Mbrojtja e Fëmijëve

Mbrojtja e Fëmijëve

You are here

PUNA JONË PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE

World Vision në Shqipëri përmes programit të Mbrojtjes së Fëmijëve synon forcimin e sistemit të mbrojtjes nga dhuna fizike dhe psikologjike të djemve dhe vajzave, veçanërisht të atyre që janë më në rrezik. Së bashku me vetë fëmijët, prindërit, kujdestarët dhe partnerët formalë dhe joformalë, ne përpiqemi që të ndërtojmë një mjedis mbrojtës ku çdo fëmijë, të mund të marrë në mënyrë të drejtë e të barabartë përkujdesje, mbrojtje dhe shërbimet e dedikuara të mbrojtjes në përputhje me nevojat e tij/saj.

Çfarë bëjmë ne?

World Vision Albania punon me fëmijët, komunitetet dhe partnerët për të krijuar një sistem miqësor, funksional, dhe gjithëpërfshirës të mbrojtjes së fëmijëve.

NE PUNOJMË PËR FUQIZIMIN E SHËRBIMEVE KOMUNITARE ME NË QENDËR FËMIJËN

World Vision punon ngushtësisht me aktorët formal dhe joformal për të siguruar që fëmijët, sidomos ata që kanë nevojë për mbrojtje të marrin shërbimet e duhura e të dedikuara në përputhje me nevojat e identifikuara. Ne mbështetesim strukturat në nivel vendor, për ndërtimin dhe ofrimin e shërbimeve me bazë komunitare të kujdesit shoqëror, me fokus fëmijët. Në partneritet me bashkitë Durrës, Dibër dhe Maliq, si edhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet skemës së Fondit Social, World Vision po mbështet krijimin e qendrave për Shërbime Mbrojtëse, Fuqizuese dhe Emergjente për të ndihmuar fëmijët dhe familjet. Duke promovuar një model shërbimesh gjithëpërshirës, këto qendra kanë në fokusin e tyre parandalimin, mbrojtjen dhe përgjigjen me shërbime konkrete për fëmijët e rrezikuar nga dhuna, abuzimi, neglizhenca, shfrytëzimi dhe çdo formë tjetër e dhunës. Qendrat ofrojnë një paketë të plotë të mbrojtjes efikase, fuqizimit dhe shërbimeve emergjente, në përputhje me legjislacionin aktual, si dhe nevojat komplekse, duke respektuar standardet e funksionimit dhe protokollet për një shërbim të tillë, të zhvilluar dhe zbatuar së bashku me partnerët tanë. Përgjatë vitit 2021, 232 fëmijë dhe të rritur kanë përfituar nga shërbimet ditore dhe rezidenciale në këto qendra. Mbështetja me njohuritë dhe praktikat e nevojshme për ofrimin e shërbimit të punonjësve që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me fëmijët, është po ashtu pjesë e punës së vazhdueshme që World Vision dhe partnerët kanë zbatuar me mbështetjen e skemës së Fondit Social të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vetëm përgjatë vitit 2021, 12 punonjës të mbrojtjes së fëmijëve, punonjës të shërbimit social dhe kujdestarë në qendrat rezidenciale janë bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme të tilla si: shkëmbim eksperience, vizita studimore, etj. me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre. Ndërsa, në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës, World Vision mbështet ofrimin e shërbimeve komunitare në Qytezën e Fëmijëve. Qyteza e Fëmijëve është një qendër multifunksionale për fëmijët që ofron edukimin dhe zhvillimin e tyre në fushën intelektuale, sociale, shkencore, fizike, artistike dhe shpirtërore. Ajo është konsiderur si qendra më e madhe në rajon, e cila ofron një larmi aktivitetesh për fëmijë dhe adoleshentëve midis moshave 3 dhe 14 vjeç. Qendra është krijuar posaçërisht për aktivitete sociale, sportive dhe kulturore për fëmijë dhe të rritur. Nga janari deri në qershor 2021, në total 2,504 fëmijë vizituan qendrën dhe morën pjesë të paktën në një nga aktivitetet e organizuara në Qytezën e Fëmijëve.

NE PUNOJMË PËR PËRMIRËSIMIN E SISTEMIT TË MBROJTJES SË FËMIJËVE NË SHQIPËRI

World Vision përdor një qasje sistemike për të adresuar rrënjët e problemeve të dhunës kundër vajzave dhe djemve duke fuqizuar aktorët kryesorë dhe duke i nxituar ata që të punojnë së bashku për të krijuar një mjedis mbrojtës, i cili kujdeset dhe mbështet të gjithë fëmijët, veçanërisht ata më në nevojë. Një qasje sistemike për mbrojtjen e fëmijëve është mjaft fleksibël dhe lejon zbatimin e një game të gjerë ndërhyrjesh në dobi të të gjithë fëmijëve, duke adresuar, promovuar dhe mbrojtur njëkohësisht interesat e fëmijëve të nënpërfaqësuar, të margjinalizuar ose të cenueshëm në një situatë ose kontekst të veçantë. World Vision punon veçanërisht me fëmijët për fuqizimin e tyre në mënyrë që ata vetë të mund të ngrenë zërin për çështje që i shqetësojnë dhe të mund të ndikojnë sistemin e mbrojtjes së fëmijëve në vendin tonë. Fëmijët janë rregullisht pjesë e proceseve konsultuese gjatë hartimit të dokumentave të ndryshëm strategjikë të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë jetën e tyre. Kështu, gjatë vitit 2021 fëmijët u bënë pjesë e procesit të konsultimit të Agjendës Kombëtare të Fëmijëve 2021-2026, duke shprehur mendimet e tyre dhe rekomandimet për krijimin e një dokumenti më të plotë dhe të përshtatshëm me nevojat e fëmijëve. Ne kujdesemi po ashtu që zëri i fëmijëve dhe shqetësimet e tyre të jenë pjesë e tryezave të diskutimit dhe ofrimit të zgjidhjeve në nivel politikbërës. Ne advokojmë vazhdimisht që të drejtat e fëmijëve të respektoohen, të promovohen dhe të garantohen në vendin tonë. Në këtë mënyrë, nëpërmjet programeve tona ne synojmë përmitrësimin e politikave për mbrojtjen e fëmijëve në nivel lokal dhe kombëtar.

 

Të Fundit

“Ne ndjehemi shumë krenar, sepse falë nismave tona kemi ngritur zërin për shtimin e numrit të Punonjësve të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe tashmë prej një viti kemi dy punonjës m

06-03-20

Këtë vit, Dita Universale e të Drejtave të Fëmijëve është gjithashtu 30-vjetori i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve.

06-03-20

Unë jam rritur në një familje të madhe, jemi 4 motra dhe 1 vëlla.  Prindërit e mi kanë punuar shumë që të na siguronin së paku nevojat bazë jetësore...ushqim, veshje, librat e s

06-03-20

Për herë të parë në komisariatin e Kurbinit do të ketë hapësira të përshtatshme dhe të dedikuara për intervistimin e të miturve në konflikt me ligjin.

06-03-20

Për 4 javë, nga ora 8 deri në 17:00, në hollin e Pallatit të Kulturës  do të gjeni ekspozitën “Reporteri” me fotoreportazhet e të rinjve anekënd Shqipërisë.

18-10-19

70% e fëmijëve raportojnë se kanë përjetuar një formë dhune.

34% e fëmijëve nuk kanë besim të raportojnë tek institucionet.

11-10-19

Rreth 900 fëmijë pjesë e World Vision nga 6 bashki: si Kurbini, Lezha, Kamza, Korça, Durrësi dhe Shkodra kanë qenë pjesë e konsultimit të ligjit "

27-05-19

A e njohin fëmijët ligjin për mbrojtjen e të drejtave të tyre? A mund ta kuptojnë atë? Çfarë mund të bëjmë për të ndryshuar ta përmirësuar atë?

09-05-19

Çfarë duhet të dinë mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, apo dhe profesionistë tjerë që punojnë me fëmijët për t’i ndihmuar ata në raste dhune?

11-04-19

L. ishte vetëm 13 vjeç kur u detyrua të braktiste shkollën si pasojë e varfërisë në familjen e saj.

13-02-19

Pages

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni