Ndryshimi përmes Vullnetarizmit Edukativ

You are here

  • 12-02-21 |

Ndryshimi përmes Vullnetarizmit Edukativ

Mund të them me plot përgjegjësi se tani jam një person më empatik dhe gjithashtu njohuritë e mia mbi rëndësinë e Vullnetarizmit janë zgjeruar,”- shprehet Alma, gjashtëmbëdhjetë vjeç, e cila prej dy muajsh është pjesë e klubeve të Super-Vullnetarëve.

Alma aplikoi për t’u bërë Super–Vullnetare sepse dëshironte që ta sfidonte veten, të mësonte më shumë mbi Vullnetarizmin dhe se si mund të jepte kontributin e saj për komunitetin ku ajo jeton.

Çfarë janë vlerat personale dhe rëndësia e tyre, diversiteti dhe nevoja për diversitet në çdo grup për të funksionuar, dallimet dhe ngjashmëritë mes anëtarëve të klubit të Super–Vullnetarëve, janë vetëm disa nga temat që ajo dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kanë mësuar gjatë modulit të parë të trajnimit të Vullnetarizmit Edukativ, për të cilat ajo është entuziaste pasi nuk ka qenë pjesëmarrëse në një format të tillë më herët.

“Ndihem me fat që jam pjesë e një trajnimi të tillë dhe po e sfidoj veten në një aspekt tjetër, duke u zhvilluar kështu në dimension personal e akademik në fusha të reja,” – thotë Alma.

Ajo ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme vullnetare edhe më parë me tema si: Lidershipi, Qytetaria Aktive, Ndërmarrësi Sociale, Të drejtat e njeriut e të tjera. Nga këto trajnime Alma rrëfen se ka kuptuar që edhe pse në moshë të re kontributi i saj ka rëndësi. Që nga ajo kohë, ajo është frymëzuar që të marrë pjesë aktivisht në shoqëri dhe të japë kontributin e saj  nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitete vullnetare.   

Alma është nxënëse në shkollë të mesme dhe në të ardhmen dëshiron të studiojë për drejtësi. Familjarët e saj thonë se edhe pse po jetojmë në një kohë plot sfida, Alma ka gjetur një mënyrë për të mos qëndruar duarkryq. Përkundrazi ajo ka qenë burim frymëzimi edhe për disa nga shokët e shoqet e saj të cilët iu janë bashkuar klubit të Super-Vullnetarëve me metodologjinë “duke e bërë, duke mësuar”.  

“Do të vazhdoj të bëj punë vullnetare edhe në të ardhmen me qëllim që të ndihmoj shkollën, komunitetin dhe qytetin tim dhe ua rekomandoj të gjithë moshatarëve trajnimin e Vullnetarizmit-Edukativ”, - thotë Alma.

E gjithë eksperienca është e bukur, por ajo çka Alma veçon si më të rëndësishme është bashkëpunimi mes anëtarëve të klubit kur janë duke zhvilluar aktivitete të përbashkëta. Disa nga aktivitetet që Alma veçon janë: “Të jesh në situatën e tjetrit” ku kanë mësuar si është të jesh në situatat e të tjerëve, “Përzgjedhja e emrit të klubit”, të gjejnë profesionet e imagjinuara të tjetrit dhe të tjera.

Ndonëse në pandemi, klubi i Super-Vullnetarëve po vijon me trajnimet virtualisht. Alma do të vazhdojë edhe me takimet tjera të tri moduleve të ardhshme dhe së bashku me klubin e saj dhe në vazhim do të kenë mundësinë të zbatojnë projekte të Vullnetarizmit Edukativ, në varësi të nevojave të komunitetit ku ata jetojnë.

Ky projekt zbatohet nga TOKA në bashkëpunim me World Vision Kosovo dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.

 

Tungjatjeta.al

 
Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni