“Kushtetuta” e të rinjve

You are here

  • 01-02-18 |

“Kushtetuta” e të rinjve

Unë quhem Erti. Jetoj në Tiranë, në zonën e Bregut të Lumit. U bëra pjesë e grupit të të rinjve të World Vison sepse në fillim mendova se të paktën do kaloja një kohë të bukur me miqtë e mi. Kur u futa në dhomë, ku po bëhej takimi, pashë një numër të konsiderueshëm të shokëve. Kjo gjë më pëlqeu! Por, jo! Takim pas takim u përfshiva, pa kuptuar u bëra më serioz se ishin çështje që më preknin edhe mua apo familjen time.

Ndërkohë në grup bëhej përzgjedhja për drejtuesin e ri të grupit Impakt. Më zgjodhën mua!

Fill pas kësaj vizatuam hartën e komunitetit dhe evidentuam problemet. Vetë, ne të rinjtë duhej të ndërhynim sa më shpejt në pastrimin e zonës së Ish-Fabrikës së Tullave Nr.3; të bënim banorët të kuptonin problematikat, të bashkoheshin në rrugëzgjidhjen e tyre; vendosjen e koshave.

Ia arritëm? Jo vetëm që ia dolëm, por menjëherë pas mbarimit të këtij projekti, filluam punën për diçka që na shqetësonte të gjithëve. Ndriçimi!

Sapo binte errësira jo vetëm që nuk shihnim ku po shkelnim, por të gjithë kemi edhe nëna, motra, vajza në shtëpi, duhej gjetur një zgjidhje. Kontaktuam autoritet përkatëse, me anë të një letre iu drejtuam Kryetarit të Njësisë Bashkiake Nr.11. Fatmirësisht morëm përgjigje, shenjat ishin të mira. Pas pak kohësh rruga “Lunxheri” u kthye në një rrugë të vërtetë kryeqyteti, me ndriçim e pa aksidente, të cilat ndodhnin për shkak të mungesës se ndriçimit.

Aktualisht jemi duke punuar mbi projektin tonë të katërt. Minimizimi i dhunës në komunitet. Gjithçka ka nisur me fushatën online me hashtagun #unëzgjedhtëmbroj.

Padyshim që ky nuk do të jetë projekti i fundit i grupit tonë sepse shumë shpejt do të pasohet nga një tjetër nismë për mjedisin. Në Tiranë ajri nuk është shumë i pastër, le të mbjellim më shumë pemë!

Rregullat tona në një libërth që e quajtëm Kushtetutë

Unë dhe vëllai im Albi, patëm një ide... Pse të mos kishim rregulla në grupin tonë të të rinjve?! Pse të mos jemi një strukturë e mirëfilltë komunitare?! Pse të mos kemi një Kushtetutë?! Në fillim ishim paksa skeptikë. A do të mbështetëtej kjo ide nga antarët e tjerë të grupit Impact? A do të ishte diçka me të vërtetë e mirë për të gjithë ne?

Pasi biseduam me lideren e grupit tonë dhe me antarët e tjerë të grupit fillova të punoj për ta kthyer nga një vizion në diçka reale. Sot kemi ndër duar atë që e njohim si “Kushtetuta Impact”. Përbëhet nga 20 nene, 11 pjesë & 4 krerë.

Sfidat

Një ndër problemet më të mëdha që kemi hasur është ndryshimi i mëndësisë ose mentalitetit. Është shumë e vështirë të punosh e të kërkosh bashkëpunim në një komunitet me kultura të ndryshme. Është gati e pamundur që njerëzve t’u ndryshosh mendjen, por duke punuar ne të parët, iu japim atyre një shembull dhe me shpresën se do nxiten të na bashkohen. Vendi është më i pastër, rruga ka drita, fëmijët e këtyre familjeve kanë një mundësi ndryshe për të mos e kaluar kohën vetëm në kafe.

Nuk kemi arritur ende t’i përfshijmë të gjithë, por jemi në rrugë të mbarë, disa të rinj të tjerë na janë bashkuar, disa familjarë na kanë ofruar ndihmë. Por ky nuk është një projekt me afat kohor, por i shtrirë ndër vite, breza.

Unë

Verën e  2017-tës pata mundësinë të isha pjesë e një shkëmbimi kulturor në Rumani, të njihesha me punën e bashkmoshatarëve tanë në Rumani, Armeni, Moldavi etj.

E një ndër arritjet e mia të fundit ka qenë botimi i librit tim “Jeta në sytë e një adoleshenti”. Bëhet fjalë për një libër filozofik, i cili padyshim,që prek edhe problemet aktuale që të rinjtë shqiptarë kanë. 

Jam i bindur së çdokush do të mund të kishte çfarë të thoshtë mbi jetën nëse do ta jetonte atë si një qytetar aktiv, i cili jep kontributin e tij modest në përmirësimin e jetës komunitare e jo vetëm. Nëse ne jemi të përgjegjshëm për veprimet tona, atëherë çdo komunitet dhe pse jo, edhe bota do të ishte më e mirë!

Tungjatjeta.al

 
Elvani
Librazhd
Juliani
Librazhd
Alesia
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Soni
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni