Angazhimi në luftën kundër trafikimit vazhdon

^4298E9678AF13C5E305202B02F7BDD70EACA20F7B678CE5AE7^pimgpsh_fullsize_distr_0

World Vision në Shqipëri dhe Ministria e Punëve të Brendshme, të premten më 20 Nëntor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve rikonfirmuan angazhimin e tyre për intensifikimin e masave parandaluese ndaj trafikimit të fëmijëve në mbrojtje të fëmijëve në Shqipëri duke nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për këtë qëllim.

Drejtori Kombëtar i World Vision në Shqipëri, z.Toni Gogu, dhe Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, njëkohësisht Koordinatore Kombëtare e Luftës kundër Trafikimit të Personave, znj. Elona Gjebrea (Hoxha) me nënshkrimin e memorandumit ranë dakord të punojnë së bashku kundër shkeljes së të drejtave themelore të fëmijëve, lirisë dhe dinjitetit njerëzor duke i dhënë kështu një shtysë të re përpjekjeve për parandalimin e këtij fenomeni.

“Ne synojmë që përmes punës sonë të kontribuojmë në mirëqenien e fëmijëve në vend dhe do të punojmë që mekanizimi i mbrojtjes së fëmijëve të vazhdojë të funksionojë”– tha z. Gogu, Drejtor Kombëtar i World Vision.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi World Vision, do të vazhdojë punën si anëtar i Mekanizimit Kombëtar të Referimit për ndërgjegjësimin e fëmijëve, prindërve, profesionistëve dhe anëtarëve të tjerë të komunitetit për trafikimin, rreziqet e tij dhe nevojën e raportimit të rasteve të mundshme të trafikimit, ndër të tjera duke promovuar aplikacionin “Raporto! Shpëto!”.