Rrugëtimi i Dionit në klubin IMPACT

You are here

  • 05-03-21 |

Rrugëtimi i Dionit në klubin IMPACT

Dioni është pjesë e klubit të të rinjve IMPACT në Lipjan. Grupi përbëhet nga 23 anëtarë, ku secili e pasuron grupin me tipare dhe karakteristika të veçanta e të ndryshme por me një qëllim të përbashkët: Përmirësimi i komunitetit ku banojnë. Diversiteti, empatia, ndihma për personat me aftësi të kufizuara, puna vullnetare në shërbim të komunitetit dhe fakti se të rinjtë me të vërtetë mund të bëjnë ndryshimin, janë disa nga temat e trajtuara gjatë rrugëtimit të këtij klubit gjatë vitit që lamë pas.

Përveç takimeve, të rinjtë e klubit kanë realizuar edhe projekte komunitare të ideura prej tyre. Ajo çka Dioni veçon, është nisma që kanë ndërmarrë në shkollën e tyre “7 Marsi”.  Të rinjtë dëshironin të kishin një ambient të pastër e të rregullt. Pas diskutimeve me njëri-tjetrin dhe me mësuesit rreth nevojës së pajisjes së shkollës me disa stola dhe kosha për mbeturinat që krijoheshin në shkollë vendosën të ndërmarrin këtë nismë. Gjatë diskutimit për përzgjedhjen e projektit pati shumë ide, por në fund me miratim të shumicës u vendos se kjo ishte ideja e duhur dhe e nevojshme për momentin.

“Gjatë gjithë kësaj kohe jam ndier i vlerësuar dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj shkollën time me idetë dhe projektet komunitare. Kurrë nuk e kam menduar këtë gjë më parë dhe jam i mahnitur. Shpresoj që së paku një herë, të gjithë të rinjtë do të mund ta provojnë këtë ndjenjë, ”- thotë Dioni.

Të gjithë anëtarët e klubit IMPACT janë shumë të lumtur për realizimin e kësaj nisme, pasi shkolla e tyre tani duket më bukur dhe nxënësit kanë vend për t’u ulur në oborr dhe bashkëbiseduar me shokët. Gjithashtu kanë edhe kosha për hedhjen e mbeturinave.
 
Nisma u realizua gjatë periudhës së korrikut të kaluar dhe për shkak të respektimit të rregullave për parandalimin e përhapjes së pandemisë, vetëm një numër shumë i vogël i anëtarëve ishin prezent. World Vision në Kosovë ka mbështetur finaciarisht realizimin e kësaj nisme.

Dioni na tregon se duke u bërë pjesë e klubit IMPACT ka mësuar njohuri të reja, kryesisht rreth temave sociale për të cilat nuk ka pasur të gjitha shumë njohuri më parë. Kështu, Dioni ua rekomandon edhe bashkëmoshatarëve të tij të bëhen pjesë e klubeve IMPACT.

“Ndryshimi në këndvështrimin tim personal është mjaft i dukshëm. Më parë kam qenë më introvert ndërsa tani kam bërë shoqëri dhe shpreh lirshëm mendimet e mia.” – thotë ai.

Klubet IMPACT janë funksionale në Kosovë prej dy vitesh dhe entuziasmi i këtyre të rinjve është ende si në ditën e parë. Ata duan të përmisojnë jetën në komunitetin e tyre përmes nismave komunitare që zhvillojnë, por edhe përmes njohurive të reja qe kanë përfituar dhe do t’i zbatojnë në fusha të ndryshme personale e profesionale. 

Tungjatjeta.al

 
Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni