Emergjenca

Emergjenca

You are here

Programi I Emergjencave Humanitare

Ka si qëllim të ndihmojë komunitetet nga fatkeqësite civile dhe katastrofat humanitare.

Nevoja për ndërhyrje

Shqipëria është vëndi më i rrezikuar në Europë nga fatkeqësi natyrore si dhe nga ato të shkaktuara nga dora e njeriut. Ato janë nga më të ndryshmet, të tilla si: përmbytjet, tërmetet, rrëshqitjet e tokës, epidemitë, zjarret në pyje etj.

Sipas raport studimit të riskut botëror për vitin 2016, Shqipëria renditet e 40-ta nga 171 vende të botës, për rrezikun ndaj fatkeqësive natyrore. Madje më mirë se vendi ynë paraqiten vende si Afganistani, Sudani dhe Uzbekistani.

Qasja programatike

Përpara se fatkeqësitë të ndodhin, ne punojmë me fëmijët, familjet, strukturat qeverisëse që të zvogëlojnë rrezikun dhe cenuëshmërine ndaj fatkeqësive.

Gjatë emergjencave, punonjësit tanë janë në tërren duke ndihmuar familjet me ndihma humanitare duke u dhënë përparësi fëmijëve, veçanërisht atyre që janë më në nevojë. Ndërhyrjet tona janë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet vendore dhe organizatat humanitare.

Pas emergjencës, ne vazhdojmë të ndihmojmë komunitetet që të rindërtojnë të ardhmen e tyre postemergjencë. Konkretisht, programi synon të përfshijë komunitetin në hartimin e planeve parandaluese dhe në përballimin efektiv të fatkeqësive civile.

Përgjigjet në Emergjencat e dimrit 2016-2017

Pergjatë gjashtë muajve të fundit në vendin tonë, brenda një periudhe të shkurtër, ndodhën dy emergjenca njëra pas tjetrës, përmbytjet në fundvitit-in 2016 dhe dimri i ashpër në fillim të 2017. Rreshjet e dendura shkaktuan situata përmbytjesh në disa zona e qytete të banuara.

E ndërsa komunitetet ende nuk kishin marrë veten plotësisht nga dëmet e përmbytjeve, muaji janar, e gjeti pjesën më të madhe të vendit të mbuluar nga dëbora dhe nën efektin e temperaturave ekstreme nën zero, deri -26 gradë në fshatrat të Dibrës, ku vështirësitë qenë të mëdha.

Në të dyja situatat e emergjencës, World Vision, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale ofroi ndihmë me (pako ushqimore, veshje, batanije, shtretër, dru zjarri, etj) për më shumë se 530 familje në nevojë në Dibër, Korçë, Librazhd, Elbasan, Lezhë, Kurbin, Durrës dhe Tiranë.

Emergjenca

Nëntor shprese …

Mëngjes i 26 Nëntorit të vitit 2019, nuk do të na gjente si çdo mëngjes tjetër. Frika, pasiguria, trishtimi dhe dhimbja do të na kaplonte atë mëngjes dhe shumë ditë të tjera në vijim. Ndërsa shqiptarët anekënd vendit përgatiteshin për të festuar ditën e pavarësisë dhe atë të çlirimit, një ngjarje shokuese do të trondiste jetët tona.

Më Shumë

Mbështetja pas tërmetit në Kurbin: Familja e Mandit rikthen kushtet normale të jetesës

Më parë gjithë shiu binte brenda, sepse çatia ishte e dëmtuar fare, kurse tani nuk ka më lagështi. Pa ndihmën tuaj ne nuk do mundnim kurrë të bënim riparimet e shtëpisë që na u dëmtua edhe më shumë nga tërmeti. Vetë nuk kemi mundësi ekonomike, asnjë nuk punon në familje, veç djalit, me ditë kur gjen...

Më Shumë

Shpresë pas tërmetit: Familja nga Durrësi rregullon shtëpinë e dëmtuar

Sot jam shumë e gëzuar, ndryshe nga dita kur ra termeti dhe më prishi shtëpinë. Isha shumë e frikësuar të jetoja në atë shtëpi me fëmijët e mi. Çatia dukej sikur do të na binte në kokë e ndërsa muret e çara të shtonin frikën se mos shembeshin mbi ne,”- kështu e nis rrëfimin e saj Nazja, nëna e katër fëmijëve nga Durrësi.

Më Shumë

Pas tërmetit, familja e Hekuranit në Bathore gjen mbështetje për rregullimin e shtëpisë

Kur ra tërmeti, mendova se çdo gjë mbaroi me aq. Shtëpia ime ishte e vjetër edhe më përpara, por tërmeti e dëmtoi shumë. Në atë çast mendova: Nga t’ia filloj tani për ta riparuar? Dhe kur dikush të ndihmon dhe të qëndron afër kur je në vështirësi, ndihesh mirë se e di që nuk je vetëm,” – thotë Hekurani nga Kamza.

Më Shumë

Kostandini nga Elbasani "mbron" fëmijët, ja nismat e tij me grupin e të rinjve

“Dëgjoja shpesh në ambientin përreth që njerëzit ofendonin njëri tjetrin, mes tyre edhe fëmijët.

Më Shumë

Një rrugëtim i ri, për të gjithë familjen

“Familja ime është paksa e ndarë, bashkëshorti punon jashtë shtetit për të siguruar të ardhura për familjen, vajzat ndjekin shkollën larg shtëpisë. Në shtëpi kam qenë vetëm me djalin për një kohë të gjatë. Kur filloi karantina dhe izolimi, falë Zotit bashkëshorti im dhe vajzat (binjake) ishin në shtëpi. Të qenit përsëri bashkë kishte kënaqesitë e veta, por dhe rutina e gjithësecilit u prish.

Më Shumë

Për fëmijët dhe familjet më në nevojë

#2000 familje që hasin vështirësi në plotësimin e nevojave bazë të jetesës po mbështeten me paketa ushqimore dhe higjienike për të #përballuar situatën e krijuar nga pandemia #COVID19. 
 
Më Shumë

COVID-19/World Vision mbështetje për fëmijët dhe familjet shqiptare

“Me burrin po mendonim çfarë të shesim nga gjërat e shtëpisë për të siguruar ushqim për fëmijët. Faleminderit World Vision që jeni pranë nesh dhe na keni ndihmuar në këtë situatë të vështirë,”- janë fjalët e Manushaqes nga Bathorja.

Më Shumë

COVID-19/ World Vision në Kosovo në ndihmë të familjeve më në nevojë

“Ju falenderojmë për përkrahjen tuaj, na jeni gjendur pranë në kohën e duhur. Zoti jua shpërbleftë”- janë fjalët e një banori në Lipjan të Kosovës.

Më Shumë

Pages

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni