“Qyteza e Fëmijëve” në Korçë një mundësi më shumë për fëmijët dhe familjet

You are here

  • 22-01-21 |

“Qyteza e Fëmijëve” në Korçë një mundësi më shumë për fëmijët dhe familjet

Kurrë më parë nuk kisha parë një teleskop nga afër e jo më të vështroja yjet. Këtu i kam parë të gjitha, i kam ‘prekur me dorë’ të gjitha ato që mësojmë në shkollë. Më përpara nuk isha shumë i mirë në lëndën e Diturisë se Natyrës, kurse tani jam nxënësi më i mirë i klasës” thote Rajani nga Korça.

Rajani 10 vjeç dhe motra e tij më e vogël 6 vjeçare Ema, kanë qenë ndër vizitorët e parë të Qytezës së Fëmijëve në Korçë. Çdo ditë ata mësojnë dhe pak nga pak po zbulojnë se cilat janë prirjet dhe talentet e tyre.

I shoqëruar gjithmonë nga e ëma, Rajani  viziton rregullisht programin e shkencës dhe së fundmi është regjistruar edhe në kursin e kitarës; kurse e motra ndjek kursin e baletit.

“Më pëlqen shumë këtu!” - thotë me një frymë djaloshi pasi ka vrapuar nëpër të gjithë hapësirën e Qytezës dhe pasi ka luajtur me shokët në kitarë.

Doriana, mamaja e Rajanit na tregon se për të është shumë e rëndësishme që fëmijët të mësojnë gjëra të reja, që ata jo vetëm të kënaqen, por edhe të mësojnë e të ndihen mirë e të lumtur edhe gjatë pandemisë COVID-19 ku fëmijët po e zhvillojnë mësimin në shkollë me orare të shkurtuara, dhe po bëjnë kryesisht mësim me turne.

Mua si prind më pëlqen shumë këtu, më pëlqen fakti që kur fëmijët vijnë në shtëpi mezi presin të ndajnë me mua gjërat e reja që kanë mësuar, eksperimentet shkencore ku janë përfshirë…ata i tregojnë me aq entuziazëm sa që më bëjnë të ndihem shumë mirë si prind,”- thotë Doriana.

Angazhimi i Rajanit me programet tek Qyteza, e ka ndihmuar djaloshin të kufizojë oraret e qendrimit në aplikacione dhe platforma online ku më parë kalonte shumë kohë, ndërsa tani kalon pjesën më të madhe të kohës me shokë e shoqe.

Fakti që Qyteza e ka përshtatur programin e saj sipas nevojave të fëmijëve dhe prindërve është një ndihmë e madhe për ne në këto kohë pasi jemi shumë të ngarkuar nga puna dhe nuk arrijmë tu qëndrojmë tek koka fëmijëve për të gjitha detyrat e shtëpisë të cilat janë shtuar edhe më shumë prej shkurtimit të mësimit në shkolla si pasojë e pandemisë Covid-19,”- shton e ëma.

“Qyteza e Fëmijëve” në Korçë është modeli i parë i një qendre multifunksionale për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri që ofron shërbime në fushën e edukimit të tyre për jetën. Programet shkencore, kulturore, artistike, sportive, teknologjike që ofrohen çdo ditë prej një viti e gjysmë tashmë iu kanë shërbyer 5144 frekuentuesve të vegjël.

Menaxhimi i Qytezës së Fëmijëve është një partneritet midis World Vision Albania, Bashkisë Korçë dhe Qendrës Sportive Korçë.

 

 

 

 

Tungjatjeta.al

 
Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni