Rrugëtimi i Eljesës përmes Vullnetarizmit

You are here

  • 15-04-21 |

Rrugëtimi i Eljesës përmes Vullnetarizmit

E frymëzuar nga shoqet e klasës, të cilat ishin pjesë e grupit që në fillimet e tij, vajza 13 vjeçare nga Lipjani tregon për takimet e Super-Vullnetarëve “Fuqia ekziston te ne”.

Eljesa i është bashkuar grupit gjashtë muaj më parë e ndërsa na tregon për aftësitë dhe njohuritë e reja që mësojnë na pohon se janë krejt të ndryshme nga njohuritë që marrin gjatë procesit mësimor.

Gjatë takimeve në klubet online kam mësuar mbi zhvillimin e mendimit kritik, shkathtësinë e debatit dhe në të njëtën kohë kam forcuar vlerat si bashkëpunimin, respektin dhe guximin” – thotë Elejsa.

Ajo e pret me padurim orën e takimit me klubin e saj dhe virtualisht bisedojnë për tema siç janë: Përgjegjësia, Diversiteti,  Rëndësia e  Komunitetit dhe tema të tjera të ngjashme.

Pjesëmarrja në klubin e Super-Vullnetarëve e ka ndihmuar shumë adoleshenten të ketë më shumë besim në vete, të shprehet më lirshëm, por edhe të argumentojë mbi çështje të ndryshme.

Ndërkohë familja e Eljesës është e lumtur që ajo dhe bashkëmoshatarët e saj në klub përcjellin mesazhe rreth Qytetarisë Aktive, duke dashur të jenë shembull për të ndihmuar komunitetin në forma të ndryshme. 

“Për çdo bashkëbisedim apo aktivitet në grup, mendimet tona vlerësohen gjithmonë edhe nëse nuk janë të duhurat. Liderët na përkrahnin përherë dhe ne kemi kuptuar se jemi pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes në klub. Një tjetër moment që më së shumti më pëlqen janë lojërat kreative, pasi  përveç argëtimit na mbushin me pozitivitet për të vazhduar tërë takimin me energji të mirë,” – na rrëfen Eljesa.

Të gjitha takimet me klubin u mbajtën në mënyrë virtuale, por prapë këto takime ishin mjaft atraktive për Eljesën. Në të ardhmen ajo ëndërron të bëhet arkitekte dhe herë pas here bën skica apo planimetri të ndryshme që të jetë sa më pranë ëndrrës së saj.

Pas përfundimit të modulit të dytë, klubi do të implementojë një projekt komunitar dhe Eljesa është entuziaste që së bashku me grupin do të kenë mundësi të japin kontributin e tyre në komunitetin ku ata jetojnë.

World Vision Kosova dhe TOKA mentorojnë klubet e Super–Vullnetarëve, të cilat zgjasin rreth nëntë muaj. I gjithë programi ofron trajnim, mentorim dhe mbështjetje për implementimin e nismave nga Super-Vullnetarët rreth temave të ndryshme që bëjnë ndryshime pozitive në komunitet.

Ky projekt zbatohet nga TOKA në bashkëpunim me World Vision Kosovo dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.

Tungjatjeta.al

 
Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni