Lehtësimi i Biznesit

Lehtësimi i Biznesit

You are here

Modeli i Lehtësimit të Biznesit

Lehtësimi i Biznesit është një model i zhvillimit ekonomik, i ndërtuar për të përmirësuar mirëqenien e fëmijeve nga familjet e varfëra, duke ndihmuar prindërit dhe kujdestarët për të rritur të ardhurat e familjes, përmes zhvillimit të bizneseve të vogla, fitimprurëse dhe të qëndrueshme (zakonisht mikro-ndërmarrje). Ky projekt është duke u zbatuar në tre Programe Zhvillimi të WV Shqiperi; në Korçë, Kurbin,  dhe Librazhd.

Projekti ka filluar në vitin 2014 në Kurbin dhe Librazhd, duke u ndjekur nga fillimi i punës në Korçë, në Prill 2015.

Qëllimet e Projektit të Lehtësimit të Biznesit janë:

  • Rritja e qëndrueshme e të ardhurave dhe burimeve në komunitetin e synuar, veçanërisht familjeve qe janë më të varfra
  • Rritja e vlerës së produkteve dhe shërbimeve në zonën e synuar si rezultat i bizneseve te reja, bizneseve të zgjeruara dhe rritjes së diversitetit të biznesit
  • Rritje të mundësive të punësimit në zonën e synuar si rezultat i bizneseve të reja dhe bizneseve të zgjeruara
  • Njohuri të zgjeruara të komunitetit, aftësi dhe përvojë në zhvillimin ekonomik, zhvillimin e biznesit dhe gjenerimin e të ardhurave, që kontribuon në mirëqënien dhe stabilitetin e familjes
  • Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm biznesi - një mjedis që e bën më të lehtë për anëtarët e komunitetit të fillojnë ose zgjerojnë një biznes
  • Rritja e rrjeteve dhe partneriteteve midis aktorëve të zhvillimit ekonomik
  • Përmirësimi i kapitalit social për zhvillimin ekonomik të komunitetit të synuar (nëpërmjet aktiviteteve te Këshillit të Biznesit, e që përfshin rrjetëzimin, partneritetet dhe sjelljen së bashku të anëtarëve të komunitetit)
  • Ndryshimi i mentalitetit të komunitetit; rritja e shpresës, orientimi për të ardhmen, dinjiteti, besimi, vetë-efikasiteti, efikasiteti kolektiv dhe qëndrimet që çojnë në zhvillimin e biznesit (nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve te Këshillit të Biznesit dhe bizneseve individuale, nga Lehtësuesi i Biznesit).

 

Projekti i Lehtësimit të Biznesit i përgjigjet dy pengesave kryesore me të cilat ballafaqohen sipërmarrësit:

  1. Barrierat e brendshme, që lidhen me mungesën e kompetencave të një individi për të filluar/drejtuar një biznes; dhe
  2. Barrierat e jashtme që lidhen me mjedisin e biznesit lokal, në të cilin ata dhe të gjitha bizneset veprojnë.

Kjo bëhet përmes tre ndërhyrjeve kryesore:

  • Mbështetja e nje grupi të pronarëve të biznesit (zakonisht i quajtur Këshilli Komunitar i Biznesit), për të krijuar bashkarisht një mjedis më të favorshëm për biznesin lokal;
  • Trajnimi i pronarëve të bizneseve për të ndërtuar kompetencat e tyre të biznesit (p.sh. aftësitë, njohuritë dhe qëndrimet në menaxhimin e sipërmarrjes së tyre).
  • Trajnimi i pronarëve të bizneseve në zbatimin e kompetencave të tyre të menaxhimit të biznesit dhe qasja në rrjetet prodhuese dhe burime shtesë.

Fuqia e qasjes së modelit të Lehtësimit të Biznesit, qëndron në kombinimin e këtyre tre komponentëve.

Progresi

Aktualisht, në të tre zonat ku World Vision zbaton projektin, mbështetet krijimi dhe fuqizimi i Këshillit Komunitar të Biznesit. Kjo është një formë organizimi për biznesin lokal, që ka si qëllim analizimin e situatës së biznesit (problemet dhe mundësitë) dhe gjenerimin e zgjidhjeve për përmirësim. Zgjidhjet mund të jenë ndërhyrje të drejtpërdrejta fizike në përmirësimin e infrastrukturës, teknologjisë dhe kapaciteteve të biznesit, ose advokim ndaj vendimmarrësve. Këshillat Komunitarë kanë zhvilluar planet e tyre dhe po mbështetin në mënyre aktive zbatimin e këtyre planeve në terren.

Bizneset e synuara në të tre rajonet janë kryesisht në bujqesi, pasi ky sektor perfaqëson gati 90% të aktivitetit ekonomik të këtyre zonave.


Në Korçë:

Referuar të dhënave deri në prill të vitit 2017, projekti ka pasur nje ndikim të rëndësishëm tek anëtarët e komunitetit dhe bizneset.

Projekti është angazhuar me sukses në të shtatë fushat e ndërhyrjeve, të shtjelluara më poshtë.

1. Qasja në sherbimet e zhvillimit të biznesit:
344 pronarë biznesi (189 gra dhe 155 burra) kanë përmirësuar njohuritë e tyre mbi menaxhimin e biznesit përmes programit të trajnimit.

2. Mundësimi i sistemit Legjislativ dhe Rregullator
168 biznese (67 gra dhe 101 burra) janë regjistruar zyrtarisht me mbështetjen e projektit

3. Inputet dhe Furnizimet:
Nisma e advokimit të Këshillit të Biznesit të Komunitetit e ka ndikuar Bashkinë që të rritë buxhetin vjetor për bujqësinë në më shumë se 50% krahasuar me vitin e kaluar (rreth 30,000 dollarë). Ndikimi i pritur i investimit të planifikuar do të përmirësojë sistemet e ujitjes dhe të kullimit për një total prej 5,681 ha tokë.

4. Infrastrukturë, Transport, Telekomunikacion dhe Shërbime:
128 biznese janë përkrahur drejtpersëdrejti për të përmirësuar teknologjinë bujqesore dhe blegtorale

5. Financat dhe shërbimet financiare:
128 biznese i referohen institucioneve financiare dhe 19 prej tyre janë kualifikuar për kredi dhe kanë investuar në zhvillimin e biznesit.

6. Informacion për Tregjet dhe Shitjet:
Promovohen dhe mbështeten 12 rrjete biznesi me pjesëmarrjen e 162 pronarëve të bizneseve

7. Kultura dhe Administrimi i biznesit:
Te gjitha bizneset e synuara janë mbështetur për të aplikuar njohuritë e fituara përmes programit të ndërtimit të kapaciteteve, veçanërisht metodologjisë të praktikimit (coaching). Pronarët e bizneseve janë shumë më të motivuar dhe kanë rritur ndjeshëm të kuptuarit mbi rëndësinë dhe përfitimin e zhvillimit të biznesit të tyre.


Në Kurbin:

Këshilli lokal i biznesit është themeluar, funksionon ka hartuar planin e vet të punës, për përmirësimin e ambientit të biznesit vendas.

96 familje janë duke përfituar nga nismat e para të filluara tashmë, në funksion të përmirësimit të infrastrukturës dhe teknologjisë.


Në Librazhd:

235 pronarë biznesi (25 gra dhe 210 burra) kanë përmirësuar njohuritë e tyre për menaxhimin e biznesit përmes programit të trajnimit.

Më shumë se 200 biznese janë mbështetur drejtpërdrejt për të përmirësuar bujqësinë dhe teknologjinë në bujqësi dhe blegtori.

Përmes negociatave të Këshillit të Biznesit, Bashkia për herë të parë ka caktuar personel specifik për mbështetjen e sektorit të Zhvillimit Ekonomik.

Tungjatjeta.al

 
Alesia, 9 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Marigleni, 9-vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Klajdi, 11 vjeç
Librazhd

I diagnostifikuar me Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet e tij.

Jasmina, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Bruna, 7 vjeçe
Librazhd

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ana, 15 vjeçe
Librazhd

Diagnostikuar me epilepsi. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Sara, 6 vjeçe
Librazhd

Sara vuan nga encefalopatia dhe epilepsia.

Oligerta, 14 vjeçe
Librazhd

Ka zhvillim të vonuar. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Gabriela, 15 vjeçe
Librazhd

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Altin, 3 vjeç
Librazhd

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Ka kaluar temperaturë të brendshme. Diagnozë e papërcaktuar.

Arta, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Emiljano, 2 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arjani, 15 vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Emanueli, 4 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia dhe paraliza e gjymtyrëve të poshtme. Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndr

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Librazhd

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Donaldi, 10 vjeç
Librazhd

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Soni, 11 vjeç
Librazhd

Leonora, 16 vjeçe
Librazhd

Vuan nga encefalopatia epileptogjene. Ka nevojë për seanca logopedie.

Selma, 4 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Spinofibi ( deformime të shtyllës kurrizore).

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Lajme

Në Libonik të Korçës, prej disa vitesh nuk gjen më toka të lëna djerrë. Gati i gjithë fshati i ka kthyer sytë dhe shpresat tek prodhimet e tokës.

13-11-18

Për 10 vite, Rudina iu përkushtua me shumë dashuri familjes së saj, dhe djemve të vegjël. Por sot jeta e saj ka marrë një tjetër rrjedhë.

08-03-18

Në ditët e sotme, Pandeli Malaveci arrin të marrë prodhim nga 35 dynym tokë. Vetëm 12 prej tyre i ka të familjes, kurse pjesën tjetër e merr me qera.

12-01-18

“Mjalti është ilaç!” – thotë populli.

25-09-17

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Newsletter

Regjistroni emailin tuaj për të marrë njoftimet tona.

Na Ndiqni