Trajnimi/Të zgjidhësh konfliktet nëpërmjet komunikimit

64538818_1340537669431947_8111244715740889088_n

Si mund t’i ndihmojmë të rinjtë dhe fëmijët që t’i zgjidhin konfliktet përmes komunikimit? Si mund të rrisim tek ata vetëvlerësimin?

Rreth 200 vullnetarë të angazhuar si drejtues të grupeve IMPACT të World Vision, po trajnohen për të zhvilluar ide dhe teknika të reja komunikimi që synojnë të rrisin vetëvlerësimin tek fëmijët, aftësimin në menaxhimin e situatave të vështira dhe në ndihmën se si të rinjtë mund të zgjidhin konfliktet përmes komunikimit.

“Trajnimi ishte shumë frytdhënes dhe produktiv per mua si person dhe për profesionin që ushtroj që ka të bëjë me edukimin”. Mënyra e zhvillimit dhe moderimit ishte shumë e qarte, gjallëruese dhe të ndihmon të përthithësh informaionin.”- thotë Anila, mësuese. 

Mësues, studentë, punonjës socialë dhe punonjës të njësisë së mbrojtjes së fëmijëve, etj që punojnë me rreth 2800 fëmijë në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Dibër, Durrës, Kurbin, Librazhd, Korçë janë përfshirë gjatë Qershorit në trajnimet Fit For Future zhvilluar nga publicistja Arlinda Çausholli.