...po të mos ishe ti...

You are here

...po të mos ishe ti...

Leoni 11- vjeçar ka një mike të veçantë. Ata flasin me gjuhën e miqësisë së vërtetë. Gyeong është mikja e tij koreane, të cilës ai i ka besuar sekretet e zemrës.

“E dashur Gyeong, mikja ime Koreane u bënë 2 muaj që nuk kam marrë letra nga ti. Unë u gëzova shumë kur më thanë që ti më kishe dërguar një letër.  Kam qenë shumë në merak për ty dhe familjen tënde. Si keni qenë me shëndet? Unë dhe familja ime kemi qenë mirë me shëndet, por e ndjejmë shumë mungesën e babit. Ai ka ikur në emigrim për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjen tonë. Edhe babin e merr malli për ne. Si çdo fëmijë, edhe unë kisha dëshirë që për festa të kisha babin pranë dhe të festonim si një familje e bashkuar.

Por, unë ndihem shumë me fat që kam një nënë të dytë që mendon për mua dhe familjen time. Unë ndihem shumë mirë kur t’i tregoj ty problemet që më shqetësojnë.

Si duket Koreja tani në Dimër? A ngjan më mirë tani që ka borë? A të pëlqen ty bora? Ah sa dëshirë kam të jem pranë teje, të luajmë bashkë dhe të bëjmë një njeri prej bore!

Në vendin tim, dimri këtë vit është shumë i ftohtë. Ka rënë borë e madhe dhe temperaturat ranë deri në -20 gradë celcius. Pothuajse u bllokuan të gjitha rrugët. Shkollat u mbyllën për 2 javë, sepse ra një grip i keq. Unë më shumë kam qëndruar brenda, por kur mërzitesha dilja dhe luaja jashtë me shokët e mi.

Të lutem, kujdesu edhe ti për veten tënde se mos ftohesh!

Të lutem, më shkruaj sa më shpesh! Unë e kam mendjen gjithmonë tek ti! Të përqafoj nga larg!

Për mua, bota do të ishte shumë e shëmtuar po të mos ishe ti. Po ti çfarë mendon për miqësinë?

Jam në pritje të letrës tënde.

Mirupafshim!”

***

Ashtu sikurse Leoni edhe 3,300 fëmijë të tjerë në Dibër janë janë pjesë e projektit të letërkëmbimit të World Vision. Falë tij, miq nga vende të ndryshme të zhvilluara të mbështesin zbatimin e programeve tona (edukim, mbrojtje e fëmijëve dhe rini) për mirëqenien e fëmijëve dhe komuniteteve më në nevojë dhe shkëmbejnë letra me fëmijët.

Tungjatjeta.al

 
Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Ka kaluar temperaturë të brendshme. Diagnozë e papërcaktuar.

Sara, 6 vjeçe
Librazhd

Sara vuan nga encefalopatia dhe epilepsia.

Jasmina, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Altin, 3 vjeç
Librazhd

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Emiljano, 2 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Irena, 10 vjeçe
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Leonora, 16 vjeçe
Librazhd

Vuan nga encefalopatia epileptogjene. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arjani, 15 vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Arta, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Alesia, 9 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Soni, 11 vjeç
Librazhd

Donaldi, 10 vjeç
Librazhd

Gabriela, 15 vjeçe
Librazhd

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Emanueli, 4 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia dhe paraliza e gjymtyrëve të poshtme. Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndr

Oligerta, 14 vjeçe
Librazhd

Ka zhvillim të vonuar. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Librazhd

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Marigleni, 9-vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Ana, 15 vjeçe
Librazhd

Diagnostikuar me epilepsi. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Selma, 4 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Spinofibi ( deformime të shtyllës kurrizore).

Klajdi, 11 vjeç
Librazhd

I diagnostifikuar me Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet e tij.

Bruna, 7 vjeçe
Librazhd

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni