Leterkëmbimi

Letërkëmbimi

You are here

Projekti i sponsorizimit ose i njohur ndryshe edhe si projekt i letërkëmbimit bën të mundur që miq  nga vende të ndryshme të zhvilluara të mbështesin zbatimin e programit tonë. Kontributi i tyre besnik bën të mundur jetësimin dhe zbatimin e disa projekteve (edukim, mbrojtje e fëmijës, rinia dhe letërkëmbimi) që kontribuojnë në mirëqenien e fëmijëve dhe komuniteteve më në nevojë.

Këta miq kryesisht nga katër vende, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Korea e jugut dhe Hong Kong, janë në radhë të parë partnerë që kanë për zemër të kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve në nevojë dhe jetët e fëmijëve. Ndër të tjera, edhe përmes letërkëmbimit  këta partnerë plot zemër për të përkrahur, marrin pjesë në arritjet dhe sukseset e punës sonë me fëmijët në komunitetet ku punojmë. Kjo pjesëmarrje kontribuon në një transformim të ndërsjellë, të sponsorit dhe të fëmijës.

Projekti zbatohet në 10 zona zhvillimore dhe është i shtrirë në mbi 200 komunitete, kryesisht në zona rurale dhe në 165 shkolla, kryesisht në shkolla 9 vjeçare, por jo vetëm. Rreth 32,000 fëmijë janë të regjistruar në projektin e letërkëmbimit. Paraprakisht World Vision në Shqipëri sigurohet për pëlqimin formal dhe të mirë informuar të prindërve ose kujdestarëve të tyre dhe që në çdo aktivitet a ndërveprim me fëmijët ndiqet në mënyrë të rreptë politika e mbrojtjes së fëmijëve dhe standarde të tjera të rëndësishme.

Disa nga proceset kryesore që zbatohen janë korrespondenca e fëmijëve me miqtë e tyre, monitorimi i fëmijëve të programit në aspekte të ndryshme të mirëqenies së tyre, aktivitetet e kartolinave të krishtlindjes etj.

Po ashtu, mbështetja e fëmijëve dhe familjeve më në nevojë përfshirë edhe në raste emergjencash është një tjetër aspekt i rëndësishëm i projektit.

Përmes këtyre proceseve nxitet zhvillimi i fëmijëve përmes rritjes së pjesëmarrjes së fëmijëve dhe fuqizimi i zërit të tyre si dhe përkujdesjes dhe mbrojtjes së tyre në komunitetet ku jetojnë.

Projekti bashkëpunon me partnerë të ndryshëm në terren dhe nxit pjesëmarrjen aktive të vetë fëmijëve në procese të ndryshme që kontribuojnë në mirëqenien e tyre. Disa nga këto aktorë janë, shkollat dhe strukturat e tyre, infermieret e qendrave shëndetësore, OJQ të ndryshme me vizion të ngjashëm me World Vision Shqipëri etj.

Tungjatjeta.al

 
Emanueli, 4 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia dhe paraliza e gjymtyrëve të poshtme. Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndr

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Sara, 6 vjeçe
Librazhd

Sara vuan nga encefalopatia dhe epilepsia.

Arjani, 15 vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Leonora, 16 vjeçe
Librazhd

Vuan nga encefalopatia epileptogjene. Ka nevojë për seanca logopedie.

Altin, 3 vjeç
Librazhd

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Ka kaluar temperaturë të brendshme. Diagnozë e papërcaktuar.

Oligerta, 14 vjeçe
Librazhd

Ka zhvillim të vonuar. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Irena, 10 vjeçe
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Soni, 11 vjeç
Librazhd

Emiljano, 2 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Marigleni, 9-vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Gabriela, 15 vjeçe
Librazhd

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Klajdi, 11 vjeç
Librazhd

I diagnostifikuar me Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet e tij.

Alesia, 9 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Selma, 4 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Spinofibi ( deformime të shtyllës kurrizore).

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Ana, 15 vjeçe
Librazhd

Diagnostikuar me epilepsi. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Bruna, 7 vjeçe
Librazhd

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Donaldi, 10 vjeç
Librazhd

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Librazhd

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Arta, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Jasmina, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

LETËRKËMBIMI

Kufijtë nuk ndihen nëse ka dashuri!

Bora është nga Elbasani dhe është vajza e tretë në një familje me 5 vajza. Ëndrra e babait të saj ka qenë që vajzat e tij të shkollohen dhe t’ia dalin në jetë… Dhe pse në familje punon vetëm kryefamiljari, ai ka këmbëngulur gjithmonë që pesë vajzat të shkollohen.

Më Shumë

Gjyshërit e Ronaldos

Shtëpia e Ronaldos ka çati llamarine e mure me lagështi. Bashkë me gjyshen, vëllain dhe motrën e vogël flenë në një dhomë me dy divanë. Që mos t’iu dhembë shumë trupi, një herë fle njëri në dysheme e një herë tjetri. Kanë shumë pak mundësi për të pasur më shumë hapsirë e krevate për të gjithë sepse i vetmi që punon në familje është babai.

Më Shumë

Ti je pjesë e familjes…jam këtu për të të ndihmuar

Ne jemi përkrah teje, ashtu sikurse janë edhe prindërit e tu. Ne duam të të ndihmojmë që ti të ecësh në jetë. Unë dua që të jesh e lumtur! Ne kemi besim tek ty, sepse ti je pjesë e familjes. Kështu që nëse do të kesh nevojë për ndihmë mos nguro të kërkosh mbështetjen tonë.

Më Shumë

Falë teje...

  • Autori: 
    Majlinda Karameta

“Unë jam Chaewon dhe jetoj në Daejon, Korenë e Jugut. Shkoj në klasën e 6-të. Po shkruaj për shoqen time, Ermelina. Ajo jeton në një vend të bukur të quajtur Shqipëri. Vendi i shqiponjave duket si në perralla, apo jo? Ne jemi të dyja 12 vjeçe. Ermelina jeton në Europë kurse unë jetoj në Azi. Shumë larg njëra-tjetrës, por zemrat tona janë si një familje.

Më Shumë

...po të mos ishe ti...

  • Autori: 
    Majlinda Karameta

Leoni 11- vjeçar ka një mike të veçantë. Ata flasin me gjuhën e miqësisë së vërtetë. Gyeong është mikja e tij koreane, të cilës ai i ka besuar sekretet e zemrës.

Më Shumë

Një urim për Krishtlindje: “Unë ju dua shumë të gjithëve!”

Krishtlindja na bashkon! Kjo festë është arsyeja që na mbledh të gjithëve në një tavolinë ose na bën të shkruajmë kartolina urimi e falenderimi.

Më Shumë

Për miken dhe familjen time...

  • Autori: 
    Vasilika Bargjo

Klea është vlerësuar me notë maksimale në të gjitha lëndët mësimore dhe jo rrallë herë ka marrë fletë lavdërimi. 17 vjeçarja është në vitin e tretë gjimnaz e tregon se më në fund shqetësimi i saj për të vazhduar shkollën e lartë për mjekësi ka filluar të marrë zgjidhje: “Një ditë sa u ktheva nga shkolla më tha nana dhe mami që sponsori ishte interesuar për studimet e mia. Shtanga!

Më Shumë

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Newsletter

Regjistroni emailin tuaj për të marrë njoftimet tona.

Na Ndiqni