Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi

foto 2

“Jam shumë e lumtur që këtë herë më sjell në Shkodër një projekt dedikuar të rinjve, zgjerimit të njohurive, rritjes së kapaciteteve, përgatitjes për tregun e punës dhe mbi të gjitha krijimit të mundësive për të ecur përpara në një fushë shumë premtuese jo vetëm për zhvillimin e të rinjve, krijimin e mundësive për punë, por njëkohësisht edhe për zhvillimin socio-ekonomik të dy vendeve fqinje si Shqipëria dhe Mali i Zi, ”- u shpreh drejtoresha e World Vision Albania, Eljona Boçe Elmazi gjatë eventit lançues sot në Shkodër.
 

Përmes projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit” synohet që të rinjtë në zonën kufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi të kenë akses në shërbime, tregje, infomacion si edhe të përfshihen në procesin e të mësuarit dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ndërkohë që ekzplorojnë ide të reja biznesi në përputhje me kërkesat e tregut.
 

Ky projekt finacohet nga Bashkimi Europian Evropska unija u Crnoj Gori nëpërmjet programit IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Mirëqënies Sociale (CFCU) e Malit të Zi dhe zbatohet nga World Vision Albania në partneritet me organizatën New Horizon NGO, Institucioni Publik Shkolla e Mesme e kombinuar “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin dhe Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër.

#Jetënëplotësipërçdofëmijë