208 të rinj nga Kosova pjesë e grupeve SKYE

Vushtrri (2)

“Në punën si trajniere apo lehtësuese e Klubeve SKYE kisha menduar se do të ndeshesha me të rinj, të cilët ngurrojnë të komunikojnë. Më rastisi edhe mua, një anëtar të tillë në klubin tim.”- tregon për punën e saj dhe ndikimin në jetën e të rinjve, Ardiana Lahu, trajnere e klubeve SKYE në Vushtrri.

 “Nuk kaloi shumë kohë dhe në grup kuptuam talentin, aftësitë krijuese dhe kreativiteti i tij. Në aktivitetet tona i kërkuam që të shfaqë talentin e tij. E ai nuk ngurroi të na mahnisë me të… Tashmë për të gjithë ne ai është “artisti i grupit”. Në çdo aktivitet që zhvillojmë, ai nuk ngurron të na bashkangjitet  duke shfaqur idetë e tij kreative.”- thotë ajo.

Ardiana tregon se gjatë punës se saj të përditshme me të rinjtë e këtyre klubeve është e rëndësishme që të gjithë ata të ndihen pjesë e përfshirëse e tyre, që të pranojnë gjithësecilin në mënyrën si është, që ata të ndihen të vleshfëm, të barabartë dhe se kanë hapësira për të shprehur potencialet e tyre. Duke mësuar në mënyrë graduale të përfshihen në diskutime, aktvitet në grupe.

208 të rinj të moshave 18-25 vjeç nga zona të ndryshme të Kosovës, po orjentohen nëpërmjet ekspertëve të klubeve SKYE, sesi mund të zhvillojnë aftësitë e tyre në shoqërizim, komunikim, lidership, punësueshmëri, erj.

Për këta të rinj pjesëmarrja në këto klube është e  rëndëishme edhe për t’u aftësuar në krijimin e biznesi të ëndrruar në ardhmen, apo që nëpërmjet aftësive të marra nëpër trajnime, të punësohen diku.

Modeli SKYE është i orientuar drejt të rinjve në nevojë, t’iu zhvillojë aftësitë, njohuritë, sjelljet si dhe të angazhohen në komunitetin ku jetojnë. T‘ju zhvilloje aftësi në komunikim, lidership (udheheqje) mendim kritik, punësueshmëri apo ngritje të bizneseve sociale.

World Vision Kosovë po zbaton projektin “Rritja e Integrimit Socio-Ekonomik e të Rinjve të Kosovës-SKYE”, i cili financohet nga Qeveria Gjermane përmes Organizatës për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).