Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.

You are here

 
 
“Le të mos lodhemi duke bërë të mirën;
sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.”

Galatasve 6:9
Me ardhjen e pranverës dhe vetëm pak muaj pas fillimit të një viti të ri, disa i rikthehen objektivave të vendosura në fillim-viti, të tjerë ndërmarrin zotime të reja, por pothuajse të gjithë rinovojnë forcat, energjinë dhe rregullojnë ritmin që t’i përgigjen e përshtaten realitetit. 
Kush më mirë se sa të rinjtë mund ta tregojnë këtë gjë, me zgjedhjet që bëjnë, me vendimet që marrin për të ardhmen sikurse edhe me veprimet konkrete për të sjellë ndryshim. 
Për Kejsin, Anën, Limanin dhe Savinën këto janë disa ndër synimet që i kanë vënë vetes për t’u përmirësuar edhe kur situata nuk është në anën e tyre. Këtë kanë vendosur ta bëjnë së bashku me bashkëmoshatarë dhe anëtarë të tjerë të komuniteteve të tyre. E në të tilla raste të vjen ndërmend një proverb shumë domethënës: “Nëse do të ikësh shpejt, shko vetëm, nëse do të ikësh larg, shko me të tjerë”. 

Ju ftojmë të lexoni historitë e tyre.
 
   
 
1GOAL4IMPACT
Sporti është i rëndësishëm jo vetëm për t’u argëtuar, por edhe për të përmirësuar shëndetin fizik dhe psikosocial. Kjo në kuadër të gjithëpërfshirjes, barazisë gjinore, por edhe krijimit të një jetese të shëndetshme. Kjo nismë e World Vision Albania është ndërmarrë në bashkëpunim me shkollat dhe mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit; Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët; Zyrat Vendore Arsimore dhe Bashkitë. Aktivitetet po zhvillohen nga 86 grupe rinore IMPACT, në 8 qytete të Shqipërisë.     
FOODHUB 
Ka nisur puna për ngritjen e një pike grumbullimi që do t’iu vijë në ndihmë fermerëve të Librazhdit për produktet e tyre, por njëkohësisht do t’iu shërbejë të rinjve në këtë zonë si nxitje për të shfrytëzuar burimet e tyre natyrore në mënyrë që mos të emigrojnë, apo të përfshihen në aktiviteve të paligjshme.

LEXONI ARTIKULLIN E PLOTË

Rrugët e Zhvillimit të Karrierës
Sipërmarrja, punësimi apo bashkëpunimet ndërkufitare janë vetëm disa prej temave të diskutuara nga 50 të rinj dhe të reja nga shkollat profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër dhe “Vëllazërim Bashkim" në Ulqin.     
Në Shqipëri ka plot shembuj frymëzimi, burrash e grash të forta; ka prindër të përkushtuar që edhe pse ndonjëherë me pak vështirësi, e pranojnë se prindërimi pozitiv ndikon në të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ka plot vajza e djem të talentuar që përtej vështirësive ekonomike të familjes, janë nxënës të shkëlqyer dhe apelojnë për drejtësi, barazi sociale, të drejta dhe detyra. Çdonjëri nga këta individë na tregon shumë përmes rrëfimeve të tyre personale.
Shihemi për një libër
Historia e mësuese Vilmës, mësuese mbështetëse të Erjonit e cila po e çon Erjonin drejt pavarësisë fizike e konjitive.

LEXONI ARTIKULLIN E PLOTË

Një familje, 5 anëtarë dhe shumë ekuilibra. 
Tani më duket sikur ndjej edhe më shumë dashuri për familjen. Kaloj më shumë kohë me bashkëshorten dhe fëmijët. 

LEXONI ARTIKULLIN E PLOTË

Ivana, një model frymëzimi për çdo vajzë dhe grua
Historia e Ivanës, që as stinët, as stereotipet nuk e ndalojnë të merret me bujqësi e blegtori.

LEXONI ARTIKULLIN E PLOTË

 
Blogu “Reporteri” 
Dy pyetje dhe një analizë nga Melinda
Ajo është një nga të rinjtë e blogut “Reporteri” në qytetin e Shkodrës. Prej 5 vitesh angazhohet në trajtimin e temave dhe çështjeve të rëndësishme që shqetësojnë të rinjtë në komunitetet ku jetojnë.
Sot me anë të këtij shkrimi, 18 vjeçarja ka zgjedhur të trajtojë disa nga problematikat, sipas saj më të ndjeshme, për të rinjtë siç janë: arsimi, punësimi dhe emigrimi jashtë Shqipërisë. 
Tungjatjeta Jetë
Të arrish të jesh i pavarur është një fitore personale për secilin prej nesh.  E tillë është edhe fitorja që po përjeton Andi, djaloshi adoleshent nga Librazhdi i diagnostikuar me çrregullime të sjelljes. Terapistët tregojnë se dalëngadalë dhe me përkushtim 16 vjeçari ka filluar përmirësimet. World  Vision Albania në bashkëpunim me #Bashkinë Prrenjas, Bashkia Librazhd, Bashkia Bulqizë, Bashkia Dibër, Bashkia Rrogozhinë dhe Bashkia Lezhë po ofrojnë çdo javë terapi në shtëpipër  196 fëmijë përmes programit social ‘Tungjatjeta Jetë’. 
 
Stafi ynë/Rikthim në gjenezë…
Samet Zagradi, 28 vjeçarit dibran dhe të apasionuar pas gazetarisë, i është dashur të përballet herët me paragjykimin për prejardhjen e tij. Megjithatë, gjithmonë ia ka dalë të ringrihet edhe më i fortë për të ecur përpara.
 
ARTIKULLI I PLOTË
 
 
 
 
World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokuese. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Prej dy dekadash, puna jonë është fokusuar tek zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më në nevojë. Puna jonë ndikon në jetën e mbi 60 mijë fëmijëve dhe 43,000 të rriturve, në 179 komunitete, në19 bashki të Shqipërisë. Mbrojtja e përfshirja sociale, aktivizmi rinor dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për familjet në nevojë janë fokusi i punës sonë. World Vision angazhohet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqënies për fëmijët dhe familjet në Shqipëri.

Tungjatjeta.al

 
Altin
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Fjorida
Librazhd
Elvani
Librazhd
Ardiani
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni