Rinia

Rinia

You are here

PUNA JONË PËR TË RINJTË

Adoleshentët dhe të rinjtë në Shqipëri janë qytetarë aktivë dhe kontribuojnë në cilësinë ejetës shoqërore dhe ekonomike të vendit.

Ne sigurojmë hapësirë për të rinjtë, në mënyrë që ata të shprehin veten e tyre; të ndërtojnë kompetenca dhe aftësi, të ndërmarrin projekte në shërbim të komunitetit, t’i ndihmojmë ata të advokojnë dhe të sjellin ndryshime sociale dhe ekonomike për njerëzit më në nevojë.

Prioritetet tona

World Vision Albania punon me mbi 2700 të rinj përmes programeve dhe projekteve që zbaton në 19 Bashki të Shqipërisë.

Në vitin 2014, 34.5 % e të rinjve të moshës 15-29 vjeç nuk ishin as të punësuar, as të arsimuar apo të trajnuar;70 p% e tyre dëshironin të emigronin. Shumë prej tyre shprehen se ndihen të shkëputur nga komunitetet e tyre dhe të përjashtuar nga proceset vendimmarrëse. Mungesa e vizionit për jetën është një nga problemet që të rinjtë përjetojnë.

 Ndërkohe 88% e të rinjve shprehen se të rinjtë nuk kanë mundësi të kalojnë kohën e tyre në mënyre të dobishme.

Në këtë kontekst, World Vision Albania po punon që të ndihmojë adoleshentët dhe të rinjtë të arrijnë potencialin e tyre të plotë, duke kuptuar se çdo investim për ta është një investim për të ardhmen e Shqipërisë. Për ta realizuar këtë qëllim, ne punojmë me adoleshentët dhe të rinjtë duke i ndihmuar ata të ndërtojnë aftësi, kompetenca dhe të fuqizohen për përfshirje aktive në jetën sociale dhe ekonomike. Të rinjtë që angazhohen në programet e World Vision Albania janë pjesë e 109 grupeve. Gjatë vitit të fundit, ata janë bërë pjesë e 104 trajnimeve për rritjen e kapaciteteve dhe kanë ndërmarrë 112 nisma komunitare.

World Vision, gjithashtu pranon se ndjenjat e shkëputjes se te rinjve nga komuniteti janë një shqetësim i madh dhe po punon me organizatat me bazë fetare për të luftuar kërcënimin shqetësues të radikalizimit të të rinjve. Ne po ndihmojmë Ministrinë e Rinisë dhe Sporteve për të zhvilluar qendrat rinore kombëtare në Shqipëri, në mënyrë që të rinjtë të mund të kenë hapësirat e tyre për liri dhe krijimtari.

 

Shifra

Vetëm 52.6 % *

e të rinjve shprehen se në zonën ku do jetojnë nuk kanë mundësi të mira punësimi.

207,700 ***

Numri i të papunëve në Shqipëri për vitin 2016

28,8 % **

e të gjithë popullsisë është ndërmjet moshës 15 - 29 vjeç.

30 % ****

e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç nuk janë as të punësuar, as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional.

* WorldVision, Studimi për mirëqënien e fëmijëve, ** INSTAT , *** INSTAT , **** INSTAT

Si do ta arrijmë qëllimin tonë?

World Vision punon me të rinjtë bazuar në parimin se ata mund të mësojnë dhe aftësohen me mirë duke vepruar e duke ndërmarrë nisma nga të cilat përfitojnë si në planin personal dhe atë komunitar. Programi i Rinisë është̈ përshtatur në mënyrë të tillë që të funksionojë në zona urbane dhe rurale duke ndihmuar të rinjte të ndërtojnë karakterin dhe të zhvillojnë njohuri dhe aftësi së bashku duke u bazuar në qëndrime dhe vlera pozitive. Programi i Rinisë në WVA bazohet në katër shtylla kryesore: qytetaria aktive; udhëheqja e të rinjve; sipërmarrja sociale dhe punësimi.

 

Unë

Ne punojmë me mijëra djem dhe vajza të reja për të bërë të mundur që ata të zhvillojnë dhe forcojnë aftësitë thelbësore për jetën dhe të rriten si individë. Ne u mësojmë aftësi, që u lejojnë atyre të ndërtojnë marrëdhënie konstruktive, të zhvillojnë të menduarit kritik dhe të menaxhojnë emocionet e tyre.

Unë dhe grupi im

Ne i inkurajojmë të rinjtë që të organizohen në grupe, ku ata kanë një qëllim të përbashkët. Ne i ndihmojmë që të zhvillojnë një vizion, mision dhe plan veprimi, për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes. Ne u japim atyre aftësitë që u nevojiten për të funksionuar si një grup dhe punojmë me ta për të marrë të dhëna të rëndësishme, dhe hartuar strategji për çështje për të cilat ata advokojnë. Ne, gjithashtu, mbështesim grupe që të organizohen në rrjete dhe të ndërtojnë kontakte ndërmjet tyre.

Unë dhe komuniteti im

Të rinjtë nga natyra kanë tendencën të jenë aktivë nga ana sociale. Ne i ndihmojnë ata të planifikojnë dhe të angazhohen në projekte që synojnë të sjellin ndryshim social. Ne krijojmë një mjedis ku ata të ndihen mjaftueshëm të sigurt në vetvete për ta ngritur zërin në emër të komuniteteve të tyre. Dhe duke e bërë të gjithë këtë, ata ndërtojnë vlera për jetën, Ata gjithashtu mësojnë, si dhe ndihmojnë për nxitjen e një kulture, ku të drejtat e njeriut kuptohen, mbrohen dhe respektohen.

Unë dhe jetesa ime

World Vision Albania po ndërmerr hapa novatorë për të përmirësuar punësimin e të rinjve. Duke punuar me disa prej të rinjve më në nevojë, ne kuptojmë nevojat dhe aspiratat e tyre, dhe i ndihmojmë ata të përmirësojnë aftësitë, sjelljet dhe qëndrimet e tyre, për t’i bërë anëtarë të vlefshëm të shoqërisë dhe tërheqës në tregun e punës. Ne po ndihmojmë të rinj të fillojnë të ndërtojnë biznese apo të gjejnë praktika të paguara.

 

Lajme

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë ajo që kaluam dhe që do mbetet shumë gjatë në mendjen tonë.

21-09-20

“Dëgjoja shpesh në ambientin përreth që njerëzit ofendonin njëri tjetrin, mes tyre edhe fëmijët.

17-09-20

20.297 sete kancelarike po shpërndahen nga World Vision Albania në 9 Bashki të Shqipërisë në mënyrë që fëmijët të rikthehen në bankat e shkollës me mjetet e nevojshme shkollore.

14-09-20

40 të rinj, pjesë e familjeve të rikthyera nga emigracioni në bashkitë përkatëse, kanë krijuar grupet e të rinjve, 14-16 vjeç, të quajtur IMPACT.

26-08-20

“Raportimi i dhunës”, “Marrëdhënia me të tjerët/Bullizmi”, si dhe “Marrëdhënia Paqësore me Familjen” janë disa nga temat që po zhvillojnë online rreth 100 fëmijë të përfshirë në

20-07-20

“Në fillim është shumë e vështirë kur fillohet një nismë, por pasi e ke ndërmarrë atë apo fillon të kesh sukseset e para, të gjithë duan të të bashkohen.”- shprehet Igli, 16 vje

14-07-20

“Gjatë rrugëtimit në këtë projekt mësuam përtej gjërave që mund të dëgjonim në televizion, përfshirja në debate dhe nismat që realizuam ishin aventurë e paharrueshme.

08-07-20

Ne tashmë e kemi kuptuar që në shumë vlera, si liria dhe barazia, jemi shumë të ngjashëm me qytetarët evropianë prandaj shohim me optimizëm drejt së ardhmës sonë evropiane

03-07-20

Pages

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni