Kur prek ëndrrën

You are here

  • 12-08-22 |

Kur prek ëndrrën

“Nuk janë ëndrrat e mbinatyrshme që na pengojnë, janë qëllimet shumë të natyrshme që na kufizojnë.” Kjo është bindja e Sardit nga Korça, 18-vjeçarit të cilit i pëlqen të ëndërrojë për të ardhmen dhe karrierën e tij.

Ai beson se me punë, disiplinë dhe pasion, edhe gjërat që duken të pamundura mund të bëhen realitet. Djaloshi korçar nuk di të dorëzohet. Dëshira e zjarrtë për të përmbushur qëllimet e tij në jetë triumfon edhe përballë vështirësive apo dështimeve.

“Nuk është e lehtë për një të ri që ta jetojë jetën në potencialin më të plotë. Jemi të limituar. Kultura, familja, shoqëria shpesh na kufizojnë. Por mua nuk më tremb dështimi, gjithmonë e shtyj veten përtej limiteve. Vendosmëria për të ecur përpara shpërblehet. Ëndrrat kanë nisur të bëhen realitet,”-na tregon Sardi, teksa i inkurajon të rinjtë që të mos dorëzohen, por të rendin drejt pasioneve të tyre.

Një nga ato ëndrrat e vogla, për të cilat flet i riu nga Korça, ishte që një ditë të ngjitej në një skenë para një audience të caktuar dhe të drejtonte një event, spektakël apo aktivitet.

“Ishte dëshira ime e zjarrtë që të mbaja atë mikrofonin e vogël tek faqja”, na tregon ai.

Dhe Sardi ia doli. Në ditën e dytë të Festivalit të Rinisë 2022 që u mbajt në Korçë, krah Jonida Shehut, një prej emrave më të njohur të gazetarisë shqiptare, Sardi moderoi panelin me drejtues të institucioneve dhe organizatave, mes të cilëve ishin edhe Sotiraq Filo, kryetari i Bashkisë Korçë dhe Bora Muzhaqi, ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët.

Për Sardin kjo nuk ishte rastësi. Ishte fryti i disa viteve përpjekjesh, provash, tentativash.  Ai beson tek puna dhe kultivimi i pasionit. Ai beson se mundi shpërblehet dhe meritokracia fiton. Në vjeshtë, ai nis një rrugëtim të ri. 18-vjeçari sapo ka përfunduar shkollën e mesme dhe pret të ulet në auditoret e universitetit.

“Çfarë profesioni do ushtroj në të ardhmen? Mjafton që të jem në shërbim të shoqërisë. Dua ta meritoj veten, të konkurroj ndershëm dhe të ndjehem rehat qoftë si jurist, mjek, gazetar apo aktivist,”- thekson i riu, i cili prej tre vitesh angazhohet në të gjitha programet që World Vision Albania zbaton në gjimnazin ku studion ai. Angazhimin me grupin IMPACT e konsideron si një prej eksperiencave më të veçanta dhe më ndërtuese. Në grupet IMPACT, Sardi thotë se mori aftësitë e duhura, motivimin e duhur dhe këshillimin e duhur. Aty njohu më mirë veten, dëshirat dhe pasionet e tij.

 “Grupi IMPACT ka patur ndikim të fuqishëm në jetën time. Kam fituar aftësi të reja. Jam rritur personalisht dhe profesionalisht. Shkolla imë është një nga më të vjetrat në zonë dhe ndërhyrjet e World Vision Albania kanë qenë të domosdoshme: për materialet sportive, për mjetet didaktike, për pasurimin e bibliotekës me libra, për ngritjen e klubit IMPACT,si dhe për projektin e Detektivëve të Bibliotekës,”- thekson Sardi.

Në një mesazh përmbyllës për bashkëmoshatarët e tij, 18-vjeçari e vë theksin tek teknologjia, si një mundësi për brezin e ri për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në të ardhmen.

“Tek Festivali i Rinisë bashkë me shoqen time të artit, mesazhi që dhamë përmes pantomimit tone ishte se duhet ta përqafojmë teknologjinë. Duhet ta kthejmë në përfitimin tonë. Fokusohuni tek prioritetet që i vini vetes. Investoni për formimin tuaj, zgjeroni njohuritë dhe mësoni gjithnjë gjëra të reja. Me këmbëngulje dhe përkushtim do i prekim ëndrrat," - shprehet i riu në mesazhin e tij në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ndërsa apelon që të rinjtë të dëgjohen, të angazhohen dhe të mbështeten në përpjekjet e tyre për ndryshim.

World Vision Albania punon me mbi 2700 të rinj përmes programeve që zbaton në 26 bashki në Shqipëri dhe 1 në Mal të Zi. Ne punojmë me adoleshentët dhe të rinjtë duke i ndihmuar ata të ndërtojnë aftësi, kompetenca dhe të fuqizohen për përfshirje aktive në jetën sociale dhe ekonomike. Sardi është vetëm njëri prej tyre dhe duket se po ia del.

Tungjatjeta.al

 
Arta
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Marigleni
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Alesia
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Arjani
Shqipëri
Bruna
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni