Rinia

Rinia

You are here

Adoleshentët dhe të rinjtë në Shqipëri janë qytetarë aktivë dhe kontribuojnë në cilësinë e jetës shoqërore dhe ekonomike të vendit. World Vision Albania punon me mbi 2700 të rinj përmes programeve dhe projekteve që zbaton në 26 Bashki në Shqipërisë dhe 1 në Mal të Zi.

Në vitin 2014, 34.5 % e të rinjve të moshës 15-29 vjeç nuk ishin as të punësuar, as të arsimuar apo të trajnuar; 70 % e tyre dëshironin të emigronin. Shumë prej tyre shprehen se ndihen të shkëputur nga komunitetet e tyre dhe të përjashtuar nga proceset vendimmarrëse. Mungesa e vizionit për jetën është një nga problemet që të rinjtë përjetojnë. Ndërkohe 88% e të rinjve shprehen se të rinjtë nuk kanë mundësi të kalojnë kohën e tyre në mënyre të dobishme.

Në këtë kontekst, World Vision Albania po punon që të ndihmojë adoleshentët dhe të rinjtë të arrijnë potencialin e tyre të plotë, duke kuptuar se çdo investim për ta është një investim për të ardhmen e Shqipërisë. Për ta realizuar këtë qëllim, ne punojmë me adoleshentët dhe të rinjtë duke i ndihmuar ata të ndërtojnë aftësi, kompetenca dhe të fuqizohen për përfshirje aktive në jetën sociale dhe ekonomike. Të rinjtë që angazhohen në programet e World Vision Albania janë pjesë e 109 grupeve. Gjatë vitit të fundit, ata janë bërë pjesë e 104 trajnimeve për rritjen e kapaciteteve dhe kanë ndërmarrë 112 nisma komunitare.

World Vision, gjithashtu pranon se ndjenjat e shkëputjes se të rinjve nga komuniteti janë një shqetësim i madh dhe po punon me organizatat me bazë fetare për të luftuar kërcënimin shqetësues të radikalizimit të të rinjve. Ne po ndihmojmë Ministrinë e Rinisë dhe Sporteve për të zhvilluar qendrat rinore kombëtare në Shqipëri, në mënyrë që të rinjtë të mund të kenë hapësirat e tyre për liri dhe krijimtari.

 

 

52.6 %

e të rinjve shprehen se në zonën ku do jetojnë nuk kanë mundësi të mira punësimi.

Të dhënat: Studimi për mirëqënien e fëmijëve, WorldVision.

28,8 %

e të gjithë popullsisë është ndërmjet moshës 15 - 29 vjeç.

Të dhënat: INSTAT.

207,700

Numri i të papunëve në Shqipëri për vitin 2016

Të dhënat: INSTAT.

30 %

e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç nuk janë as të punësuar, as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional.

Të dhënat: INSTAT.

SI DO TA ARRIJMË
QËLLIMIN TONË?

World Vision ka zhvilluar qasje të specializuara për të punuar me të rinjtë, bazuar në parimin se ata duhet të mësojnë duke vepruar e duke ndërmarrë nisma. Këto programe i janë përshtatur komuniteteve dhe nevojave individuale e punës me të rinjtë, për të ndërtuar karakterin dhe për të zhvilluar njohuri dhe aftësi së bashku me qëndrime dhe vlera pozitive. Ato bazohen në katër shtylla: qytetaria aktive; udhëheqja; sipërmarrja sociale dhe punësimi

UNË

Ne punojmë me mijëra djem dhe vajza të reja për të bërë të mundur që ata të zhvillojnë dhe forcojnë aftësitë thelbësore për jetën dhe të rriten si individë. Ne u mësojmë aftësi, që u lejojnë atyre të ndërtojnë marrëdhënie konstruktive, të zhvillojnë të menduarit kritik dhe të menaxhojnë emocionet e tyre

UNË DHE GRUPI IM

Ne i inkurajojmë të rinjtë që të organizohen në grupe, ku ata kanë një qëllim të përbashkët. Ne i ndihmojmë që të zhvillojnë një vizion, mision dhe plan veprimi, për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes. Ne u japim atyre aftësitë që u nevojiten për të funksionuar si një grup dhe punojmë me ta për të marrë të dhëna të rëndësishme, dhe hartuar strategji për çështje për të cilat ata advokojnë. Ne, gjithashtu, mbështesim grupe që të organizohen në rrjete dhe të ndërtojnë kontakte ndërmjet tyre

UNË DHE KOMUNITETI IM

Të rinjtë nga natyra kanë tendencën të jenë aktivë nga ana sociale. Ne i ndihmojnë ata të planifikojnë dhe të angazhohen në projekte që synojnë të sjellin ndryshim social. Ne krijojmë një mjedis ku ata të ndihen mjaftueshëm të sigurtë në vetvete për ta ngritur zërin në emër të komuniteteve të tyre. Dhe duke e bërë të gjithë këtë, ata ndërtojnë vlera për jetën. Ata gjithashtu mësojnë, si dhe ndihmojnë për nxitjen e një kulture, ku të drejtat e njeriut kuptohen, mbrohen dhe respektohen.

UNË DHE JETESA IME

World Vision Albania po ndërmerr hapa novatorë për të përmirësuar punësimin e të rinjve. Duke punuar me disa prej të rinjve më në nevojë, ne kuptojmë nevojat dhe aspiratat e tyre, dhe i ndihmojmë ata të përmirësojnë aftësitë, sjelljet dhe qëndrimet e tyre, për t’i bërë anëtarë të vlefshëm të shoqërisë dhe tërheqës në tregun e punës. Ne po ndihmojmë të rinj të fillojnë të ndërtojnë biznese apo të gjejnë praktika të paguara

Tungjatjeta.al

 
Emiljano
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Klajdi
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Marigleni
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Leonora
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Lajme

Si ta bind veten time të qëndroj këtu?

31-03-22

Megi është në klasën e nëntë dhe i pëlqen të shkruajë e të pikturojë.

29-03-22

14 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në Kamëz janë bërë pjesë e një fushate sportive me fokus nxitjen e aktivizmit rinor dhe adresimin e çështjeve që shqetësojnë fëmijët dhe të rin

18-03-22

Liana i do shumë librat, e do shumë shkollën dhe i pëlqen shumë të mësojë.

16-03-22

Që të arrish të jesh i pavarur është një fitore personale për secilin prej nesh. E tillë është fitorja që po përjeton Andi, 16 vjeçari nga Librazhdi.

15-03-22

Anila është me profesion mësuese bio-kimie. Prej 4 vitesh ajo ka qenë drejtuese e një prej grupeve rinore IMPACT në Durrës.

10-03-22

Pages

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni