Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.

You are here

 
 
Rrugëtimi vazhdon…
 ‘Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.’
Fjalët e urta 22:6
Rinia, - thotë një shprehje, - është shpresa e së ardhmes së një vendi. Energjia; krijimtaria; dëshira për të mësuar; ëndrrat për të ardhmen; këmbëngulja; freskia e ideve; përkushtimi; por edhe ringritja pas momenteve të vështira janë motorri që motivon çdo ditë të rinjtë të krijojnë dhe zbatojnë nismat që ndërmarrin. Kështu thotë Ariela nga Durrësi, Maria nga Korça, Marjena nga Tirana dhe Sadetja nga Dibra. Ato janë pjesë e 2700 të rinjve me të cilët World Vision punon prej shumë vitesh tashmë në Shqipëri. Lexoni historitë e tyre të jashtëzakonshme që kanë tejkaluar sfida, kanë ‘shembur’ mure dhe kanë ndërtuar urat e padukshme për të përmirësuar jetën e tyre, të bashkëmoshatarëve dhe komuniteteve ku jetojnë.
 LINQET

 
“Në mes të errësirës ka dritë”- thotë Lunida nga Kurbini. Ajo është një nga të artikull-shkruesit e blogut të të rinjve ‘Reporteri’ që ka zgjedhur artikullin si një prej mënyrave për të inkurajuar brezin e saj të tejkalojnë momentet e vështira psiko-emocionale që ende vazhdojnë nga tërmeti dhe pandemia COVID-19. 
ARTIKULLI I PLOTË
 
 
Një hapësirë ndryshe në shkollën time
 
Alpha Bank Albania, për të tretin vit radhazi mbështet programet e World Vision Albania, në ndihmë të fëmijëve dhe të rinjve më në nevojë në Shqipëri. Përmes këtij bashkëpunimi u mbështetën nisma të grupeve rinore IMPACT, për krijimin 12 hapësirave të dedikuara në 12 shkolla në Tiranë, Kamëz, Durrës, Korçë, Librazhd, Shkodër, Dibër dhe Lezhë.
Pas një periudhe jo të lehtë psiko-emocionale, rreth 8250 nxënës do të kenë mundësi të përdorin këto hapësira duke kaluar më shumë kohë me njëri tjetrin përmes lojrave, materialeve të shumëllojshme, por edhe ‘terapisë’ së artit
 

Tungjatjeta...nga Marketina

Donika ishte 8 muajshe shtatzënë kur humbi bashkëshortin. Një muaj më pas ajo solli në jetë Marketinën, vajzën e saj të vetme. Shumë shpejt jeta e përballi me një tjetër sfidë...E bija u diagnostikua me sindromën William. 

Heronjtë e heshtur/
Dava

Shumë pak mund ta njohin Davën, por ata që e kanë takuar dëshmojnë për një grua me zemër të madhe e altruiste. Ata thonë se nevojat e të tjerëve kanë po aq shumë rëndësi për Davën sa edhe interesat e saj. 
 

COVID-19

Ndërkohë që duket se e gjithë bota po lufton çdo ditë kundër koronavirusit, rrezikuku ndaj infektimeve të reja me COVID-19 dhe mutacioneve që pëson virusi, vazhdon mbetet i pranishëm. Ndërkohë që duhet të vijojmë të ndjekim këshillat e autoriteteve të shëndetësisë, aktori dhe ambasadori i World Vision Albania, Nik Xhelilaj ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ne.

 
 
World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokuese. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Prej dy dekadash, puna jonë është fokusuar tek zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më në nevojë. Puna jonë ndikon në jetën e mbi 60 mijë fëmijëve dhe 43,000 të rriturve, në 179 komunitete, në19 bashki të Shqipërisë. Mbrojtja e përfshirja sociale, aktivizmi rinor dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për familjet në nevojë janë fokusi i punës sonë. World Vision angazhohet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqënies për fëmijët dhe familjet në Shqipëri.

Tungjatjeta.al

 
Sara
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Jasmina
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Klajdi
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Juliani
Librazhd

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni