Lejla në hapat e parë drejt përmirësimit

You are here

  • 19-01-21 |

Lejla në hapat e parë drejt përmirësimit

Lejla është 13 vjeçe.  Ajo jeton në Dibër. Sa herë që ne e vizitojmë Lejlën në shtëpinë e saj ajo na pret me motrën e saj të madhe, Sofia dhe për krah vëllain e vogël, Aldrinin. Në familje ajo jeton me babain, mamanë, motrën Sofia dhe vellain Aldrinin.

Lejla është diagnostikuar nga çrregullime të spektrit autik dhe ka vështirësi të socializohet dhe të ndërveprojë me të tjerët.

Por, nga ana tjetër vogëlushes i pëlqen shumë rregulli, të dëgjojë muzikë dhe të kërcejë në mënyrën e saj. Muzika e ndihmon të punojë me teknikat më të mira për t’u përmirësuar siç thonë specialistët. Asaj i pëlqen të eksplorojë programet me lojëra dhe video muzikore.

Në familjen, vetëm i ati arrin të sigurojë të ardhura për fëmijët pasi e ëma duhet të kujdeset për të vegjëit, të mirëmbajë shtëpinë dhe kafshët shtëpiake.

Lejla është një fëmijë që kupton, reagon dukshëm ndaj ndryshimit të rutinës së gjërave dhe tani arrin të kuptojë më së miri ushtrimet. Jam e lumtur e lumtur për përparimin që ka bërë vajza ime e cila po përmirësohet me ndihmën e terapistëve dhe bashkëpunimin tim si nënë, ”- tregon mamaja e vajzës 13 vjeçare nga Dibra.

Arta, psikologia e Leljës në sajë të terapisë dhe në bashkëpunim me nënën e saj kanë arritur të kuptohen mirë me njëra tjetrën dhe së bashku të jenë gjithmonë aty për të ndihmuar vogëlushen.

Lelja ka arritur të përmirësojë sjelljen auto agresive dhe agresive ndaj të tjerëve, ka arritur të jetë më sociale në marrëdhënie me të tjerët dhe të ndërveprojë me to. Loja është ndër teknikat që ka përmirësuar ndërveprimin social dhe marrjen e komandave, kontaktin me sy, rritjen e përqendrimit dhe ndjekjen e radhës së veprimeve. Arrin të bashkojë pjesët e një puzzle dhe të imitojë emocionet faciale sipas udhëzimeve të ushtrimeve. Tashmë ka arritur të mbajë lapsin dhe të bëjë vija të drejta duke imituar një format dhe të presë me gërshërë në vijë të drejtë. Kategorizon ngjyrat, objektet identike dhe funksionin e tyre,”- shprehet e lumtur Arta, duke u përpjekur të rendisë të gjitha përmirësimet e Leljës që prej fillimit të terapisë.

Një tjetër sfidë ka qenë edhe periudha e izolimit për shkak të pandemisë Covid-19. Në ato kushte lindi nevoja që fëmijët e programit të vijonin të merrnin terapi, por duke shmangur rrezikun e infektimit nga koronavirusi i ri. Prandaj terapistët, i dërgonin Lejës dhe të gjithë fëmijëve të tjerë disa video udhëzues, përmes të cilëve familjarët mund t’iu bënin vetë disa ushtrime fëmijëve. Kjo i ndryshoi fëmijëve rutinën ditore. Në një situatë normale, ekipi i specializuar i programit social “Tungjatjeta...Jetë”  viziton dhe i bën terapi 1 herë në javë në shtëpi 166 fëmijëve me aftësi të kufizuara në Dibër, Bulqizë, Librazhd, Prrenjas, Lezhë në bazë të planeve individuale të zhvillimit për çdo fëmijë me aftësi të kufizuara.

Arta na tregon se Lejla ka arritur të përshtatet dhe të reagojë mirë edhe në rast ndryshimi të rutinës. Ndërkohë, punonjësja sociale punon ngushtësisht edhe me mamanë e Lejlës. Nëna e 3 fëmijëve përpiqet t’i kushtojë kohë çdonjërit prej tyre, por sipas udhëzimeve të specialistëve, Lejlës i lexon më shumë libra, e mëson të praktikojë fjalët përmes imitimit verbal e ka ndihmuar të kuptojë sensin e pritjes dhe ndjekjen e radhës së veprimeve.

Së bashku kanë ende shumë punë, por hapat e parë drejt përmirësimit kanë nisur.

Tungjatjeta.al

 
Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni