English below - Pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve është në qendër të programeve të World Vision Albania.
Objektivi Strategjik i Programit Teknik të Mbrojtjes së Fëmijëve i World Vision në Shqipëri synon forcimin e sistemit të mbrojtjes nga dhuna fizike dhe psikologjike të djemve dhe vajzave, veçanërisht të atyre që janë më në rrezik. Programi jonë i Mbrojtjes së Fëmijëve kërkon të sjellë ndryshime të qëndrueshme pozitive në jetën e fëmijëve.
Së bashku me vetë fëmijët, prindërit, kujdestarët dhe partnerët formalë dhe joformalë, ne përpiqemi që të ndërtojmë një mjedis mbrojtës ku çdo fëmijë, të mund të marrë në mënyrë të drejtë e të barabartë përkujdesje, mbrojtje dhe shërbimet e dedikuara të mbrojtjes në përputhje me nevojat e tij/saj.
prindërit dhe kujdestarët ndihmohen për të kuptuar më mirë disiplinimin pozitiv dhe se si mund të reduktojnë përdorimin e praktikave të dëmshme në disiplinimin e fëmijëve. Përgjatë vitit 2021, nëpërmjet programit tonë të prindërimit, ne kemi punuar me mbi 600 prindër në Bashkitë: Tiranë, Kamëz, Durrës, Dibër, Lezhë, Kurbin, Shkodër, Librazhd, Korçë dhe Maliq. Si një nevojë e identifikuar më herët, por e përforcuar nga situatat e emergjencave të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe nga Covid-19, çështjet e shëndetit mendor dhe kujdesi për mirëqenien psiko-emocionale të fëmijëve dhe prindërve/kujdestarëve të tyre, u trajtuan me përparësi nga World Vision Albania gjatë vitit 2020-2021. Nëpërmjet ofrimit të shërbimit psikologjik të specializuar, mbi 620 fëmijë dhe të rritur (prindër dhe kujdestarë) morën ndihmë të specializuar psikologjike nëpërmjet linjës online ose takimeve të drejtpërdrejta.
LEXO MË SHUMË
joformal për të siguruar që fëmijët, sidomos ata që kanë nevojë për mbrojtje të marrin shërbimet e duhura e të dedikuara në përputhje me nevojat e identifikuara. Ne mbështetesim strukturat në nivel vendor, për ndërtimin dhe ofrimin e shërbimeve me bazë komunitare të kujdesit shoqëror, me fokus fëmijët. Në partneritet me bashkitë Durrës, Dibër dhe Maliq, si edhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet skemës së Fondit Social,
LEXO MË SHUMË
fuqizuar aktorët kryesorë dhe duke i nxituar ata që të punojnë së bashku për të krijuar një mjedis mbrojtës, i cili kujdeset dhe mbështet të gjithë fëmijët, veçanërisht ata më në nevojë. Një qasje sistemike për mbrojtjen e fëmijëve është mjaft fleksibël dhe lejon zbatimin e një game të gjerë ndërhyrjesh në dobi të të gjithë fëmijëve, duke adresuar, promovuar dhe mbrojtur njëkohësisht interesat e fëmijëve të
LEXO MË SHUMË
“DUHET NJË BOTË E TËRË PËR T’I DHËNË FUND DHUNËS NDAJ FËMIJËVE” (ITAW)
Në mars të vitit 2017, World Vision International nisi një fushatë globale pesëvjeçare e cila synon të kontribuojë në dhënien fund të dhunës ndaj fëmijëve. Fushata “duhet një botë e tërë për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve” i përgjigjet një çështjeje e cila prek mbi një miliard fëmijë çdo vit në çdo vend të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Fushata “duhet një botë e tërë për t’i dhënë fund dhunës ndajë fëmijëve” mbështet ndër të tjera arritjen e objektivit për zhvillimin e qëndrueshëm 16.2 – dhënien fund të abuzimit, shfrytëzimit, trafikimit dhe të çdo forme të dhunës ndaj fëmijëve. Në Shqipëri, fushata adreson specifikisht dhunën fizike dhe psikologjike që ushtrohet ndaj fëmijëve.