Klubet SKYE – Kosovë

3

World Vision Kosovë po zbaton projektin “Rritja e Integrimit Socio-Ekonomik e të Rinjve të Kosovës-SKYE”, i cili financohet nga Qeveria Gjermane përmes Organizatës për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Ky projekt synon që të rinjtë e klubeve SKYE, të jenë të fuqizuar si qytetarë aktivë, të pajisen me aftësi që i përgatisin për tregun e punës, si edhe të inkurajohen për sipërmarrje social-ekonomike.  

Në periudhën 28 maj – 1 qershor është realizuar trajnimi për përgatitjen e fasililtatorëve rreth metodologjisë së modelit të klubeve SKYE.

Në trajnim morën pjesë 22 të rinj vullnetarë, të grupmoshës 18-30 vjeç, nga 6 komuna ku zbatohet projekti. Në fund të trajnimit, të rinjtë pjesëmarrës janë certifikuar në cilësinë e fasilitatorëve dhe ndihmës fasilitatorëve të klubeve SKYE. Ata do të drejtojnë 10 Klube SKYE të përbërë nga 20-25 të rinj të grupmoshës 18-25 vjeç në komunat Ferizaj, Malishevë, Gjakovë, Vushtri, Gracanicë dhe Mitrovicë.

Modeli SKYE është i orientuar drejt të rinjve në nevojë, t’iu zhvillojë aftësitë, njohuritë, sjelljet si dhe të angazhohen në komunitetin ku jetojnë.