Çfarë solli Indeksi për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë?!

child pac

Fëmijët përbëjnë 30% të popullsisë në Kosovë dhe 20.7 % e tyre jetojnë në varfëri. Indeksi për mbrojtjen e fëmijëve, i cili sapo u lançua në Kosovë nga Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijës i mbështetur nga BE  tregoi se 6.8% e fëmijëve punojnë në kushte të vështira dhe të rrezikshme për shëndetin e tyre. Një pikë e rëndësishme e këtij raporti që tregon qartë problematikëm por edhe sesa zbatohen  të drejtat  e  fëmijëve  është  boshllëku i madh që qëndron mes ligjeve dhe zbatimit të tyre.

“Fëmijët meritojnë tërë vëmendjen tonë. Jemi të obliguar të bashkohemi të gjithë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe të punojmë në përmirësimin e jetës së tyre”. Tha kryeministri i Kosovës  zoti Ramush Haradinaj i  cili ishte i pranishëm në këtë takim ky ishte i pranishëm Ombusmani i Kosovës, zoti Hilmi Jashari si dhe përfaqësuesi I Bashkimit Europian në Kosovë zoti  Luigi Brusa . 

Indeksi për mbrojtjen e fëmijëve i cili zhvillohet për herë të dytë  tregoi se 61.4 % e fëmijëve deri në 14 vjeç kanë përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike

“Ne shpresojmë që përmes indeksit të Mbrojtjes së Fëmijëve, Shoqëria civile do të mund të ndihmojë. Inkurajojë dhe të advokojë tek qeveria për ti përmbushur  këto detyra të zakonshme të cilat mund të çojnë në rezultate të jashtëzakonshme, ku vajzat dhe djemtë e kosovës mbrohen nga dhuna dhe gëzojnë kujdesin e duhur për të parandaluar çdo paraqitje të dhunës në jetën e tyre.”- tha  drejtori i politikave në zyrën World Vision Jocelyn Penner Hal

Indeksi është një mekanizëm i pavarur për matjen e reformave të çdo vendi në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës (KDF). Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës nxori në pah se si Kosova performon në më shumë se 987 indikatorë, të përshtatur nga lista zyrtare e zbatimit të KDF. Kosovë. World Vision në bashkëpunim me Koalicionin e organizatave për mbrojtjen e  fëmijëve e mbështesin këtë raport i cili solli evidenca mbi zhvillimin e politikave, zbatimin e politikave, kapaciteteve në ofrim të shërbimeve, llogaridhënien në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve dhe nivelin e bashkëpunimit n ë mes të aktorëve që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve.