Letra e Deboras për nënën e saj këtë 8-Mars

You are here

  • 09-03-21 |

Letra e Deboras për nënën e saj këtë 8-Mars

Ty …

Në çdo histori, shqetësim, ndodhi që kam ndarë me blogun e Reporterit, këtë do e cilësoja si shkrimin më të veçantë për mua… pasi ky, të dedikohet Ty!

Për ata që i lexojnë për herë të parë shkrimet e mia, me dëshirë tepër të madhe iu prezantohem - Quhem Debora dhe jam 16 vjeç. Unë shkruaj herë pas here për të ndarë me të tjerët problematikat që më shqetësojnë mua dhe komunitetin tim, për të rritur ndërgjegjësimin dhe ndjeshmërinë ndaj këtyre tematikave… por jo sot!

Sot do të flas për mamanë time. Një heroinë e vërtetë në sytë e mi! Për më shumë se 20 vite, mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë, nënë dhe familjare e përkushtuar, qytetare e përgjegjshme në komunitet dhe mbi të gjitha, inspirim për mua. Një femër tepër e fortë, e drejtë dhe plot dinjitet. Gjithnjë ka qenë e pavarur dhe e zonja në çdo punë që merrte përsipër. Shëmbëlltyrë e një zemre të bute e të dashur, një njeri human e dashamirës që nuk njohu kurrë lodhje. Një njeri që dashurinë se peshon kurrë para së ta japë!

E adhuroj në çdo aspekt dhe aspiroj të bëhem së paku sa gjysma e saj! Sa herë që kemi mundësi, kalojmë kohë së bashku e flasim me njëra-tjetrën, por besoj se asnjëherë nuk kam arritur ta falenderoj për gjithë atë çka ajo ka bërë për mua e familjen tonë. Së fundmi ajo ka kaluar një kohë tepër të vështirë, pasi gjyshërit e mi u preken nga ky virus dhe asaj iu desh të kujdesej për to për më shumë se dy javë. E asnjëherë nuk u ankua… edhe pse po e ekspozonte tërësisht veten e saj ndaj këtij virusi, ndërkohë që virtualisht vazhdonte edhe pse i duhej të punonte me nxënësit e saj online në rrethana të vështira, edhe pse ndjente shumë mall për ne gjatë kohës që nuk ishte në shtëpi… nga goja e saj nuk doli asnjëhere fjala “lodhje”.

Mami, frymëzimi im! Asgjë që do bëj në këtë jetë nuk do të jetë e mjaftueshme për të shlyer dashurinë dhe kujdesin tënd ndaj meje, ama gjithçka do ta dedikoj ty. Në këtë datë, 8 Mars 2021, gjej rastin më të mirë të të them se të çmoj pafund si femër e si nënë. Të dua shumë, forca ime !

                         

 

 

 

Tungjatjeta.al

 
Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni