Gjyshërit e Ronaldos

You are here

  • 16-02-18 |

Gjyshërit e Ronaldos

Shtëpia e Ronaldos ka çati llamarine e mure me lagështi. Bashkë me gjyshen, vëllain dhe motrën e vogël flenë në një dhomë me dy divanë. Që mos t’iu dhembë shumë trupi, një herë fle njëri në dysheme e një herë tjetri. Kanë shumë pak mundësi për të pasur më shumë hapsirë e krevate për të gjithë sepse i vetmi që punon në familje është babai. Pjesën më të madhe të rasteve ai arrin të gjejë punë për 3 ditë, pjesën tjetër të muajit e kalon në kërkim të një tjetër vendi, që shumë shumë rrallë ia arrin. Në këto kushte nuk arrinin të siguronin dot ushqimin e përditshëm.  “Në këto ditë të vështira na u gjendën 2 njerëz nga Amerika, të panjohur dikur. Ata na kanë ndihmuar çdo muaj me ushqime. Sot unë nuk nguroj në asnjë moment t’i quaj gjysh Daniel dhe gjyshe Janica. Sepse këtë bëjnë gjyshërit, të ndihmojnë në ditë të vështira” – tregon Ronaldo.

Në fillim letrat i shkruante më së shumti e ëma në emër të Ronaldos, por shumë shpejt djaloshi mësoi të shkruante dhe tani i kthen vetë përgjigje letrave që i vijnë. Babai i Ronaldos tregon se kur ka marrë letrën e parë të prezantimit nga Danieli dhe Janica, ishte shumë i emocionuar. "U mendova për rreth 3 orë për çfarë duhet të shkruaja” – tregon ai. “Por pastaj thashë me vete që mjafton të tregohem i sinqertë dhe t’i tregoj për familjen time. Kështu fillova të shkruaj” – thotë i ati. Tani, letrat e Danielit i lexojnë të gjithë së bashku në shtëpi.

Për këtë flet edhe me kushëririn e tij. Thotë se e ka si vëlla, si shok e nuk nguron t’i tregojë edhe për ëndrrat, por dhe shqetësimet e tij. Ka pasur shumë dëshirë të bëhej futbollist e i pëlqen të pikturojë, por familja nuk ka pasur mundësi t’ia plotësonte kushtet. Kur shokët i thoshin që duhej të largoheshin për të shkuar në kurs, i dëgjonte, ndjehej keq e mërzitej që edhe ai nuk kishte të njejtat mundësi. Megjithatë, nga ana tjetër përpiqet të jetë një shembull i mirë për më të vegjëlit. “Motrës e vëllait iu them që të bëhen sa më të fortë e të vazhdojnë jetën përpara se nuk është e thënë që je i varfër e do rrish ashtu gjithmonë. Nëse vazhdon shkollën dhe përpiqesh, mund t’ia dalësh.

Unë nuk jam nxënës i shkëlqyer e ndoshta nuk jam shembulli më i mirë i mundshëm, por mundohem. Ndonjëherë kur kaloj në lagje më shajnë, më ofendojnë për shkak të ngjyrës e se jam i varfër. Unë vazhdoj rrugën se me u marrë me të gjithë ata që më shajnë mua i bie të fus familjen në ngatërresë e nuk dua ta bëj këtë gjë”- shprehet 15 vjeçari.

Do shumë të vazhdojë shkollën e lartë për arkitekturë, meqë është i prirur edhe për pikturë, por thotë se do jetë mëse i lumtur nëse do kenë mundësi ekonomike nëse do vazhdonte shkollën e mesme profesionale. Kështu, shumë shpejt do i bëhej krah babait dhe gjithë familjes.

 

Tungjatjeta.al

 
Bruna
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Arta
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Ana
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Marigleni
Shqipëri
Soni
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni