Fuqizimi Ekonomik i Familjeve

Fuqizimi Ekonomik i Familjeve

You are here

Lehtësimi i Biznesit është një model i zhvillimit ekonomik, i ndërtuar për të përmirësuar mirëqenien e fëmijeve nga familjet e varfëra, duke ndihmuar prindërit dhe kujdestarët për të rritur të ardhurat e familjes, përmes zhvillimit të bizneseve të vogla, fitimprurëse dhe të qëndrueshme (zakonisht mikro-ndërmarrje). Ky projekt është duke u zbatuar në tre Programe Zhvillimi të WV Shqipëri; në Korçë, Kurbin, dhe Librazhd.

Projekti ka filluar në vitin 2014 në Kurbin dhe Librazhd, duke u ndjekur nga fillimi i punës në Korçë, në Prill 2015.

Qëllimet e Projektit të Lehtësimit të Biznesit janë:

Fermerët rrisin efikasitetin e punës së tyre, e njëkohësisht edhe mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve.
Fermerët ndihmohen të përdorin praktika të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve/potencialeve natyrore, duke përmirësuar njëkohësisht aftësinë për të përballuar/kapërcyer situatat e vështira.

Projekti i Lehtësimit të Biznesit i përgjigjet dy pengesave kryesore me të cilat ballafaqohen sipërmarrësit:

Fermerët rrisin efikasitetin e punës së tyre, e njëkohësisht edhe mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve.
Fermerët ndihmohen të përdorin praktika të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve/potencialeve natyrore, duke përmirësuar njëkohësisht aftësinë për të përballuar/kapërcyer situatat e vështira.

Kjo bëhet përmes tre ndërhyrjeve kryesore:

Fermerët rrisin efikasitetin e punës së tyre, e njëkohësisht edhe mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve.
Fermerët ndihmohen të përdorin praktika të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve/potencialeve natyrore, duke përmirësuar njëkohësisht aftësinë për të përballuar/kapërcyer situatat e vështira.

Fuqia e qasjes së modelit të Lehtësimit të Biznesit, qëndron në kombinimin e këtyre tre komponentëve.

PROGRESI

Aktualisht, në të tre zonat ku World Vision zbaton projektin, mbështetet krijimi dhe fuqizimi i Këshillit Komunitar të Biznesit. Kjo është një formë organizimi për biznesin lokal, që ka si qëllim analizimin e situatës së biznesit (problemet dhe mundësitë) dhe gjenerimin e zgjidhjeve për përmirësim.

Zgjidhjet mund të jenë ndërhyrje të drejtpërdrejta fizike në përmirësimin e infrastrukturës, teknologjisë dhe kapaciteteve të biznesit, ose advokim ndaj vendimmarrësve. Këshillat Komunitarë kanë zhvilluar planet e tyre dhe po mbështetin në mënyre aktive zbatimin e këtyre planeve në terren.

Bizneset e synuara në të tre rajonet janë kryesisht në bujqësi, pasi ky sektor perfaqëson gati 90% të aktivitetit ekonomik të këtyre zonave.

NË KORÇË

Referuar të dhënave deri në prill të vitit 2017, projekti ka pasur nje ndikim të rëndësishëm tek anëtarët e komunitetit dhe bizneset. Projekti është angazhuar me sukses në të shtatë fushat e ndërhyrjeve, të shtjelluara më poshtë.
1. Qasja në sherbimet e zhvillimit të biznesit: 344 pronarë biznesi (189 gra dhe 155 burra) kanë përmirësuar njohuritë e tyre mbi menaxhimin e biznesit përmes programit të trajnimit. 2. Mundësimi i sistemit Legjislativ dhe Rregullator 168 biznese (67 gra dhe 101 burra) janë regjistruar zyrtarisht me mbështetjen e projektit 3. Inputet dhe Furnizimet: Nisma e advokimit të Këshillit të Biznesit të Komunitetit e ka ndikuar Bashkinë që të rritë buxhetin vjetor për bujqësinë në më shumë se 50% krahasuar me vitin e kaluar (rreth 30,000 dollarë). Ndikimi i pritur i investimit të planifikuar do të përmirësojë sistemet e ujitjes dhe të kullimit për një total prej 5,681 ha tokë. 4. Infrastrukturë, Transport, Telekomunikacion dhe Shërbime: 128 biznese janë përkrahur drejtpersëdrejti për të përmirësuar teknologjinë bujqesore dhe blegtorale 5. Financat dhe shërbimet financiare: 128 biznese i referohen institucioneve financiare dhe 19 prej tyre janë kualifikuar për kredi dhe kanë investuar në zhvillimin e biznesit. 6. Informacion për Tregjet dhe Shitjet: Promovohen dhe mbështeten 12 rrjete biznesi me pjesëmarrjen e 162 pronarëve të bizneseve 7. Kultura dhe Administrimi i biznesit: Te gjitha bizneset e synuara janë mbështetur për të aplikuar njohuritë e fituara përmes programit të ndërtimit të kapaciteteve, veçanërisht metodologjisë të praktikimit (coaching). Pronarët e bizneseve janë shumë më të motivuar dhe kanë rritur ndjeshëm të kuptuarit mbi rëndësinë dhe përfitimin e zhvillimit të biznesit të tyre.

LEXO MË SHUMË

NË KURBIN

 

LEXO MË SHUMË

NË LIBRAZHD

 

LEXO MË SHUMË

Tungjatjeta.al

 
Emanueli
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Donaldi
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Arjani
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Ana
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: worldvisionalbania@wvi.org

empty

Na Ndiqni