Shërbime të integruara për 180 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara në bashkinë Prrenjas

You are here

  • 02-08-22 |

Shërbime të integruara për 180 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara në bashkinë Prrenjas

180 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara në bashkinë Prrenjas, në zonat rulare dhe qytet, tashmë do të kenë mundësi të marrin shërbime të integruara për nevojat që ata kanë në disa plane, përmes njësisë lëvizëse të specialistëve në shtëpi, përmes njësisë së dytë të specialistëve në qendrën komunitare, përmes profesionistëve (mësues ndihmës, punonjës socialë, mësues lëndorë e psikologë të trajnuar në shkolla), si dhe përmes përfshirjes në aktivitete sociale të udhëhequr nga të rinjtë .

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i ka akorduar World Vision Albania si drejtues në zbatim dhe bashkisë Prrenjas si bashkëzbatues, një projekt 28 mujor: “Qendër Komunitare ndaj aftësisë së kufizuar”.

Projekti i financuar nga BE është hartuar si një ndërhyrje disaplanëshe me objektiv të përgjithshëm: Fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në bashkinë Prrenjas u jepet mundësia për të realizuar potencialin e tyre të plotë.

Ndërhyrjet kryesore dhe rezultatet e pritshme të projektit janë si më poshtë:

  1. Një Qendër Komunitare e krijuar për shërbime  të integruara, ofron shërbime të rregullta për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara në shtëpi, qendër dhe shkolla.
  2. Një model i përfshirjes sociale i udhëhequr nga të rinjtë, promovohet dhe fuqizohet në bashkinë Prrenjas.

Aktualisht po punohet për prezantimin e projektit me aktorët kyç në zone përmes takimeve individuale dhe atyre iniciues ne grup në mënyrë që të krijohet gjithë logjistika e nevojshme dhe rolet e pergjegjlesitë të jenë të qarta. Shërbime të specializuara javore  në shtëpi për 35 fëmijët dhe familjet tashmë të identifikuara vazhdojnë përmes ekipit lëvizes të specialistëve. Ndërkohë po ndodh identifikimi I fëmijëve të tjerë në nevojë për shërbime që do marin shërbim në qendër dhe shkolla. 

180 fëmijët/të rinjtë me aftësi të kufizuara dhe 180 prindërit/kujdestarët nuk do të mbështeten vetëm me ofrimin e drejtpërdrejtë të shërbimit, por do të mbështeten edhe me materiale ndihmëse dhe mjete teknologjike si aparatë dëgjimi, syze, lojëra zhvillimore etj. në varësi të nevojave që do të identifikohen.

Ekipi i Qendrës Komunitare dhe Njësisë Lëvizëse në bashkëpunim me profesionistët në shkolla do të mbështesin drejtpërdrejt me këshillim dhe aktivitet praktike edhe 180 prindër/kujdestarë ligjorë të fëmijëve/ të rinjve me aftësi të kufizuara, në mënyrë që ata të mund të mbështesin objektivat në planin e zhvillimit të fëmijëve të tyre. Ata do të mësojnë se si të bëjnë disa ushtrime të thjeshta me fëmijët e tyre dhe si t’iu përgjigjen kërkesave dhe shqetësimeve që ata kanë.

Gjithashtu, projekti parashikon edhe nisjen e një fushate rekrutimi në pesë shkolla të mesme në bashkinë Prrenjas me synimin për të zgjedhur një grup të rinjsh energjikë, të gatshëm për t’u angazhuar në aktivizëm social, me qëllim sigurimin e përfshirjes sociale për fëmijët/të rinjtë me aftësi të kufizuara në shkollat dhe komunitet e tyre.

15 të rinj vullnetarë do të përfshihen në një program për ngritjen e kapaciteteve bazuar në modelin IMPACT. Pas trajnimeve, ky grup rinor do të mbështetet për të hartuar dhe zbatuar të paktën 10 aktivitete të përfshirjes sociale, të përshtatura për nevojat e fëmijëve/të rinjve me aftësi të kufizuara apo për të rritur ndërgjegjësimin e gjerë ne lidhje me nevojat për përfshirje te këtij target grupi.

Ky projekt iu jep zgjidhje problemeve të tilla si pamundësia ekonomike, largësia nga qendrat urbane, mungesa e shërbimeve, si dhe mungesa e transportit apo informacionit; pengesa që kanë privuar shumë fëmijë/të rinj me aftësi të kufizuara të marrin shërbimet që iu nevojiten.

 

Tungjatjeta.al

 
Juliani
Librazhd
Donaldi
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Selma
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Arjani
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Altin
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni