Kilometrat e mbijetesës
Në Shqipëri, sipas studimit të World Vision, 28.2% e fëmijëve raportojnë së punojnë për të siguruar të ardhura në familje. Thënë ndryshe, në Shqipëri, 1 në 3 fëmijë detyrohet të heqë dorë nga fëmijëria, të heqë dorë nga rritja normale, të heqë dorë nga lojrat, pasionet dhe e gjithë kjo sepse duhet të punojë.