Emergjenca

Emergjenca

You are here

Programi I Emergjencave Humanitare

Ka si qëllim të ndihmojë komunitetet nga fatkeqësite civile dhe katastrofat humanitare.

Nevoja për ndërhyrje

Shqipëria është vëndi më i rrezikuar në Europë nga fatkeqësi natyrore si dhe nga ato të shkaktuara nga dora e njeriut. Ato janë nga më të ndryshmet, të tilla si: përmbytjet, tërmetet, rrëshqitjet e tokës, epidemitë, zjarret në pyje etj.

Sipas raport studimit të riskut botëror për vitin 2016, Shqipëria renditet e 40-ta nga 171 vende të botës, për rrezikun ndaj fatkeqësive natyrore. Madje më mirë se vendi ynë paraqiten vende si Afganistani, Sudani dhe Uzbekistani.

Qasja programatike

Përpara se fatkeqësitë të ndodhin, ne punojmë me fëmijët, familjet, strukturat qeverisëse që të zvogëlojnë rrezikun dhe cenuëshmërine ndaj fatkeqësive.

Gjatë emergjencave, punonjësit tanë janë në tërren duke ndihmuar familjet me ndihma humanitare duke u dhënë përparësi fëmijëve, veçanërisht atyre që janë më në nevojë. Ndërhyrjet tona janë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet vendore dhe organizatat humanitare.

Pas emergjencës, ne vazhdojmë të ndihmojmë komunitetet që të rindërtojnë të ardhmen e tyre postemergjencë. Konkretisht, programi synon të përfshijë komunitetin në hartimin e planeve parandaluese dhe në përballimin efektiv të fatkeqësive civile.

Përgjigjet në Emergjencat e dimrit 2016-2017

Pergjatë gjashtë muajve të fundit në vendin tonë, brenda një periudhe të shkurtër, ndodhën dy emergjenca njëra pas tjetrës, përmbytjet në fundvitit-in 2016 dhe dimri i ashpër në fillim të 2017. Rreshjet e dendura shkaktuan situata përmbytjesh në disa zona e qytete të banuara.

E ndërsa komunitetet ende nuk kishin marrë veten plotësisht nga dëmet e përmbytjeve, muaji janar, e gjeti pjesën më të madhe të vendit të mbuluar nga dëbora dhe nën efektin e temperaturave ekstreme nën zero, deri -26 gradë në fshatrat të Dibrës, ku vështirësitë qenë të mëdha.

Në të dyja situatat e emergjencës, World Vision, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale ofroi ndihmë me (pako ushqimore, veshje, batanije, shtretër, dru zjarri, etj) për më shumë se 530 familje në nevojë në Dibër, Korçë, Librazhd, Elbasan, Lezhë, Kurbin, Durrës dhe Tiranë.

Emergjenca

COVID-19/Paketa ushqimore dhe higjienike për familjet më në nevojë

“Ne jetojme shumë larg nga qyteti dhe e kemi të pamundur të dalim për të bërë pazare në këtë situatë të vështirë. Pako ushqimore dhe higjenike ishin shumë të nevojshme për familjen time. Zoti ju ruajtë”- thotë Kimeti baba i dy fëmijëve nga një fshat i thellë i Librazhdit.

Më Shumë

COVID-19/ World Vision në krah të familjeve më në nevojë

Në kushtet e krijuara prej përhapjes së #COVID-19, shumë familje në Shqipëri dhe në Kosovë po përballen me pamundësinë për të përballuar nevojat bazike, për #fëmijët dhe veten e tyre.

Më Shumë

#StayatHomeFamilyChallenge - Programi për të gjithë familjen

Famijla është e shtrenjtë për të secilin prej nesh. Në fund të ditës, secili prej nesh mezi pret të kthehet në familje tek njerëzit e tij/saj të dashur. Pse? Sepse marrëdhëniet me ta na përmbushin dhe jepin motivin të rendim çdo ditë. Familja ka në thelb përkujdesjen, dashurinë, sakrificën, shpresën, besimin dhe mbeshtetjen për njeri-tjetrin.  

Më Shumë

Lojra dhe argëtim së bashku në kushtet e shtëpisë

Për fëmijët deri në 10 vjeç, loja është mekanizmi kryesor për shprehjen e ndjenjave, komunikimin dhe zgjidhjet e problemeve emocionale. Ajo është një dritare për të hyrë në botën e fëmijës dhe për ta kuptuar atë, si dhe një mjet për të krijuar një lidhje të fortë me të. Përmes lojës fëmija  ndjen interesin dhe përfshirjen e prindit në nivelin e tij.

Më Shumë

COVID-19/World Vision Albania vijon mbështetjen e familjeve më në nevojë

"Më në fund do ju vë cupave një pjatë gjellë të ngrohtë… Ju falenderoj shumë. Zoti ju bekoftë"- janë fjalët e Jonidës, nënë e vetme e dy vajzave të vogla në Korcë.

Më Shumë

COVID-19/World Vision ndihmë në paketa ushqimore dhe higjienike për familjen më nënevojë

Në këto ditë të vështira ku të gjithë po përballemi me një situatë të jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, duhet të kthejmë sytë veçanërisht tek ata që përballen me vështirësitë më të mëdha, #fëmijët dhe #familjet më në nevojë.
 
Më Shumë

Mbi të gjitha... familja

Shemsia është 40 vjeç dhe së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët, jeton në Bathore. Ajo i ka kushtuar jetën familjes dhe kujdeset me shumë merak për nevojat e saj të përdishme dhe për çdo gjë tjetër në shtëpi. Pas 26 Nëntorit 2019, ajo pranon se frika dhe pasiguria për të dhe familjen e saj janë shtuar.

Më Shumë

Suada vullnetarja nga Durrësi: Dua t’ju rikthej buzëqeshjen fëmijëve

Nëna e dy fëmijëve që humbi shtëpinë gjatë tërmetit, tregon për forcën për t’iu rikthyer përditshmërisë.

Ende i ka shumë të forta kujtimet që lidhen me 26 Nëntorin 2019, kur mes errësirës dhe frikës, përpiqej të shpëtonte fëmijët, Alvin 10 vjeç me aftësi të kufizuara dhe Arlin disa muajsh…

Më Shumë

Të ringrihesh...

Rrëfimi i Suelës pas tërmetit: “Mes dhimbjes dhe dashurisë për jetën dhe të tjerët”

Më Shumë

Kompani dhe organizata në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti

World Vision Albania vazhdon të qëndrojë pranë familjeve të prekura nga #tërmeti, duke u fokusuar tek familjet dhe fëmijët. Shumë kompani vendosën t’i bashkohen thirrjes për të ndihmuar në lehtësimin e situatës për familjet e prekura, duke i mbështetur me ushqime, sete higjenike, lojëra dhe materiale didaktike, libra dhe veshje për fëmijë.

Më Shumë

Pages

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni