Falë teje...

You are here

Ermelina mban në duar letrën e mikes së saj nga Korea e Jugut, Chaewon.

Falë teje...

“Unë jam Chaewon dhe jetoj në Daejon, Korenë e Jugut. Shkoj në klasën e 6-të. Po shkruaj për shoqen time, Ermelina. Ajo jeton në një vend të bukur të quajtur Shqipëri. Vendi i shqiponjave duket si në perralla, apo jo? Ne jemi të dyja 12 vjeçe. Ermelina jeton në Europë kurse unë jetoj në Azi. Shumë larg njëra-tjetrës, por zemrat tona janë si një familje. A do të donit të dëgjonit historinë e miqësisë sonë të veçantë?

Në fillim, unë isha dyshuese për të lidhur miqësi me dikë që jeton kaq larg. Mendoja shumë thjeshtë, jeta ime është jeta ime, jetët e tyre janë jetët e tyre. Jetët tona janë të ndryshme. Por, kur mora vesh se shokët e mi po ndihmonin dhe mbështesnin dikë, kuptova se sa egoiste po tregohesha. Më erdhi keq për veten dhe u ndjeva pak ë turpëruar.  Një të dielë, në Prill të vitit të kaluar fillova të mbështesja edhe unë një fëmijë. Fillova të bëj këtë gjë, pasi gjithë të tjerët po bënin kështu. Por, me kalimin e kohës qëllimi im ndryshoi pak nga pak. Unë tani kam vendosur të ndihmoj të tjerët sepse të ndash gjërat të sjell lumturi.

Ditën e parë që i shkrova Ermelinës u ndjeva shumë e emocionuar. 2 muaj më vonë mora përgjigjen e saj. Letra ishte shkruar me një shkrim shumë të bukur në gjuhën shqipe, kishte përkthimin në anglisht dhe përkthimin në gjuhën koreane. Kishte gjithashtu një foto të Ermelinës ku dukej shumë e bukur me flokët bisht. U ndjeva kaq e lumtur sa fillova direkt të shkruaj një letër tjetër në kompjuter.

Meqë ditëlindja e Ermelinës nuk ishte larg, i dërgova disa dhurata të vogla – stilolaps, laps dhe kuletë lapsash. Pashë në fjalor dhe shkrova një mesazh të shkurtër në shqip. Në atë moment më shqetësonin disa pyetje. Po sikur Ermelina të mos e pëlqejë dhuratën time? Po sikur ajo të mos e lexojë dot shkrimin tim?

U ndjeva shumë e çliruar kur mora letrën e saj ku më falenderonte dhe thonte se ishte gëzuar shumë nga dhurata ime. Ajo gjithashtu më shkruante se shpresonte shumë që unë të vizitoja Shqipërinë  një ditë. Pasi lexova letrën e Ermelinës, unë tashmë kam një ëndërr të re: të vizitoj Shqipërinë dhe të takoj Ermelinën. Tani që Ermelina më ka ftuar në Shqipëri unë do të përpiqem të kursej çdo qindarkë në mënyrë që të mund të shkoj dhe ta takoj atë. Unë do e shikoj çdo ditë foton e Ermelinës dhe kështu do mundem ta njoh direkt kur ta takoj personalisht. Ermelina është nje mike me shumë vlerë për mua, sepse ajo më mësoi shumë gjëra.

Pasi mora letrën e saj unë i ktheva përgjigje në anglisht. E pyeta se çfarë ishte duke bërë këto kohë. Madje shkrova pak fjalë edhe në shqip. Tani unë kam edhe një qëllim të ri: të mësoj gjuhën shqipe. Meqë nuk është një gjuhë shumë e përhapur, nuk po gjej ndonjë mënyrë për ta mësuar. Kështu vendosa të mësoj duke përdorur fjalorin. Nuk studioj çdo ditë, por mësoj pak e nga pak. Me anë të këtyre fjalëve besoj se do të mundem të ndërtoj fjali dhe më pas të bisedoj. Nëse ia dal dua shumë që të shkruaj një letër të tërë për Ermelinën në gjuhën shqipe. Shpresoj që kjo ditë të vijë së shpejti. Duket e mrekullueshme, apo jo?

Ajo është shoqja ime, por një shoqe që nuk mund ta takoj. Kjo më trishton! Megjithatë jam e lumtur që kam letrat e saj.

Sa herë kam ndonjë debat të vogël me mamin tim, sa herë që nuk ndjehem mirë, sa herë që nuk më zë gjumi, unë lexoj letrat e saj dhe ndjehem sikur ajo është aty duke më ngushëlluar”, - tregon Chaewon.

Në letrën e saj të fundit drejtuar Ermelinës Chaewon i shkruan: “Ermelina! U gëzova pa masë kur më the që unë jam shoqja jote më e mirë. Ti më falendron gjithmonë, po për të qenë e sinqertë unë nuk kam bërë asgjë. Në fakt, më shumë ke bërë ti për mua. Unë nuk jam shumë e zonja për të shprehur ndjenjat e mia me të tjerët. Ndaj e kisha të vështirë të zija shoqëri. Prandaj të falenderoj që ti u bëre shoqja ime.

Sa herë skkëmbejmë letra, unë lumturohem pa masë. Nuk ka shumë njerëz që shkruajnë letra sot, por për mua është shumë kënaqësi të komunikoj me miken time të vërtetë me letra. Të  falenderoj nga zemra që më ke kthyer përgjigje megjithëse mund të kesh qenë e lodhur. Të lexoj letrat e tua është një ndër gjërat më të veçanta që unë bëj gjatë ditës. Falë teje unë tashmë kam një qëllim të ri: të mësoj gjuhën shqipe.

Faleminderit për gjithçka! Do të përpiqem të jem një shoqe edhe më e mirë për ty”.

12 vjeçarja Chaewon ka edhe një mesazh për të gjithë: “Kur ndan gjërat me të tjerët, bota bëhet më e bukur. Të mbështesësh dhe të ndihmosh dikë nuk është thjesht një punë më shumë, por do të thotë ta duam njëri - tjetrin.

Chaewon dhe Ermelina, që prej më shumë se një viti kanë lidhur një miqësi të ngushtë. Ato janë pjesë e projektit të letërkëmbimit të World Vision, falë të cilit miq nga vende të ndryshme të botës shkëmbejnë letra me fëmijë në Shqipëri dhe mbështesin financiarisht zbatimin e programeve tona për mirëqenien e tyre.

Tungjatjeta.al

 
Gabriela
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Emanueli
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Bruna
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Klajdi
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni