Fëmijët, rekomandime autoriteteve për shërbimet sociale në 4 vitet e ardhshme

You are here

  • 14-11-16 |

Fëmijët, rekomandime autoriteteve për shërbimet sociale në 4 vitet e ardhshme

Dhjetëra fëmijë, përfaqësues nga fshatrat dhe periferitë e vendit i kërkuan sot ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë më shumë shërbime sociale që ata të ndihen të mbrojtur dhe të përfaqësuar. “Pse nuk keni menduar të merrni mendimin tonë edhe më parë”,- tha Brajani në takimin e organizuar nga World Vision në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Takimi, që u mbajt sot në kryeqytet, për herë të parë, pati si qëllim konsultimin e Agjendës Kombëtare të Fëmijëve për t’i bërë shërbimet sociale miqësore për ta, gjatë 4 viteve të ardhshme.

Fëmijët i dorëzuan ministrit Blendi Klosi dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, një përmbledhje me propozime konkrete se si mund të përmirësohen shërbimet shoqërore, parë me sytë e tyre. Për ta bërë këtë, fëmijët mbërritën nga Lezha, Durrësi, Kurbini, Shkodra, Korça, Elbasani dhe periferia e Tiranës dhe diskutuan rreth 2 orë në prani të institucioneve rreth Agjendës Kombëtare për Fëmijët 2016 - 2020.

“Mendimet tona nuk merren parasysh, veçanërisht nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore sepse na konsiderojnë të vegjël, por ne duam që të përfshihemi në çdo vendim që prek jetën tonë”, - tha njëri prej fëmijëve të pranishëm.

“Të sigurohet strehim falas për të varfrit, të pastrehët. Të ndihmohen me kurim dhe barna falas fëmijët me aftësi të kufizuar, të nxitet arsimi profesional te prindërit që nuk kanë asnjë profesion, policia të jetë miqësore, sidomos me ne, fëmijët”, ishin disa nga pikat për të cilat ata dhanë rekomandime sot. “Ne duam të jemi pjesë e monitorimit të zbatimit të agjendës, sepse kjo na prek drejtëpërsëdrejti”, - tha Brajani.

“Është e vërtetë që ekziston Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve, por ne jo të gjithë e njohim, madje edhe ata që e njohin nuk janë aq të ndërgjegjshëm sa të raportojnë raste dhune tek ajo”, - tha Mikeli nga Shkodra.

Varfëria dhe papunësia e prindërve vazhdojnë të jenë shqetësimet më të mëdha për fëmijët shqiptarë ndaj ata kërkuan përmirësimin e skemës së ndihmës sociale për të mbështetur familjet dhe fëmijët në nevojë.   

 “Unë jam e bindur që të rriturit sot jo vetëm ju dëgjuan por edhe ju kuptuan dhe do të përpiqen të punojnë fort që t’i përgjigjen nevojave tuaja, që ju të rriteni të lumtur dhe të mbrojtur”, - tha Eljona Elmazi, Drejtoreshë e Programit në World Vision.

 

Tungjatjeta.al

 
Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni