FoodHub në Librazhd/ Trajnime për 1500 të rinj në 7 shkolla

trajnime

English below – 1500 të rinj të moshave 12-18 vjeç nga 7 shkolla të Librazhdit janë bërë pjesë e takimeve ndërgjegjësuese për krijimin e ideve për alternativa zhvillimi në zonë dhe parandalimin e kultivimit të drogave të paligjshme.

Trajnimet janë zhvilluar në kuadër të projektit: “Jo drogë! Pikë Grumbullimi! Një alternativë e qëndrueshme zhvillimi për të rinjtë dhe komunitetet në Librazhd.

60 mësues kanë zhvilluar orë edukative me fëmijët dhe adoleshentët teksa i kanë orientuar mbi pasojat e përfshirjes në kultivimin dhe përdorimin e drogërave në përgjithësi. Ata janë njohur rreth mundësive të reja alternative në mënyrë që mos të joshen drejt punëve që sigurojnë fitime të shpejta, por të zhvillojnë veten më shumë duke u angazhuar në mundësitë që ofron zona.

Idetë e tyre si: kalçeto, bujtinë për vizitorët dhe turistët, park bletësh, etj të rinjtë i shpalosën me anë të pikturës, ndërsa mësuesit vlerësuan përfshirjen e tyre në iniciativa biznesi si promovimin më të mirë të vlerave të zonës dhe mbajtjen e të rinjve larg veseve dhe emigracionit.
Projekti 28 mujor “Jo Drogë, Pikë Grumbullimi. Një alternativë e qëndrueshme zhvillimi për të rinjtë dhe komunitetet në Librazhd”  financohet nga European Union in Albania dhe po zbatohet nga Bashkia Librazhd dhe World Vision Albania.

***

1500 young people from 7 schools in Librazhd, aged 12 to 18 years old, have attended awareness raising meetings focused on preventing the cultivation of illegal drugs by proposing new economic development alternatives. 

60 teachers conducted educational classes with children and adolescents, as they guided them on the consequences of use and cultivation of drugs. Children and adolescents were not only introduced to new alternative opportunities for their future, but they were also invited to share their thoughts and ideas.

Some of the ideas introduced through painting by young people themselves included: construction of mini-football pitches, hostels for visitors and tourists, bee parks, etc., while the teachers appreciated their involvement in business initiatives as the best promotion of the area’s values and a way to keep the young people away from deviant behaviour and migration.

The 28-month project “No Drugs, Food Hub, a sustainable alternative for youth and the communities in Librazhd” is funded by the European Union and is being implemented by Librazhd Municipality and World Vision Albania.