Rrugëtim drejt ndryshimit, rimëkëmbjes dhe shpresës në Kurbin

Prej vitit 2006, World Vision Albania punon në zonën e Kurbinit për fuqizimin e fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve më në nevojë. Në dokumentarin e mëposhtëm, disa prej përfituesve direkt të programeve; të rinj, prindër, fermerë e mësues, si dhe përfaqësues të institucioneve, tregojnë për ndikimin që ka patur ndërhyrja shumëplanëshe ndër vite.

Mbrojtja dhe përfshirja sociale e fëmijëve, aktivizmi rinor dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për familjet më në nevojë kanë qenë në fokus të punës, me qëllim për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm në mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve.

Ndiqni video-dokumentarin për t’u njohur me disa prej historive të suksesit.

Gjatë vitit 2021, World Vision Albania punoi në 26 bashki në Shqipëri dhe 1 në Mal të Zi duke ndikuar në përmirësimin e jetës së mbi 62 mijë fëmijëve dhe mbi 47 mijë të rriturve.