelon të vazhdojë rrugën e dijes.

Nuk dua që djali im të lypë! Dua që Anxhelo të mos ketë jetën që unë kam dhe të mos vuajë ashtu siç kam vuajtur unë. Unë s’kam fare shkollë, por shkolla është e vetmja mënyrë që djali im të mos përjetojë ato që unë kam përjetuar gjatë gjithë jetës. Kam kërkuar ndihmë kudo dhe organizata World Vision gjithmonë ka qenë dera ime e vetme ku jam përplasur për çdo rast. Gjithmonë kam gjetur zgjidhje aty,” - shprehet Dafina.

Vitin e kaluar, Anxhelo nuk e mbylli dot vitin shkollor. Ai u detyrua të ndërpriste klasën e tretë, pasi për arsye familjare u zhvendos nga Dibra në një qytet tjetër të Shqipërisë bashkë me familjen.

Pak më vonë familja vendosi të rikthehej përsëri në Dibër, por kur u kthyen u përballën me një ngjarje të pakëndshme. Tenda që lanë pas kur ikën ishte djegur nga banorët e tjerë të lagjes. Dafinës dhe bashkëshortit të saj iu duhej që të shqetësoheshin njëkohësisht për ngritjen e tendës dhe për shkollën e djalit.

Pas rikthimit në Dibër, viti i ri shkollor që sapo kishte nisur nuk e gjeti Anxhelon në bankat e shkollës. Për shkak të mungesës së informacionit dhe procedurave, Dafina mendonte që shkolla nuk donte ta pranonte më Anxhelon si nxënës.

“Mua më thonë, pa një letër nga shkolla që Engjëlli ka ndjekur në qytetin tjetër, nuk regjistrohet. Unë s’di çfarë të bëj!” - shprehej e shqetësuar Dafina sa herë që e takonim. 

World Vision kontaktoi mësuesin e mëparshëm të Anxhelos dhe mori gjithë informacionin e nevojshëm për të sqaruar mamanë se ku qëndronte problemi dhe çfarë duhej të bënte ajo. Gjithashtu, bashkëpunimi me ZVA e lehtësoi procedurën e kthimit të Engjëllit në shkollë. Pa humbur kohë, të nesërmen në mëngjes Dafina niset drejt shkollës për regjistrimin e djalit.

Tashmë ai vazhdon të ndjekë rregullisht mësimin. Shokët dhe shoqet e reja e kanë pritur ngrohtë, duke i liruar edhe bankën e parë.

Vetë Anxhelo thotë se i pëlqen shumë shkolla, ndërsa i ka të qarta edhe synimet për të ardhmen.

Kur të rritet, ai dëshiron që të bëhet polic. Dhe kauza e tij është mjaft fisnike, ai synon që të mbrojë fëmijët dhe të rriturit nga rreziqet. I pëlqen shumë matematika, por për shkak se ka vështirësi në të nxënë, shokët dhe shoqet e ndihmojnë për t’i shpjeguar jashtë mësimit se si zgjidhen problemat. Mësuesja e re e përgëzon vazhdimisht për progresin që ai bën hap pas hapi dhe kjo e bën djaloshin të ndjehet mirë dhe i barabartë brenda klasës.

Teksa premton se nuk do ta zhgënjejë mamanë e tij, Anxhelo duket se i ka kuptuar këshillat dhe sakrificat e saj mbi rëndësinë e shkollës.

“Mami më thotë çdo natë që shkolla është shumë e rëndësishme dhe të kërkosh lëmoshë nga të tjerët nuk është mirë. Takova shokë dhe shoqe të reja tek klasa ime. Do përpiqem shumë që të mos e zhgënjej mamin tim që bën shumë sakrifica për të më bërë një njeri të mirë,”- thotë Anxhelo.

Është këmbëngulja, sakrifica dhe besimi i Dafinës që Anxhelo po ndjek sot një rrugë premtuese për të ardhmen e tij. Një grua e fortë, nga shembulli i së cilës çdokush mund të mësojë për forcën dhe shpresën që duhet të kemi në jetë, për besimin që situata ku jemi nuk duhet të na kushtëzojë se ku do të arrijmë nesër. Ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor, gjë për të cilën dhe po kurohet, por zemra e saj ka qenë gjithnjë e shëndoshë për të kuptuar se arsimimi është mënyra e vetme për të dalë nga problemet.

*Familja e Anxhelos dhe Dafinës ndër vite është mbështetur nga World Vision Albania për të kapërcyer situatën e vështirë socio-ekonomike në të cilën jetojnë. Vazhdimisht janë mbështetur me paketa ushqimore, sete higjienike, rroba, ilaçe dhe sete shkollore. Anxhelo ka vështirësi në të nxënë dhe viziton shpesh Hapësirën Zhvillimore të shkollës së tij. Ai është mbështetur me materiale didaktike, kancelarike dhe tabletë për të ndjekur mësimin online. Së fundi, familja e tyre është mbështetur më materiale për ngritjen e tendës.

Tungjatjeta.al

 
Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni