Situata që kaluam e po vazhdojmë të përjetojmë është mjaft e vështirë. Pavarësisht se tani i jemi përshtatur të jetuarit në këtë mënyrë, nuk mund të mohojmë se muajt që hodhëm pas, ishin një sfidë për secilin prej nesh. Të tjerët që po dhe do kalojmë, nuk janë aspak të thjeshtë gjithashtu.
Historia që dua të ndaj me ju është e thjeshtë dhe plotësisht e prekshme nga të gjithë. Unë jam një djalë, i cili nuk parapëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, kështu ndodh që shpesh merrem si objekt talljeje dhe, kjo nuk ndodh vetëm në diskutimet fizike (ballë për ballë) që kemi, por edhe në ato dixhitale.
Interneti tanimë ka zënë një vend thelbësor në jetën e secilit prej nesh e që përdoret nga të gjitha moshat, kryesisht nga të rinjtë. Sot, ai është një zgjidhje e mirë, sepse me anë të internetit ne mund të kërkojmë informacione nga më të ndryshmet duke zgjeruar kështu horizontin tone, por edhe mund të komunikojmë me njerëzit që ndodhen larg.