Më shumë mundësi

violll

Viola është 18 vjeç… Është nga Peshkopia dhe sapo ka mbaruar shkollën e mesme… Përpara saj tanimë janë sfidat që lidhen me zgjedhjen e një profesioni. Një profesioni, që do ta ndihmojë të zgjedhë rrugën e saj në jetë.

Viola ka zgjedhur të ndjekë një degë të re, jo shumë të përhapur në Shqipëri,  Bioteknologji. “Arsyeja që e kam zgjedhur është sepse si njeri dua të lë diçka timen, të mos eci me turmën, dua të krijoj diçka që është orgijinale.”-thotë ajo.

Për të njohur mundësitë që tregu i punës ofron, mundësitë që parashtohen përpara saj, për të ditur disa rregulla që duhet t’i ketë parasysh kur përballet me kërkimin e një pune, ajo ka marrë pjesë në shkollën verore “Të rinjtë dhe punësimi” , që World Vision ka organizuar në Korçë, në bashkëpunim me UET.

 “Shumica e të rinjve e shohin punësimin thjesht si çështje katapulte, që do i ndihmojë vetëm në anën ekonomike. Ndërkohë çfarë në pamë këtu dhe përqendrimi tek i riu si individ është në brendësi, ishte shumë e rëndësishme.”- tregon Viola, e cila në fillim nuk ishte shumë entuziaste për të marrë pjesë në këtë shkollë 4-ditore. Por në fund të saj, mendon se ajo ishte një mundësi shumë e mirë për të.

Bota është duke ndryshuar shpejt, nuk e dimë çdo sjellë e nesermja, asgjë nuk është konstante. Tregu i punës sot kërkon 5-6 degë kryesore, ndërkohe që në vitet në vazhdim mund të kërkojë degë komplet ndryshe nga sot. Neve si të rinj na bie barra që të provojmë disa gjëra, të ekspozohemi më shumë se një dimension. Kështu që mesazhi që dua t’ju jap të rinjve si vetja është që të punojmë më shumë, të provojmë më shumë…the opportunities are next door”.- na thotë Viola.

Përgjatë datave 3-6 Korrik 2018 në qytetin e Korçës, World Vision në bashkëpunim e UET organizuan shkollën verore “Të rinjtë dhe punësimi”. Në drejtimin e 6-mentorëve, të rinjtë u orjentuan për rëndësinë e këshillimit të karrierës, sipërmarrjen dhe sfidat e punësimit, etj.