“Lajmet e rreme nuk janë asgjë më shumë se format moderne të propagandës dhe mashtrimit.
Ka si qëllim të mundësojë një ambient shkollor që është gjithpërfshirës dhe miqësor për fëmijët e moshës 6-16 vjeç në Shqipëri, veçanërisht për fëmijët më në nevojë me fokus te fëmijët me aftësi të kufizuar.
Gjithpërfshirja dhe cilësia mbeten sfidë në sistemin arsimor në Shqipëri :
Programi i Edukimit synon të arrijë objektivin duke ndërthurur element si pjesmarrja e fëmijëve, rritje kapacitetesh, advokim, partneritet dhe angazhim komunitar :
Nismat advokuese të drejtuara nga strukturat e shkollave në nivel lokal dhe që informojnë punën në nivel kombëtar për të siguruar standarte cilësore në arsim, janë celesi për të mbajtur përgjegjës strukturat përkatëse që kanë detyrimet ligjore për të siguruar ambiente miqësore për fëmijët dhe vecanërisht për ata me aftësi të kufizuar brenda sistemit arsimor para universitar.
World Vision zbaton progamin e Edukimit në: Dibër, Shkodër, Kurbin, Tiranë, Durrës, Lezhë, Elbasan, Librazhd, Korçë dhe Kosovë.
Gjatë vitit 2016:
Disa nga fushat e vështirësisë së lartë në funksionim për fëmijët me aftësi të kufizuar:
Vetëm 83% e fëmijëve me aftësi të kufizuara në moshën e arsimit të detyruar (5-14 vjeç) ndjekin sistemin arsimor, nga të cilët, 95% ndjekin shkollën e përgjithshme, ndërsa 5% shkollë speciale.
Vetëm 8% e fëmijëve me aftësi të kufizuar marrin shërbim nga qendra sociale.
Arsyet kryesore të mosndjekjes së shërbimeve shëndetësore dhe arsimore të identifikuara nga prindërit ose kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuar janë:
Arsimi:
Vetëm 4% e fëmijëve me aftësi të kufizuar të identifikuar janë vlerësuar në një moment të jetës së tyre nga një komision mjekësor ose multidisiplinor lidhur me përcaktimin e aftësisë së kufizuar. Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar të cilët kanë kaluar nga një vlerësim i tillë e konsiderojnë të pamjaftueshme mbështetjen financiare (42%) dhe atë të shërbimeve të tjera publike të përfituara (71%), duke vlerësuar si nevoja prioritare për t’u adresuar rritjen e mbështetjes financiare, si dhe ofrimin e më shumë shërbimeve të specializuara shëndetësore, arsimore dhe rehabilituese. Shpenzimi publik për arsimin në Shqipëri aktualisht është 3.5 %, një nivel më i ulët sesa mesatarja prej 6.3 % e shteteve pjesë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD)[2].
Përmes punës në programin tonë të Edukimit, si dhe punës me partnerë dhe institucionet përktatëse në nivel lokal dhe kombëtar, ne synojmë të krijojmë një rrjet të integruar shërbimesh për këta fëmijë brenda ambienteve të shkollave dhe pranë qendrave të specializuara në komunitet. Falë kësaj, fëmijët me aftësi të kufizuar do të kenë mundësi të marrin mbështetjen e duhur nga: mësuesi mbështetës, mjeku, psikologu, punonjësi social, logopedisti dhe terapisti duke përfituar nga arsimi gjithpërfshirës dhe aftësimi për një jetesë të pavarur në komunitet duke u përfshirë në shoqëri.
[1] Studimi kombëtar: Aftësia e kufizuar tek fëmijët në Shqipëri: prevalenca dhe cilsësia e shërbimeve. World Vision në Shqipëri dhe Save the Children në Shqipëri, Mars 2017.